InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

‘Thaçi duhet të festonte sot në Prishtinë’/ Grenell uron Pavarësinë e Kosovës: Europa dhe qeveria kanë dështuar

17 Shkurt, 2025
in Artikuj
A A
‘Thaçi duhet të festonte sot në Prishtinë’/ Grenell uron Pavarësinë e Kosovës: Europa dhe qeveria kanë dështuar

Richard Grenell ka uruar Kosovën në ditën e saj të Pavarësisë, duke shprehur edhe dëshirën që në festë të ishte i pranishëm edhe Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë, i akuzuar për krime lufte.

“I uroj miqve të mi në Kosovë festime të lumtura dhe të sigurta në përvjetorin e 17-të Pavarësisë së tyre. Sidoqoftë, ky përvjetor errësohet nga një padrejtësi e madhe. Babai themelues i shtetit të Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi, duhet të ishte duke festuar sot në Prishtinë, jo pas hekurave në Hagë”, shkruan Grenell në një postim në platformën X.

“Europianët kanë dështuar të veprojnë ndaj kësaj padrejtësie për 5 vitet e kaluara. Dhe institucionet e shtetit të Kosovës kanë dështuar të marrin hapat e nevojshëm ligjorë që kjo padrejtësi të marrë fund, për shkak të politikës. Kjo burgosje e padrejtë duhet të marrë fund”.

Një javë më parë, Presidenti Donald Trump e emëroi Richard Grenellin si Drejtor Ekzekutiv të Përkohshëm të Qendrës për Artet Skenike John F. Kennedy në Uashington. Ky vendim pason shpalljen e Trump-it se ai do të marrë rolin e kryetarit të bordit të Qendrës Kennedy, duke shkarkuar disa anëtarë të bordit aktual, përfshirë kryetarin David Rubenstein.

Grenell, një aleat i ngushtë i Trump-it, ka shërbyer më parë si ambasador i SHBA-së në Gjermani dhe si Drejtor i Përkohshëm i Inteligjencës Kombëtare. Së fundmi, ai ishte i dërguari i posaçëm i Trump-it për misione speciale, duke përfshirë negociatat për lirimin e gjashtë amerikanëve të ndaluar në Venezuelë.

Para zgjedhjeve në Kosovë, Grenell sulmoi disa herë Kryeministrin Albin Kurti, duke e quajtur jo të besueshëm. Pas kësaj deklarate, ai u përfshi në një debat në distancë me Kurtin./Liberale.al/ 

Të Lidhura

Pse miliarderët po dynden drejt Dubait? 
Artikuj

Pse miliarderët po dynden drejt Dubait? 

26 Gusht, 2025
XHUBLETA— Mbretëresha e Heshtur e Bjeshkëve
Artikuj

XHUBLETA— Mbretëresha e Heshtur e Bjeshkëve

12 Gusht, 2025
Ilir Shyta, një model i mendimit të kthjellët dhe fjalës me përmbajtje
Artikuj

Ilir Shyta, një model i mendimit të kthjellët dhe fjalës me përmbajtje

3 Gusht, 2025
Jonela Spaho – Zëri i Arsyes dhe Ndjeshmërisë në Botën e Fjalës
Artikuj

Jonela Spaho – Zëri i Arsyes dhe Ndjeshmërisë në Botën e Fjalës

3 Gusht, 2025
Qasjet më të mira psiko-sociale të sëmundjeve kancerogjene
Artikuj

Qasjet më të mira psiko-sociale të sëmundjeve kancerogjene

18 Korrik, 2025
Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike
Artikuj

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike

13 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Anëtarja më e pazakontë e kabinetit të ri qeverisës/ Kush është “Diella”, ministrja e parë digjitale në qeverinë shqiptare
Aktualitet

Anëtarja më e pazakontë e kabinetit të ri qeverisës/ Kush është “Diella”, ministrja e parë digjitale në qeverinë shqiptare

11 Shtator, 2025

Reshje shiu dhe shtrëngata në mëngjes, si parashikohet MOTI gjatë orëve të pasdites?
Aktualitet

Reshje shiu dhe shtrëngata në mëngjes, si parashikohet MOTI gjatë orëve të pasdites?

11 Shtator, 2025

Nga shitës këpucësh në vrasës me pagesë/ Rrëfimi tronditës i Nuredin Dumanit
Aktualitet

Nga shitës këpucësh në vrasës me pagesë/ Rrëfimi tronditës i Nuredin Dumanit

11 Shtator, 2025

Sa vlejnë fëmijët e manjatit amerikan të mediave pas betejës për trashëgimi?
Bota

Sa vlejnë fëmijët e manjatit amerikan të mediave pas betejës për trashëgimi?

11 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com