InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026
in Artikuj
A A
Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

Anatomia e një zemërimi kolektiv

“Zhurmë, zhurmë, sa zhurmë, shumë zhurmë”, thoshte dikur një këngë e njohur e West Side Family

dhe Kryeministrit tonë të sotëm.

Sot, ndërsa qytetarët ecin në bulevardet e qyteteve shqiptare dhe jo vetëm, ka ditë që hasin pikërisht

këtë zhurmë ushtuese, një tingull që të futet brenda në trup si korrent elektrik, të përshkon çdo qelizë.

Protestat po mbushin rrugët dhe sheshet e Shqipërisë. Ashtu si dy shpatulla që përplasen padashje në

një turmë, kjo revoltë po tërheq vëmendjen e të gjithëve. Është një përplasje që fillimisht të acaron.

Në syrin e tjetrit, secili shihet si armik, si i shitur. Aty gjen revoltuesin që dikur vetë e votoi qeverinë

kundrejt së cilës sot po përleshet; por gjen edhe kalimtarin e rastësishëm, atë që qëndron aty si

mbështetës i idealeve që nuk fituan me vota, ose thjesht si një nihilist mosbesues.

Për një vëzhgues të jashtëm, revolta mund të ketë imazhin e thjeshtë të një reagimi kundër projekteve

turistike private. Mund të duket si një luftë e kotë për ekosistemin e një ishulli, apo si një revoltë ndaj

mospërfilljes së një vendimi qeveritar nga ana e atyre që vetë e zgjodhën atë pushtet, duke harruar se

ai nuk erdhi si Mesia.

Por kush zgjedh t’i shpërfillë këto protesta, harron të përdorë lenten e zmadhimit. Po ta vështronte

botën përmes saj, do të kuptonte se kjo kryengritje ka rrënjë shumë më të thella. Ajo nuk fillon dhe

as nuk mbaron në Sazan, në Zvërnec, në Nartë apo në Vlorë.

Ajo fillon aty ku nis çdo histori: tek “Na ishte një herë…”, ku si fabul qëndron kujtesa kolektive që

shqiptarët e mbartin në shpirt prej shekujsh.

Keqmenduesit hipotizojnë se ky revolucion po bëhet vetëm për shkak të një resorti, dhe protestuesit

janë etiketuar si: KOMUNISTA, NAZISTA, etj. Por një popull nuk ngrihet për hiçe të tilla; ai derdhet

në rrugë atëherë kur ndien se zëri i tij është mbytur në heshtje, kur kupton se shpirti dhe fjala e tij

vlejnë më pak se interesat e ethshme të atyre që mbartin pushtetin. Populli ngrihet e rebelohet kur

mbi supe i peshon ajo bindje e zymtë se e ardhmja po thuret në fshehtësi, larg syve të tij, duke e lënë

jashtë portave të fatit të vet.

Ajo që dikur quhej ‘mallkim’ apo ‘fat i shkruar’, sot zbërthehet si traumë transgjeneracionale, një

rrëfim i padukshëm se si dëshpërimet dhe plagët e mëdha historike udhëtojnë nëpër breza duke

kërkuar rrugën drejt shërimit. Këto ngjarje nuk transmetohen thjesht përmes gojëdhënave apo

tregimeve të gjyshërve; ato gjejnë strehë thellë brenda nesh, të koduara si emocione tëpashpjegueshme, si frikëra që s’kanë emër, dhe si një thjerrëz e padukshme përmes së cilës syri zgjedh

ta shohë, ta interpretojë, por edhe ta sfidojë botën.

Shqipëria është pikërisht ky truall vuajtjesh – një epigraf epigjenetik i jetës sonë brez pas brezi. Një

tokë e rrahur nga stuhitë e egra të pushtimeve, e copëtuar nga gjeopolitika, e ngrirë nga izolimi i gjatë,

e vrarë nga varfëria dhe e lodhur nga tranzicionet e pafundme e të dhimbshme.

Kohët kanë ndryshuar dhe brezat kanë ndërruar, por disa plagë kanë mbetur të hapura, duke pikuar

ende në heshtje brenda psikikës sonë kolektive. Përballë kësaj dhimbjeje shekullore, lekoplasti i

harresës nuk mban më; ka ardhur koha që këtë trashëgimi dhimbjeje ta shndërrojmë në një vetëdije

çliruese. Kjo nuk do të thotë se shqiptarët janë të burgosur të së shkuarës, përkundrazi. Do të thotë se

e kaluara është një prani e padukshme që ende ecën krahas nesh, duke hedhur dritëhije mbi mënyrën

se si e jetojmë dhe e interpretojmë të sotmen.

Prandaj, debati i madh për Sazanin, Zvërnecin, Lagunën e Nartës nuk është thjesht një ekuacion

ekonomik apo një shqetësim mjedisor. Për shumë njerëz, ai ishull nuk është vetëm tokë e rrethuar nga

uji; ata shohin aty diçka tjetër, një histori të vjetër që rizgjohet. Është ajo historia e përhershme e një

vendi ku vendimet e mëdha dhe fatet e përbashkëta shkruhen nëpër zyra të mbyllura nga një grusht

njerëzish, ndërsa shumica ftohet në skenë vetëm për të duartrokitur përfundimin e tragjikomedisë.

Nga kjo pikëpamje Zvërneci me flamingot e vet shndërrohet në simbolin e fundit të një përplasjeje

titanike, në konfliktin e amshuar midis qytetarit dhe ndjenjës mbytëse të pafuqisë.

