InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut

14 Mars, 2026
in Artikuj
A A
Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut

Rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian mund të përballet me pengesa të reja pas vendimit të Kuvendit për të mos i hequr imunitetin ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Diplomatë të vendeve anëtare në Bruksel kanë paralajmëruar se ky zhvillim mund të ndikojë negativisht në miratimin e raportit të rëndësishëm “IBAR”, dokument i domosdoshëm për avancimin e negociatave të anëtarësimit.

Sipas burimeve diplomatike, shtetet anëtare kërkojnë prova të qarta se politika në Shqipëri nuk ndërhyn në funksionimin e sundimit të ligjit dhe se reformat për luftën kundër korrupsionit vijojnë me të njëjtin ritëm. Në këtë kontekst, vendimi i Parlamentit për të refuzuar autorizimin e kërkuar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për arrestimin e Ballukut është parë me shqetësim në qarqet evropiane.

“Sigurimi i një mjedisi të favorshëm që SPAK të kryejë në mënyrë efektive detyrën e tij është thelbësor për progresin e besueshëm të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE”, thuhet në një reagim të zyrës për shtyp të Komisionit Evropian.

Votimi në Kuvend u zhvillua të enjten, ku deputetët e shumicës qeverisëse rrëzuan kërkesën e SPAK me 82 vota kundër heqjes së imunitetit të deputetes socialiste. Për miratimin e kërkesës nevojitej një shumicë e thjeshtë prej 71 votash. Vendimi shkaktoi tensione në sallën e Parlamentit dhe protesta të opozitës jashtë godinës.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama mbrojti qëndrimin e shumicës, duke theksuar se parlamenti ka vepruar sipas standardeve demokratike dhe se hetimet ndaj deputetes mund të vijojnë pa qenë e nevojshme masa e arrestit. Ndërsa opozita ka argumentuar se imuniteti parlamentar nuk duhet të shndërrohet në pengesë për drejtësinë.

Edhe Ambasada e Gjermanisë në Tiranë reagoi pas zhvillimeve, duke theksuar se mbështet integrimin e Shqipërisë në BE, por se progresi në një proces të bazuar në merita varet drejtpërdrejt nga ndjekja efektive penale e korrupsionit, përfshirë rastet e nivelit të lartë.

SPAK ka ngritur aktakuzë ndaj Ballukut për “shkelje të barazisë në tenderë” lidhur me procedurën e prokurimit për ndërtimin e tunelit të Llogorasë, ndërsa hetimet përfshijnë edhe disa procedura të tjera infrastrukturore. Megjithëse ajo është shkarkuar nga detyrat qeveritare në fund të shkurtit, mbetet deputete dhe nën hetim.

Shqipëria ka hapur tashmë të gjithë kapitujt e negociatave dhe synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian para vitit 2030, por zhvillimet e fundit tregojnë se rruga drejt integrimit mbetet e ndjeshme ndaj standardeve të sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit.

Të Lidhura

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”
Artikuj

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”

12 Shtator, 2026
Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

10 Shtator, 2026
“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist
Artikuj

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist

23 Gusht, 2026
Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan
Artikuj

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan

23 Gusht, 2026
Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
Artikuj

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

17 Gusht, 2026
Inati i vjehrrës dhe i nuses
Artikuj

Inati i vjehrrës dhe i nuses

16 Gusht, 2026

TË FUNDIT

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore
Aktualitet

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore

13 Shtator, 2026

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”
Artikuj

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”

12 Shtator, 2026

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

10 Shtator, 2026

Poezi/ Adelina Pali: E kuqja
Të ndryshme

Poezi/ Adelina Pali: E kuqja

10 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com