InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Të ndryshme

IN MEMORIAM: Ilir Shqina, ‘kohë e pamjaftueshme’ për intelektualin dhe diplomatin e “Klasit A”!

7 Qershor, 2025
in Të ndryshme
A A
IN MEMORIAM: Ilir Shqina, ‘kohë e pamjaftueshme’ për intelektualin dhe diplomatin e “Klasit A”!

Diplomati dhe intelektual i klasit “A”, Ilir Shqina u nda papritur dhe para kohe nga jeta këtë të premte. Ai mësohet se vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë. Ilir Shqina u dallua për angazhimet e tij profesionale dhe kontributin në fushën e mediave dhe komunikimit. Pedagog i shkencave sociale në Universitetin e Tiranës që prej fillimit të viteve ’90, diplomat i shquar, madje edhe sportist, kohët e fundit ai ka qenë i punësuar në ministrinë e Jashtme. 

IN MEMORIAM: Ilir Shqina, 'kohë e pamjaftueshme' për

Lajmi i trishtë u është konfirmuar fillimisht për publikun nga ish-ministrja e Integrimit Europian, Majlinda Bregu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku e cilëson ndarjen nga jeta të Ilir Shqinës si një lajm të trishtë dhe humbje të parakohshme.

Bregu kujton me respekt bashkëpunimin me Shqina-n, duke theksuar se e ka njohur fillimisht si pedagog në universitet, dhe më pas ka pasur fatin ta ketë pranë si këshilltar diplomatik gjatë kohës kur drejtonte Ministrinë e Integrimit Europian. Ajo nënvizon se ndonëse kishin bindje të ndryshme politike, Ilir Shqina spikati për korrektësinë, dinjitetin dhe maturinë që solli në administratë – cilësi që ajo i konsideron të rralla në shërbimin publik.

“U prehsh në paqe miku im Ilir Shqina” – shkruan ish-deputeti, Ralf Gjoni. “Kush e ka njohur Ilir Shqinen nga afër dhe ka patur fatin të punojë me të, sot ndjehet i thyer totalisht prej humbjes së një njeriu të jashtëzakonshëm. E pabesueshme se sa e shkurtër është jeta. Ngushëllime familjes. Trishtim total” –  shkruan me trishtim Ralf Gjoni.

IN MEMORIAM: Ilir Shqina, 'kohë e pamjaftueshme' për

Ilir Shqina, Grida Duma dhe Aulon Kalaja në vitin 2018

Tronditja ishte e madhe mes miqve dhe shokëve nga lajmi i trishtë dhe po aq dhimbja për humbjen e intelektualit, Ilir Shqina.

IN MEMORIAM: Ilir Shqina, 'kohë e pamjaftueshme' për

Ilir Shqina me shoqërinë në gjimnaz

Në mesazhet e shumta të ngushëllimit disa nga miqtë e tij i kanë kujtuar vitet e gëzueshme të shkollës. Ai la pas një djalë ndërsa mbante lidhje të forta me të atin, inxhinierin e njohur beratas. 

IN MEMORIAM: Ilir Shqina, 'kohë e pamjaftueshme' për

Ilir Shqina me të atin, viti 2022

Shqina ka punuar në sektorin e gazetarisë dhe ka qenë aktiv në projekte e nisma që lidhen me zhvillimin e medias dhe kulturës në Shqipëri. Gjithashtu, Ilir Shqina ka qenë i përfshirë edhe në disa aktivitete shoqërore dhe ka marrë pjesë në debate publike për çështje të ndryshme sociale.

IN MEMORIAM: Ilir Shqina, 'kohë e pamjaftueshme' për

Ilir Shqina dhe Grida Duma, para divorcit

22 vite ka qenë i martuar me Grida Dumën. Ata u ndanë në vitin 2019 dhe i dhanë fund zyrtarisht martesës së tyre në vitin 2022. Divorci i tyre tërhoqi vëmendjen e mediave dhe opinionit publik, për shkak të statusit të lartë që ata kishin në shoqërinë shqiptare, .

IN MEMORIAM: Ilir Shqina, 'kohë e pamjaftueshme' për

Grida Duma, si një figurë e njohur politike dhe publike, dhe Ilir Shqina, i njohur për angazhimet e tij profesionale, kanë pasur gjithashtu një jetë private të mbushur me shumë spekulime dhe interes mediatik. Megjithatë, ata kanë arritur të ruajnë një farë privatësie rreth detajeve të ndarjes së tyre, dhe nuk kanë dhënë shumë informacion në lidhje me arsyet e divorcit.

IN MEMORIAM: Ilir Shqina, 'kohë e pamjaftueshme' për

Ilir Shqina dha një kontribut të çmuar në botën akademike dhe diplomatike si dhe kishte shumë për të dhënë. Ai iku duke na lënë mesazhin se koha është gjithmonë e pamjaftueshme për njerëzit e mirë, të urtë, punëtorë e të virtytshëm. Në një botë edhe të padrejtë siç ishte fatkeqësisht ndarja para kohe nga jeta e Ilir Shqinës.
IN MEMORIAM: Ilir Shqina, 'kohë e pamjaftueshme' për

Të Lidhura

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026
Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”
Të ndryshme

Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”

6 Qershor, 2026
FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë
Të ndryshme

FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë

12 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Të ndryshme

Televizioni, fabrilë antivlerash

5 Maj, 2026
Të ndryshme

Krenar Dunga, një model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri

1 Maj, 2026
Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime
Të ndryshme

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime

20 Prill, 2026

TË FUNDIT

Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të
Aktualitet

Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të

24 Qershor, 2026

Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal
Bota

Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal

24 Qershor, 2026

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”
Aktualitet

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”

16 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com