InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Të ndryshme

Frutat dhe perimet, që duhet t’i keni në tryezë gjatë muajit nëntor

6 Nëntor, 2025
in Të ndryshme
A A
Frutat dhe perimet, që duhet t’i keni në tryezë gjatë muajit nëntor

Nëntori sjell shumë produkte, që nga lakra gjithë vitamina që na vjen nga zona e Lushnjës, tek ullinjtë e Beratit, Tiranës, Elbasanit dhe Jugut që na shoqërojnë në sallata e meze.

Nga panxhari i kuq i zonës së Maliqit tek kërpudhat e shkëlqyera që rriten në të egër në Tropojë. Dhe si për t’u ëmbëlsuar pak, disa mandarina dhe agrume nga Xarra, Borshi apo Saranda e bëjnë nëntorin një dashuri më vete.

Panxhari i kuq

Panxhari ka jo vetëm një pamje të bukur, duke qenë se kanë një ngjyrë të fortë të kuqe që shkëlqen si asgjë tjetër, por ka dhe një kombinim të shkëlqyer të së ëmblës me tokën. Nëse hyn tek kategoria e atyre që nuk e fusin në gojë panxharin, bëni mirë ta rikonsideroni duke qenë se ka edhe shumë vlera ushqyese. Në Shqipëri, zona që shquhet për prodhimin e panxharit në vend, është ajo e Maliqit.

Lakra

E pasur me vitaminë C dhe K, lakra është një super ushqim për parandalimin e radikaleve të lira. Duke ngrënë më shumë lakër ju ndihmoni të zvogëloni rrezikun e kancerit të gjirit dhe kancerit në zorrë dhe prostat. Plus studime të reja kanë treguar se të ushqehesh me këtë lloj perimi ndihmon për ta mbajtur në super formë sistemin imunitar. Lakrat më të mira janë nga zona e Lushnjës, që njihet dhe për prodhimin më të madh të lakrës në vend. Do të merrni vitaminat dhe do të keni një shije të veçantë.

Mandarina

Këto fruta të vogla janë gjithë shije dhe lëng dhe i përkasin familjes së agrumeve së bashku me portokallet. Mandarinat e Xarrës, Borshit, Sarandës na japin një shije aq të ëmbël që na bëjnë të besojmë se vera nuk ka mbaruar edhe pse jemi në nëntor.

Perimet me rrënjë

Përveç karrotës, ka dhe shumë perime të tjera me rrënjë që janë të shkëlqyera. Një nga ato është dhe preshi i gatuar në gjellë, byrek apo i shtuar në sallatë.

Ullinj

Është një nga pemët më të përmendura në librat e shenjtë, ndërkohë që fruti i tij është krejt shpirti i shijes mesdhetare. Ulliri është konsideruar dhe si simbol i paqes, jetës dhe pjellorisë dhe ka formëzuar peisazhin e Shqipërisë. Kultivarët “Kalinjot”, “Kokërr Madhi i Beratit”, “Bardhi Tiranes”, “Kryps Elbasani”, “Mixan” dhe “Himara” zënë 85% të prodhimit në vend dhe janë të një cilësie shumë të lartë. Ullinjtë duhet të jenë relativisht të fortë dhe asnjëherë të gërvishur apo të dëmtuar.

Të Lidhura

FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë
Të ndryshme

FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë

12 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Të ndryshme

Televizioni, fabrilë antivlerash

5 Maj, 2026
Krenar Dunga, më model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri
Të ndryshme

Krenar Dunga, një model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri

1 Maj, 2026
Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime
Të ndryshme

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime

20 Prill, 2026
Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën
Të ndryshme

Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën

10 Prill, 2026
Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…
Të ndryshme

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…

8 Prill, 2026

TË FUNDIT

Kur besimi flet shqip: momentet prekëse nga pagëzimi i nipit të Eduart Ndocajt në Milano
Aktualitet

Kur besimi flet shqip: momentet prekëse nga pagëzimi i nipit të Eduart Ndocajt në Milano

24 Maj, 2026

“Vargu si klithmë e shpirtit”/ Recensë mbi poezinë “Ku e kam vargun?” të poetes Eva Kacanja
Kulturë

“Vargu si klithmë e shpirtit”/ Recensë mbi poezinë “Ku e kam vargun?” të poetes Eva Kacanja

23 Maj, 2026

Axhami për Revoltën e Qafë Barit: “Pa u përballur me të shkuarën, demokracia mbetet e brishtë”
Aktualitet

Axhami për Revoltën e Qafë Barit: “Pa u përballur me të shkuarën, demokracia mbetet e brishtë”

22 Maj, 2026

“Çdo pronë e lirë shtetërore t’u jepet pronarëve për kompensim”, reagon ashpër Shpëtim Axhami: Toka shqiptare nuk mund të shitet te të huajt
Aktualitet

“Çdo pronë e lirë shtetërore t’u jepet pronarëve për kompensim”, reagon ashpër Shpëtim Axhami: Toka shqiptare nuk mund të shitet te të huajt

18 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com