InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Rëndësia dhe zbatimi i elementeve socialë në zhvillimin e empatisë në shkolla

2 Tetor, 2025
in Artikuj
A A
Rëndësia dhe zbatimi i elementeve socialë në zhvillimin e empatisë në shkolla

Nga Rovena Dokollari

Në ditët e sotshme, shkolla nuk duhet të shihet vetëm institucion i transmetimit të dijeve akademike, por edhe hapësirë formuese për zhvillimin social dhe emocional të nxënësve. Një nga kompetencat më të rëndësishme që ndihmon në ndërtimin e marrëdhënieve të shëndetshme, zvogëlimin e dhunës dhe rritjen e suksesit në mësim është empatia-aftësia për të kuptuar dhe ndjerë emocionet e të tjerëve. Kjo kompetencë, e njohur si një komponent thelbësor i inteligjencës emocionale, po merr gjithnjë e më shumë vëmendje në politikat arsimore dhe praktikat pedagogjike bashkëkohore. Empatia përkufizohet si procesi i njohjes dhe përjetimit të gjendjes emocionale të tjetrit, duke ruajtur diferencën mes vetes dhe tjetrit. Shpesh përkufizimi i empatisë është përcaktuar në dy dimensione kryesore, si: empatia kognitive – aftësia për të kuptuar këndvështrimin e tjetrit dhe empatia emocionale – aftësia për të përjetuar ndjenjat që përjeton tjetri. Në mjedisin shkollor, këto dy dimensione janë të ndërlidhura dhe ndikojnë drejtpërdrejt në marrëdhëniet mes nxënësve dhe mes nxënësve e mësuesve, ku përmirësimi i klimës shkollore ku promovohet empatia, shkalla e qasjes ndaj bullizmit dhe konflikteve reduktohen ndjeshëm. Praktikimi i empatisë jo vetëm si nocion literar por edhe aktivizimi nëpërmjet ilustrimit të shembujve konkretë që në arsimin parashkollor apo dhe në nivelet më të larta arsimore duke përqafuar rëndësinë edhe në zbatimin si lëndë mësimore do sillte një këndvështrim shumë poztiv në të gjithë hallkat e një mjedisi shkollor, shoqërisë dhe arsimit në vetvete. Zhvillimi social-emocional i nxënësve ku empatia i ndihmon nxënësit të zhvillojnë aftësi të komunikimit, bashkëpunimit dhe respektit për diversitetin. Performanca akademike, shkollat që përfshijnë programe të edukimit socio-emocional kanë rezultate më të mira akademike, pasi nxënësit ndihen më të mbështetur dhe më të motivuar. Ndërtimi i qytetarisë aktive, edukimi me theks te empatia përgatit të rinjtë të bëhen qytetarë të ndërgjegjshëm, që kontribuojnë në shoqëri me përgjegjësi dhe mësimdhënia e bazuar në emocione dhe përdorimi i lojërave, vendosja në role dhe diskutimeve mbi ndjenjat, nxit identifikimin me marrëdhënien edhe të ndjeshmërisë për tjetrin . Si do ndikonte empatia, si pjesë e kurrikulës, lëndë mësimore dhe cilët do ishin instrumentet identifikues ?!

Programet e Edukimit Socio-Emocional ku zhvillimi i aftësive si vetëdija emocionale, menaxhimi i emocioneve dhe vendimmarrja etike do luftonte kundër bullizmit. Trajnime për mësuesit dhe nxënësit mbi zgjidhjen e konflikteve dhe komunikimin jodhunues. Modelimi nga mësuesit, sjellja empatike e mësuesve ndaj nxënësve shërben si model për ta. Përfshirja e prindërve dhe komunitetit, organizimi i aktiviteteve të përbashkëta që nxisin respektin dhe bashkëpunimin.

Megjithë përfitimet e shumta, zbatimi i empatisë në shkolla përballet me disa sfida:


1.Mungesa e trajnimeve të posaçme për mësuesit.

        2. Kultura tradicionale që shpesh privilegjon performancën akademike ndaj zhvillimit socio-emocional.

        3.Rezistenca e disa aktorëve të sistemit arsimor ndaj metodave të reja pedagogjike.

        Empatia është një kompetencë kyçe për zhvillimin e nxënësve si individë dhe si qytetarë aktivë. Shkollat që arrijnë ta integrojnë atë në procesin arsimor krijojnë mjedise më të sigurta, më të respektueshme dhe më të përshtatshme për të nxitur si suksesin akademik ashtu edhe zhvillimin personal të nxënësve. Politikat arsimore duhet të theksojnë rëndësinë e edukimit socio-emocional, ndërsa mësuesit e prindërit duhet të angazhohen për kultivimin e empatisë në çdo hap të procesit edukativ.

        Rovena Dokollari ✍️

        Të Lidhura

        “Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”
        Artikuj

        “Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”

        12 Shtator, 2026
        Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
        Artikuj

        Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

        10 Shtator, 2026
        “Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist
        Artikuj

        “Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist

        23 Gusht, 2026
        Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan
        Artikuj

        Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan

        23 Gusht, 2026
        Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
        Artikuj

        Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

        17 Gusht, 2026
        Inati i vjehrrës dhe i nuses
        Artikuj

        Inati i vjehrrës dhe i nuses

        16 Gusht, 2026

        TË FUNDIT

        “Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore
        Aktualitet

        “Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore

        13 Shtator, 2026

        “Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”
        Artikuj

        “Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”

        12 Shtator, 2026

        Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
        Artikuj

        Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

        10 Shtator, 2026

        Poezi/ Adelina Pali: E kuqja
        Të ndryshme

        Poezi/ Adelina Pali: E kuqja

        10 Shtator, 2026

        "InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

        @2024 InfoPressAlbania

        No Result
        View All Result
        • KREU
        • Artikuj
        • Opinione
        • Politikë
        • InfoPress
        • Ekonomi
        • Bota
        • Sport
        • Lifestyle
        • WEB TV
        • Të ndryshme
          • Aktualitet
          • Lajme
          • I përzgjedhur
          • Sociale
          • Shëndetësi
          • Histori
          • Kulturë
          • Kuriozitete
          • Horoskopi
          • Show Biz

        © 2024 Infopressalbania.com