Një grua australiane ka ndezur polemikë në mediat sociale, pasi ka postuar një listë më rregullat strikte, që burri i saj duhet t’i ndjekë.
Rregullat nxitën një debat të gjerë, duke marrë rreth 500 pëlqime dhe mijëra komente nga përdorusit e Facebook, të cilët u shtangën nga kufizimet e vëna për partnerin e saj.
‘Ky është një negocim, jo martesë!”,-ishte një nga komentet që kishte marrë gruaja australiane.
Në listën e rregullave përfshihen:
1-“Jo shoqe femra
2-Jo rrjete sociale
3-Jo shokë me partnere, duhet të jenë shokë beqar
4-Duhet të punoshë minimum 50 orë në javë
5-S’duhet të pish duhan
6-Mundesh të pish alkol, vetëm 2 herë në vit, ose më pak dhe zduhet të dehesh
7-Jo playstation, ose lojëra të tjera elektronike
8- Jo video porno
9-Duhet të mbash shtëpinë pastër gjithmonë
10- Të mos dalësh jashtë, pa mua!”