InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Profecitë e jashtëzakonshme të Zhyl Vernit rreth botës moderne

15 Prill, 2019
in Artikuj, Lifestyle
A A
Profecitë e jashtëzakonshme të Zhyl Vernit rreth botës moderne

Me fantashkencë kuptojmë tregimet që përdorin teknologjinë që tashmë ekzistojnë, për të abstraguar se cilat teknologji mund të ekzistojnë në të ardhmen, dhe çfarë zhvillimesh mund të kenë ndodhur për popullin e asaj epoke. Megjithëse termi fantashkencë “science fiction”, nuk hyri në përdorim deri para viteve 1930, ky zhanër letrat filloi të lëvrohej dhe kishte shumë vëmendje shumë më herët.

Një nga autorët kryesorë në fushën fantashkencës spekulative ishte shkrimtari francez Zhyl Vern. Në romanet e tij, ai imagjinonte teknologjinë e së ardhmes, të cilën bashkëkohësit e tij e cilësonin kaq të pabesueshme e të parealizueshme.

Po cilat nga parashikimet e Vern, u bënë realitet më vonë?

“National Geographic”, ka hartuar një listë me 8 teknologjitë që ai parashikoi dhe që në fakt u bënë realitet. Ndoshta më e famshmja prej tyre ishte Nautilus, nëndetësja elektrike që ai e imagjinonte në romanin “20.000 Lega nën Det”.

Në kohën kur u shkrua libri, energjia elektrike ishte akoma një fantazi, dhe madje paksa misterioze. Megjithatë, nga mesi i viteve 1960, nëndetëset tërësisht elektrike ishin zhvendosur nga faqet e librave në oqeanet e botës. Në vitin 1865, ai shkroi romanin “Nga Toka në Hënë”. Në atë roman, ai bëri disa parashikime se si do të zhvillohej teknologjia e hapësirës.

Një nga gjërat mbi të cilat spekulloi Vern, ishte zhvillimi i mjeteve hapësinore që mund të lëviznin përmes përdorimit të energjisë së dritës. Në kohët tona moderne, kjo ide është bërë e njohur si ‘lundra diellore’, dhe japonezët filluan të promovojnë gati një dekadë më parë.

I njëjti roman, përshkroi edhe modulet hënore, raketat që mund të çonin udhëtarët nga Toka në Hënë, gati një shekull para se një gjë e tillë të ndërtohej realisht. Si një lloj pjese përbërëse e moduleve hënore, Vern parashikoi gjithashtu ndërtimin e anijeve hapësinore, që mund të uleshin në oqeane, ashtu si Kapsula Merkuri.

Por jo të gjitha parashikimet e Vern, ishin të lidhura me diçka të largët nga jeta jonë e përditshme si hapësira. Në 1863, ai shkroi romanin “Parisi në shekullin XX”. Romani nuk u botua kur u shkrua, pasi u cilësua tejet i pabesueshëm dhe shumë pesimist, kështu që u la mënjanë dhe u harrua deri në botimin e tij në vitin 1994.

“Romani i humbur” i Vern, i vendos ngjarjet në vitin 1960, dhe përshkruan një shoqëri që është sa e prapambetur nga ana shoqërore, aq edhe teknologjikisht e përparuar.

“Historia e Vjedhur”, diskuton ngjashmëritë midis parashikimeve të Vern mbi teknologjinë e kohës, dhe atë që ishte zhvilluar në të vërtetë. Këto parashikime përfshinin përdorimin e ashensorëve, faksit, trenave me shpejtësi të lartë që lëviznin falë magnetizmi dhe ajrit të kompresuar, makinat me motorë me djegie të brendshme, autostradat, qytetet që llamburisin natën nga dritat elektrike dhe rrokaqiejt. Ai madje kishte parashikuar kompjuterët e thjeshtë, të cilët përdorën një sistem rrjetëzimi shumë të ngjashëm me internetin për të komunikuar me njëri-tjetrin.

Megjithatë, përveç mrekullive teknologjike, “Parisi në shekullin XX”, ishte gjithashtu një studim mbi ndikimin që do të kishin ato zhvillime në shoqëri. Ai parashikoi rritjen e zhvillimit në periferitë e qytetit, përhapjen e arsimit të lartë në masë, rritjen e feminizmit, teksa gratë do të zhvendoseshin gjithnjë e më shumë aty ku ka më tepër vende pune, si dhe shtimin e fëmijëve të lindur jashtë martesave.

Ai e përshkruan Parisin e vitit 1960, si më të pashpirt, dhe të nxitur nga adhurimi i biznesit dhe përparimit, në kurriz të jetës emocionale dhe shpirtërore të njerëzve. Pikëpamja e tij mbi të ardhmen, përfshinte edhe njerëzit që do ta humbnin veten në forma të çrregullta, ose të pamenduara të relaksimit.

Pra Zhyl Vern, i lindur në vitin 1828, 100-200 vjet para se shumica e mrekullive moderne të bëheshin të zakonshme, ia doli t’i jepte bashkëkohësve të tij një panoramë të pabesueshme mbi atë që do të ndodhte në të ardhmen.

Të Lidhura

XHUBLETA— Mbretëresha e Heshtur e Bjeshkëve
Artikuj

XHUBLETA— Mbretëresha e Heshtur e Bjeshkëve

12 Gusht, 2025
Ilir Shyta, një model i mendimit të kthjellët dhe fjalës me përmbajtje
Artikuj

Ilir Shyta, një model i mendimit të kthjellët dhe fjalës me përmbajtje

3 Gusht, 2025
Jonela Spaho – Zëri i Arsyes dhe Ndjeshmërisë në Botën e Fjalës
Artikuj

Jonela Spaho – Zëri i Arsyes dhe Ndjeshmërisë në Botën e Fjalës

3 Gusht, 2025
Po ju i dinit? Ja kush janë pesë përfitimet shëndetësore nga qëndrimi në plazh
Lifestyle

Po ju i dinit? Ja kush janë pesë përfitimet shëndetësore nga qëndrimi në plazh

3 Gusht, 2025
Qasjet më të mira psiko-sociale të sëmundjeve kancerogjene
Artikuj

Qasjet më të mira psiko-sociale të sëmundjeve kancerogjene

18 Korrik, 2025
Kur do na bësh një fëmijë? A bëhet kjo pyetje?
Lifestyle

Kur do na bësh një fëmijë? A bëhet kjo pyetje?

16 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Axhami: Komunizmi, me dhunë e vrasje, na dëmtoi degët por kurrë jo rrënjët…
Politikë

Axhami: Komunizmi, me dhunë e vrasje, na dëmtoi degët por kurrë jo rrënjët…

23 Gusht, 2025

Ylli Limani, sërish thirrje Florit Mumajesit: Kthehu në muzikë, të duam dhe na mungon!
Show Biz

Ylli Limani, sërish thirrje Florit Mumajesit: Kthehu në muzikë, të duam dhe na mungon!

23 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 23 gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 23 gusht 2025

23 Gusht, 2025

Këndi Letrar/ “Duart e Nënës” – skicë nga Adelina Pali
Kulturë

Këndi Letrar/ “Duart e Nënës” – skicë nga Adelina Pali

22 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com