InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

PLL ngre zërin kundër shkrirjes së bashkive, Axhami: Mbrojmë identitetin historik dhe të drejtat e komuniteve lokale

31 Korrik, 2026
in Aktualitet
A A
Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare

Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) ka dalë publikisht kundër projektit të propozuar nga Partia Socialiste për reformën e re territoriale, duke e cilësuar atë një hap që dëmton identitetin historik të komuniteteve dhe forcon centralizimin e pushtetit vendor.

Në reagimin e saj, PLL shpreh kundërshtimin e plotë ndaj draftit që parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46, përmes shkrirjes së 15 bashkive, mes tyre Fushë-Arrëzi, Klosi, Rrogozhina, Dimali, Poliçani, Patosi, Divjaka, Selenica, Maliqi, Këlcyra, Memaliaj, Libohova, Cërriku, Belshi dhe Përrenjasi.

Sipas PLL-së, këto bashki nuk janë thjesht njësi administrative, por përfaqësojnë komunitete me histori, tradita dhe identitet të veçantë, të cilat nuk mund të zhduken përmes një vendimi administrativ.

Partia thekson se reforma e propozuar nuk i shërben decentralizimit, por përkundrazi rrit centralizimin, duke larguar shërbimet publike nga qytetarët, duke shtuar burokracinë dhe duke dobësuar përfaqësimin e komuniteteve lokale.

Në deklaratë, PLL riafirmon angazhimin e saj për të mbrojtur pushtetin vendor dhe identitetin e çdo komuniteti, duke u pozicionuar si një forcë politike që do të jetë në krah të qytetarëve për çështjet që prekin historinë, traditat dhe të drejtat e tyre.

“Shqipëria ka nevojë për më shumë decentralizim, më shumë demokraci vendore dhe më shumë respekt për historinë e saj, jo për shkrirjen e identitetit të komuniteteve,” thuhet në reagimin e Partisë Lëvizja e Legalitetit.

Reagimi i plotë:

Partia Lëvizja e Legalitetit kundër shkrirjes së bashkive!

Mbrojmë identitetin historik dhe përfaqësimin e qytetarëve!

Partia Lëvizja e Legalitetit shpreh kundërshtimin e saj të plotë ndaj draftit të propozuar nga Partia Socialiste për reformën e re territoriale, draft i cili parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46, përmes shkrirjes së 15 bashkive me histori, tradita dhe identitet të spikatur.

Bashki si Fushë-Arrëzi, Klosi, Rrogozhina, Dimali, Poliçani, Patosi, Divjaka, Selenica, Maliqi, Këlcyra, Memaliaj, Libohova, Cërriku, Belshi dhe Përrenjasi nuk janë thjesht njësi administrative. Ato përfaqësojnë komunitete me identitet të ndërtuar ndër dekada, me trashëgimi historike, kulturore dhe ekonomike që nuk mund të fshihen me një vendim administrativ.

Partia Lëvizja e Legalitetit vlerëson se ky projekt nuk i shërben decentralizimit, por përkundrazi thellon centralizimin e pushtetit vendor. Shkrirja e bashkive do t’i largojë shërbimet publike nga qytetarët, do të rrisë burokracinë, do ta bëjë më të vështirë aksesin në administratë dhe do të dobësojë përfaqësimin e komuniteteve lokale.

PLL do të jetë gjithmonë në krah të çdo qytetari dhe çdo komuniteti që kërkon të mbrojë identitetin, historinë dhe të drejtën për një pushtet vendor sa më pranë njerëzve.

Shqipëria ka nevojë për më shumë decentralizim, më shumë demokraci vendore dhe më shumë respekt për historinë e saj dhe jo për shkrirjen e identitetit të komuniteteve.

Të Lidhura

Zjarret në Lurë, kërkohet hetim nga SPAK dhe BKH: “Kush e ka shkaktuar dëmin?”
Aktualitet

Zjarret në Lurë, kërkohet hetim nga SPAK dhe BKH: “Kush e ka shkaktuar dëmin?”

14 Gusht, 2026
Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026
Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026
Prof. Dr. Enver Bytyçi letër Presidentit të Republikës: “Konsullata serbe në Shkodër, një precedent i rrezikshëm kundër interesit kombëtar shqiptar”
Aktualitet

Prof. Dr. Enver Bytyçi letër Presidentit të Republikës: “Konsullata serbe në Shkodër, një precedent i rrezikshëm kundër interesit kombëtar shqiptar”

5 Gusht, 2026
Gazmira Frakulli: Mbrojmë Bashkinë Cërrik, mbrojmë identitetin, shërbimet dhe të ardhmen e qytetarëve
Aktualitet

Gazmira Frakulli: Mbrojmë Bashkinë Cërrik, mbrojmë identitetin, shërbimet dhe të ardhmen e qytetarëve

2 Gusht, 2026
Përballë shkrirjes së Prrenjasit, ngrihet një zë i ri qytetar – Dr. Besjan Karriqi: “Mos ndëshkoni qytetin, ndëshkoni paaftësinë!”
Aktualitet

Përballë shkrirjes së Prrenjasit, ngrihet një zë i ri qytetar – Dr. Besjan Karriqi: “Mos ndëshkoni qytetin, ndëshkoni paaftësinë!”

1 Gusht, 2026

TË FUNDIT

Zjarret në Lurë, kërkohet hetim nga SPAK dhe BKH: “Kush e ka shkaktuar dëmin?”
Aktualitet

Zjarret në Lurë, kërkohet hetim nga SPAK dhe BKH: “Kush e ka shkaktuar dëmin?”

14 Gusht, 2026

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com