Ndoshta pikërisht këtu buron magjia dhe dhimbja e protestave të këtij viti, të cilat kanë një përbërje

të pazakontë, pothuajse poetike në trishtimin e tyre. Atje nuk ka vetëm zëra dhe flamuj aktivistësh

politikë. Në ato sheshe sheh bashkimin e skajeve të jetës, ku studenti që kërkon të ardhmen ecën krah

për krah me pensionistin që mbron të shkuarën. Në këto protesta sheh prindërit që mbajnë për dore

fëmijët e tyre, në një përpjekje të fundit për të thyer mallkimin e së kaluarës e për t’u thënë se ky vend

u përket edhe atyre. Në ato sheshe, Shqipëria nuk po mbron thjesht një ishull, por po mbron dinjitetin

e saj.

Sheshet e Shqipërisë së vitit 2026 po shndërrohen në një mozaik njerëzor që thyen çdo parashikim:

artistë, punëtorë, emigrantë të kthyer përkohësisht dhe qytetarë që nuk kanë protestuar kurrë më parë.

Madje, në mënyrë simbolike, në këto tubime duket sikur kanë hyrë edhe ata që nuk kanë zë për të

folur: flamingot, pelikanët, breshkat, peshqit, lagunat dhe pyjet. Në shikim të parë, ky reagim mund

të duket si një çështje thjesht ekologjike, por në të vërtetë bëhet fjalë për një shtresëzim të thellë

psikologjik. Kur njerëzit ndiejnë se zëri i tyre mbytet nga mospërfillja, ata shpesh fillojnë të flasin në

emër të natyrës, duke i kthyer kafshët dhe mjedisin në pasqyra të vetë ndjesisë së tyre të pambrojtur.Flamingot, në këtë kontekst, nuk janë më thjesht shpendë shtegtarë; ata shndërrohen në simbolin e

brishtësisë dhe të gjithçkaje që nuk mund të mbrojë veten përballë forcës së pushtetit, duke u

gdhendur si një nga figurat më të fuqishme të kësaj rezistence.

Për vite me radhë, shqiptarët janë përshkruar si një popull që kalon kohën nëpër kafene, një stereotip

i përdorur shpesh për të treguar pasivitet apo mungesë iniciative. Mirëpo sot, shoqëria duket se e ka

marrë kafen me vete në shesh, duke mos qëndruar më ulur në pritje, por duke e kthyer atë në një ftesë

të hapur për dialog. “Ulu me ne, na dëgjo, shpjego dhe bisedo”, është thirrja e heshtur që buron nga

ky revolucion. Në thelb, çdo protestë është një ftesë e dëshpëruar për komunikim, një urë që tentohet

të ngrihet pikërisht aty ku mungesa e dialogut ka lënë zbrazëti.

Kjo përpjekje gjen jehonë edhe në mitet tona të hershme, ku Mbretëresha Teuta mbetet një nga figurat

më komplekse të kujtesës historike. Përtej fakteve apo legjendave që e rrethojnë, ajo përfaqëson idenë

e një sovraniteti të kërcënuar dhe të një besimi të tradhtuar. Pa e përmendur drejtpërdrejt, shumë

qytetarë sot po përballen me të njëjtën pyetje ekzistenciale që ka përshkuar shekujt: Kush vendos në

të vërtetë për Shqipërinë? Kjo është pyetja që qëndron pas çdo pankarte, pas debateve të ndezura, pas

zemërimit dhe, mbi të gjitha, pas shpresës.

Përtej revoltës ekziston gjithmonë shpresa. Shqipëria e sotme ngjan me vazon e hapur të Pandorës,

nga ku kanë dalë në sipërfaqe të gjitha plagët e grumbulluara: korrupsioni, varfëria, emigracioni,

pensionet e ulëta, pasiguria, mosbesimi, etj. Megjithatë, ashtu si në mitologjinë greke ku shpresa

mbeti në fund si dritë shpëtimi, mes këtyre vështirësive po lind dëshira e patjetërsueshme për dinjitet.

Dinjiteti nuk është një luks apo një privilegj i rezervuar për pak njerëz, por nevojë themelore e çdo

individi dhe e çdo populli për t’u ndier i respektuar. Prandaj, këto protesta nuk mund të kuptohen

thjesht si një reagim kundër një projekti apo një qeverie të caktuar. Ato janë një kryengritje shpirtërore

kundër ndjesisë së përhershme se të tjerët vendosin dhe qytetari vetëm duhet të përshtatet. Kjo që po

shohim është një kërkesë e fuqishme për pjesëmarrje, për respekt dhe për dinjitet, sepse ky vend nuk

po kërkon vetëm të mbrojë një ishull, një lagunë, një “Rezervat natyror të menaxhuar” apo një

“Peizazh të mbrojtur” , por po përpiqet të rifitojë të drejtën legjitime për të qenë autor i historisë së vet.

Të Lidhura

Martin Henze nga Berlini: Shqipërisë i duhet një revolucion i dytë demokratik
Artikuj

Martin Henze nga Berlini: Shqipërisë i duhet një revolucion i dytë demokratik

8 Qershor, 2026
Ura në Kohë-Një mirënjohje për Mimoza Ahmeti
Artikuj

Ura në Kohë-Një mirënjohje për Mimoza Ahmetin

4 Qershor, 2026
Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026
Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!
Artikuj

Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!

17 Prill, 2026
Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026

TË FUNDIT

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”
Aktualitet

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”

16 Qershor, 2026

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale
Aktualitet

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale

16 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com