InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

Nga Paulin Marku: Sa larg dhe afër Europës !

10 Prill, 2025
in Opinione
A A
Nga Paulin Marku: Sa larg dhe afër Europës !

Nga Paulin Marku

Sa larg dhe afër Europës !

1.Nuk e dimë akoma si ta quajmë këtë periudhë nëpër të cilën po kalon shteti Shqiptar, nëse do ta quanim “tranzicion” besoj se është tranzicion më i gjatë që nuk është hasur askund në historinë e asnjë shteti.

2.Një shtet që gjithmonë sa shuan një zjarr konflikti në një anë, në anën tjetër ndizet një zjarr akoma dhe më i madh, një shtet që nuk mund ta marrë veten nga problemet e vazhdueshme që e godasin çdo ditë, ndërsa qytetarët janë lodhur duke kaluar nëpër këto peripeci dita- ditës, duke shtyrë kohën me mendimin se zgjidhjen e problemeve do ta gjejnë vetëm nëse dalin në emigracion jashtë shtetit.

3.Është vërtetë e dhimbshme të shikosh një mosorganizim të denjë shtetëror, ku do të duhej të funksiononte gjithçka ashtu siç duhet, por në fakt gjithçka po shkon e po humbet së bashku me shpresat e rrënuara të qytetarëve drejt një humnere të mbushur plot me pesimizëm.

4.Gjithmonë shqiptarët dhe elita politike e kohës, kanë ëndërruar që një ditë do të jemi pjesë e BE-së, mirëpo ka kaq shumë vite që e genjejmë veten me këtë ide dhe nga ana tjetër nuk jemi duke ecur me hapa progresiv përpara, por jemi duke shkuar gjithmonë e më prapa.

5.Me antarësimin në BE, Shqipërisë dhe qytetarëve të saj do ti hapeshin rrugë për investime të reja, ku të rinjtë do të gjenin zgjidhje brenda shtetit të tyre dhe nuk do të ëndërronin emigracionin, vendi jonë do të ishte një vend më i qëndrushëm, me ligje që do të respektoheshin dhe një vend që garanton paqe , do të kishim një standard jete shumë më të mirë dhe më të kënaqshëm se sa ky që e kemi momentalisht, sepse do të manexhoheshin shumë më mirë nevoja e pagave të qytetarëve me atë të nevojave të përditshme.

6.Jemi shumë afër antarësimit në BE, shumë afër kësaj mundësie që na hap dritare të reja shprese dhe perspektive, mirëpo akoma kemi punë për të bërë sepse duhet angazhuar të gjithë së bashku për të mirën e vetes tonë që ta meritojmë ashtu siç duhet një antarësim të denjë për në BE.

7.Çelësin për të hapur derën drejt BE-së, drejt mundësive të reja, e kemi në duart tona, gjithçka varet nga ne, duam të ndryshojmë dhe të përparojmë si shoqëri apo duam të shijojmë edhe më tej këtë situatë të pakuptimtë që jemi duke e jetuar.

8.Por unë akoma mbaj shpresë se Shqipëria është shtet i cili mund të bëhet model i atyre arsyeve të lartpërmendura, sepse është shtet ku dalin dita ditës njerëz të ngritur intelektualisht dhe breza që japin shpresë për të ardhmen, një ardhmëri e shëndoshë me ideologji pro evropiane.

Unë besoj dhe shpresoj.

Të Lidhura

Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026
Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës
Opinione

Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës

28 Prill, 2026
Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026
Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026
 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026

TË FUNDIT

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB
Aktualitet

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB

1 Maj, 2026

Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026

Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës
Opinione

Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës

28 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com