InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare

28 Korrik, 2026
in Aktualitet
A A
Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare

Shpëtim Axhami vazhdon të ngrejë në qendër të debatit kombëtar çështje që lidhen drejtpërdrejt me të ardhmen dhe sigurinë e Shqipërisë. Ndërsa shumë aktorë politikë fokusohen te përplasjet e ditës, kreu i Partisë Lëvizja e Legalitetit po artikulon vazhdimisht propozime konkrete për mbrojtjen kombëtare, duke e konsideruar sigurinë e vendit një prioritet që nuk mund të shtyhet më.

Në një kohë kur zhvillimet gjeopolitike po ndryshojnë ekuilibrat e sigurisë në Evropë dhe Ballkan, Axhami kërkon rikthimin e vëmendjes te forcimi i Forcave të Armatosura dhe përgatitja e brezit të ri për mbrojtjen e atdheut. Sipas tij, një shtet serioz matet edhe nga aftësia për të garantuar sovranitetin dhe për të qenë i përgatitur për çdo sfidë që mund të cenojë interesat kombëtare.

Përmes deklaratës së tij të bërë publike në rrjetet sociale, kreu i PLL-së parashtron një vizion të detajuar për forcimin e sigurisë kombëtare, duke argumentuar se Shqipëria duhet të ndërmarrë hapa konkretë për modernizimin e ushtrisë dhe rikthimin e një sistemi të organizuar të përgatitjes ushtarake. Ai thekson se mbrojtja e vendit nuk është thjesht një çështje politike, por një detyrim kushtetues dhe një përgjegjësi kombëtare që kërkon vendimmarrje afatgjatë dhe angazhim serioz institucional.

Publikimi i plotë:

Forcimi i sigurisë kombëtare një detyrim kushtetues dhe strategjik, vendi ynë duhet të shkoj drejt një sistemi të detyrueshëm ushtarak.

Siguria kombëtare është një nga detyrimet themelore të shtetit dhe një e drejtë kushtetuese e çdo qytetari. Pavarësisht anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, vendi ynë duhet të ndërtojë dhe të mbajë një ushtri të fortë, të trajnuar profesionalisht, të pajisur me teknologji moderne dhe me infrastrukturën e nevojshme për të përballuar çdo kërcënim ndaj sigurisë kombëtare.

Një ushtri moderne nuk mund të mbështetet vetëm te misionet civile apo te pajisjet teknologjike moderne kur edhe këto janë të pamjaftueshme. Forcat e Armatosura duhet të jenë të afta të përmbushin misionin e tyre kryesore, mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Shqipërisë.

Në këtë kuadër, Partia Lëvizja e Legalitetit është pro investimit me armatim modern amerikan, por gjithashtu për PLL përveçse armatimit modern, në Shqipëri duhet të rikthehet sistemi i regjistrimit dhe vlerësimit të detyrueshëm ushtarak për të gjithë meshkujt që kanë mbushur moshën 18 vjeç. Ky sistem duhet të i paraprijë rikthimit në prespektivë të shërbimit të detyrueshëm ushtarak apo krijimit të një regjistri të përditësuar të qytetarëve të aftë për shërbim, përmes vlerësimeve mjekësore, fizike dhe administrative.

Situata e sigurisë në Evropë dhe në rajonin e Ballkanit ka ndryshuar ndjeshëm vitet e fundit. Lufta në Ukrainë, rritja e tensioneve gjeopolitike dhe sfidat ndaj sigurisë euroatlantike kanë bërë që disa vende evropiane të rishikojnë politikat e tyre të mbrojtjes.

Për Shqipërinë, një sistem i tillë do të sillte disa përfitime të rëndësishme:
-do të rriste gatishmërinë kombëtare për mobilizim në raste emergjencash.
-do të krijonte një bazë të saktë të rezervistëve të trajnuar.
-do të forconte kapacitetet mbrojtëse në përputhje me standardet e NATO-s;
-do të rriste disiplinën, edukimin qytetar dhe ndërgjegjësimin për mbrojtjen e vendit te të rinjtë.
Tek forcat e armatosura duket forca dhe serioziteti i shtetit e i kombit🇦🇱

Të Lidhura

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore
Aktualitet

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore

13 Shtator, 2026
Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti
Aktualitet

98-vjetori i Mbretërisë, Axhami: “Monarkia, alternativë serioze politike edhe sot”

1 Shtator, 2026
“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026
“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026
Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit
Aktualitet

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit

24 Gusht, 2026
Eva Vatoci ngre alarmin për Valbonën: “Çmimet e larta dhe shërbimi po dëmtojnë turizmin malor”
Aktualitet

Eva Vatoci ngre alarmin për Valbonën: “Çmimet e larta dhe shërbimi po dëmtojnë turizmin malor”

23 Gusht, 2026

TË FUNDIT

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa
Të ndryshme

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa

14 Shtator, 2026

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore
Aktualitet

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore

13 Shtator, 2026

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”
Artikuj

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”

12 Shtator, 2026

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

10 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com