InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Të ndryshme

KRISHTLINDJET/ Historia e kremtimit dhe festa e dritës

25 Dhjetor, 2024
in Të ndryshme
A A
KRISHTLINDJET/ Historia e kremtimit dhe festa e dritës

Krishtlindjet janë sot festa kryesore e fesë së krishterë, por tradita e festave përreth kohës së Krishtlindjeve është shumë më e hershme se sa krishtërimi vetë. Kur njerëzit varin nëpër shtëpi yje të ndriҁuar dhe figura ëngjëjsh nëpër dritare dhe Santa Claus-ët (siç i thonë në botën anglofone) apo Nikolaus-ët (siç i thonë në botën gjermanofone) ngjiten nëpër ballkone, kur në korridore me dyqane vezullojnë bredha të zbukuruar dhe aroma e shijshme e kurabijeve të Krishtlindjeve ndihet kudo në atmosferë, atëherë për çdo njeri është e qartë: po afrohet sërish festa e Krishtlindjeve.

Festa e dritës

Dita, në të cilën, sipas besimit kristian lindi fëmija Jezu. Që lindja e Krishtit bie në datën 24 dhjetor, kjo ka një simbolikë të thellë, tregon famulltari evangjelist Hans Mörtter: “Data 24 është data e parë, kur fillon të hapet qielli. Tek popujt paganë ka pasur edhe festa të dritës, pra kjo datë është prej mijëra vjetësh për të gjithë popujt një ditë shumë e rëndësishme. Kemi të bëjmë edhe me një histori shumë simbolike, që mbi njerëz pllakos herë pas here errësira, pra dhimbja, vuajtja, vdekja dhe se ekziston një kapërcim i këtyre dhe një mëngjes i ri. 

Bëhet sërish dritë. Eshtë shumë e qartë, ne festojmë Krishtlindjet, sepse ne si njerëz të Oksidentit besojmë, se ekziston një figurë e përndritshme e Krishtit, e cila ka lindur dhe ka jetuar, për të na treguar se paqja dhe drejtësia në këtë tokë janë të mundura, pra se është e mundur drita në errësirë, e cila na rrethon kaq shpesh, po të shohësh lajmet e përditshme.”

Kuptimi fillestar i yllit të krishtlindjeve

Historia vazhdon me grazhdin e Betlehemit, mbi të cilin ndriti një yll i Krishtlindjes, i cili u tregoi tre priftërinjve të shenjtë rrugën për në ҁerdhen e Jezuit. Megjithëse shumë njerëz i zbukurojnë shtëpitë e tyre në periudhën e Krishtlindjeve me yje, shpesh harrohet kuptimi fillestar i simbolit, pra kërkimi i dritës hyjnore, shpreh keqardhjen famulltari Mörtter.

Në shekujt e mëparshëm njerëzit i dekoronin dhomat e tyre vetëm me pak degë të gjelbra; që në dhomën e ndenjes të vendoset bredhi i zbukuruar në mënyrë festive, ishte një ide që u lindi në shekullin e 16-të shoqatave të zanatçinjve. Ata ishin të parët, që rreth vitit 1503 varën në pemë edhe gjëra të ëmbla për të ngrënë. Kurora e Ardhjes së Krishtit me katër qirinjtë pasoi vetëm në vitin 1850: “Dhe kurora e Ardhjes së Krishtit është simbol i pritjes, Advent- mbërrij, “adventus”, do të thotë pra se diҁka vjen tek unë, dhe ajo që vjen është vërtetësia hyjnore.”

Në kohën e sotme, këtë famulltari Mörtter e di nga përvoja e tij personale, fëmijët nganjëherë i ngatërrojnë se kush është ai që Natën e Shenjtë i vë dhuratat e tyre nën pemë: Santa Clausi, Nikolausi, plaku i Krishtlindjeve ose fëmija Krisht: “Eshtë fëmija Krisht, është një fëmijë dhe jo plaku i trashë i Krishtlindjes, kush e thotë këtë, thotë gjëra jo të menҁura, ai shet kulturën dhe historinë tonë. Kjo nganjëherë më tmerron, kjo është shoqëria jonë e konsumit, e thënë troҁ: jashtëzakonisht e varfër dhe qesharake.”

Famulltari Mörtter merr frymë thellë dhe vazhdon më tej: “Që fëmijëve t’u ruhet aspekti i fshehtësisë, për mua është me rëndësi: dhe puna fillon me mospërdorjen në mënyrë inflacioniste të plakut të Krishtlindjes ose Santa Clausit. Në rastin e Santa Clausit apo të Nikolausit nuk kemi të bëjmë me Santa Clausin e Coca Colës, por me Santa Claus-in e shekullit të katërt, me një peshkop. Ai është një figurë shumë e vjetër, një figurë mistike, një figurë shembull; ai u angazhua për njerëzit e uritur dhe kishte ide gjeniale.”

Krishtlindja është një festë kristiane, por për shumë njerëz degjeneron në terror të vërtetë konsumi. Veprimi i bërjes së dhuratave pa fund u përhap pas Luftës së Dytë Botërore dhe pas mrekullisë ekonomike në Gjermani, na sqaron famullitari Hans Mörtter. Më parë, ideja e bërjes dhurata kishte një kuptim të thellë: “Eshtë Jezui ai që na bën dhuratë, ai që na bën dhuratë jetën e tij. Fëmijëve u bëheshin dhurata, në mënyrë që të kuptojnë se jeta është dhuratë dhe dhuratën e jetës ne e festojmë. Prandaj ka edhe dhurata, por jo në mënyrë të shfrenuar dhe që prindërit të vihen në stres. 

Çfarë kontradikte me kuptimin e kësaj feste, kjo që praktikojmë ne. Besoj se shumica e njerëzve nuk e dinë më fare kuptimin e dhuratave. Krishtlindja, për mua si famullitar është thjesht një shans, për t’ua kujtuar njerëzve këto gjëra.”/DW

Të Lidhura

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa
Të ndryshme

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa

14 Shtator, 2026
Poezi/ Adelina Pali: E kuqja
Të ndryshme

Poezi/ Adelina Pali: E kuqja

10 Shtator, 2026
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026
“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026
TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026
Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”
Të ndryshme

Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”

6 Qershor, 2026

TË FUNDIT

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa
Të ndryshme

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa

14 Shtator, 2026

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore
Aktualitet

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore

13 Shtator, 2026

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”
Artikuj

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”

12 Shtator, 2026

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

10 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com