InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Ura në Kohë-Një mirënjohje për Mimoza Ahmetin

4 Qershor, 2026
in Artikuj
A A
Ura në Kohë-Një mirënjohje për Mimoza Ahmeti

Nga Eva Kacanja

Urë në kohë…
(Për Mimoza Ahmetin)

Ka njerëz që hyjnë në jetën tonë pa trokitur fort, por mbeten aty përgjithmonë. Jo sepse i takojmë shpesh, jo sepse bëhen pjesë e përditshmërisë sonë, por sepse në një çast të caktuar shohin tek ne diçka që ende nuk kemi arritur ta shohim vetë.
Për mua, një prej këtyre njerëzve është Mimoza Ahmeti.
Isha rreth tetëmbëdhjetë vjeçe kur mblodha poezitë e mia në një dorëshkrim të vetëm. Ishin vargjet e një vajze që kërkonte të kuptonte veten dhe botën, që besonte tek fjala dhe që ëndërronte një ditë të kishte një libër në duar. Babai im, që njihte familjen Ahmeti nga koha kur jetonin në Krujë, ia dha dorëshkrimin Ismail Ahmetit, babait të Mozës, i cili kishte qenë mësuesi im i historisë, ndërsa nëna e saj, zysh Bulja, mësuesja ime e edukatës qytetare. Ishte ajo afërsia e bukur që krijojnë qytetet e vogla, ku njerëzit njihen jo vetëm nga emri, por edhe nga respekti që mbartin për njëri-tjetrin. Ishin vitet ’90, Moza kishte thyer tabu me poezinë e saj dhe ne krijuesit e rinj, e ndiqnim si “Diogjenë” të vegjël, në kërkim të dritës së saj poetike…
Nuk kaloi shumë dhe erdhi përgjigjja.
Moza i kishte lexuar poezitë e mia.
Dhe kishte thënë diçka që do ta kuptoja vetëm shumë vite më vonë:
“Ajo është gati për librin e parë, por le të mbarojë fakultetin.”
Në atë moshë, natyrisht, dëshira për të botuar ishte më e madhe se durimi për të pritur. Më dukej se poezia mjaftonte. Sot e kuptoj sa e mençur ishte ajo fjali. Sepse talenti është vetëm fara; për të dhënë fryt i duhet koha, përvoja, rrëzimet, dashuritë, humbjet dhe gjithë ato stinë që na mësojnë të shohim më thellë.
Vitet kaluan. Jeta bëri punën e saj. Edhe poezia bëri të sajën.
Shkrova, u rrëzova, u ngrita, botova. Derisa erdhi një mëngjes i zakonshëm i vitit 2025, që për mua do të bëhej i paharrueshëm.
Libri im i katërt, “Me u dasht”, kishte shtatë a tetë muaj që kishte dalë nga shtypi. Hapa Messenger-in dhe gjeta një mesazh që nuk e prisja kurrë.
Ishte Mimoza Ahmeti.
Më ftonte për një intervistë në emisionin e saj “Transkulturë” në RTSH.
E pranoj se u emocionova. Ndoshta sepse, në një mënyrë të çuditshme, m’u duk sikur po mbyllej një rreth që kishte nisur shumë vite më parë me atë dorëshkrim të mbajtur në duar të reja e plot ëndrra.
Nuk pati platforma pyetjesh. Nuk pati skenarë të gatshëm. Nuk pati asnjë siguri përveç intuitës. I dërgova librin në format PDF, sepse nuk kisha pasur mundësi t’ia jepja fizikisht. Dhe pastaj gjithçka iu besua bisedës.
Ajo që ndodhi në studio ishte një nga përvojat më të bukura që kam jetuar si autore.
Intervista rridhte natyrshëm, si një bisedë mes dy njerëzve që takoheshin në vendin e përbashkët të dashurisë për letërsinë. Nuk pati nevojë të hiqej asnjë sekuencë. Asnjë fjali. Asnjë moment.
Mimoza kishte bërë atë që dinë të bëjnë vetëm njerëzit me inteligjencë të rrallë dhe ndjeshmëri të vërtetë: kishte nxjerrë në dritë më të mirën time.
Jo duke më drejtuar, por duke më dëgjuar.
Jo duke më vendosur në provë, por duke më krijuar hapësirë.
Jo duke kërkuar përgjigje, por duke zgjuar mendime.
Ka intervistues që bëjnë pyetje. Ka edhe nga ata që hapin dyer. Mimoza i përket kategorisë së dytë.
Sot, kur e shoh në Ferma VIP, shoh të njëjtën grua që kam njohur përmes fjalëve dhe mendimit të saj. Një grua që vazhdon të jetë e lirë në një kohë që shpesh kërkon uniformitet. Një artiste që nuk ka pranuar kurrë të futet në kornizat që të tjerët kanë ndërtuar për të. E papërsëritshme, e guximshme, e brishtë dhe e fortë njëkohësisht.
Mimoza Ahmeti ka qenë gjithmonë më shumë se një poete. Ajo është një mënyrë të menduari, një mënyrë të qenuri, një kujtesë se arti nuk lind nga bindja, por nga liria.
Dhe ndoshta kjo është arsyeja pse ajo vazhdon të mbetet një figurë e pazëvendësueshme në kulturën shqiptare.
Përtej gjithë vlerësimeve publike, unë ruaj me vete një mirënjohje krejt personale.
Mirënjohjen për vajzën e re që lexoi dorëshkrimin tim dhe pa aty një mundësi.
Dhe për gruan që, pas kaq shumë vitesh, më dha mundësinë të flisja për librin tim në një nga bisedat më të sinqerta dhe më të bukura të jetës sime krijuese.
Sepse ndonjëherë koha nuk i këput fijet që lidh njerëzit.
Ajo i forcon ato.
Dhe kur vjen çasti, ndërton ura mes ëndrrave të rinisë dhe realizimeve të pjekurisë.
Kjo është ura që koha ndërtoi mes meje dhe Mimoza Ahmetit.
Faleminderit që ekziston Moza-Muzë🥰
Mimoza Ahmeti

Të Lidhura

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026
Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!
Artikuj

Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!

17 Prill, 2026
Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026
Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut
Artikuj

Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut

14 Mars, 2026
Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit
Artikuj

Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit

14 Mars, 2026

TË FUNDIT

Ura në Kohë-Një mirënjohje për Mimoza Ahmeti
Artikuj

Ura në Kohë-Një mirënjohje për Mimoza Ahmetin

4 Qershor, 2026

Dosja Balluku, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK
Aktualitet

Dosja Balluku, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK

4 Qershor, 2026

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026

“Arti në shërbim të jetës: Më 5 qershor hapet në Tiranë Panairi Bamirësie për kauzën e Blerina Kalthit”
Kulturë

“Arti në shërbim të jetës: Më 5 qershor hapet në Tiranë Panairi Bamirësie për kauzën e Blerina Kalthit”

2 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com