InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

Nga Iva Grillo: “Noc Rroku” i qeverisë

2 Nëntor, 2024
in Opinione
A A
Nga Iva Grillo: “Noc Rroku” i qeverisë

Nga Iva Grillo

Nuk e di kur ka dalë (shpikur) kjo puna e Noc Rrokut…(një togfjalësh që Kryeministri shqiptar e përmend zellshëm duke i veshur edhe një dozë të madhe vulgariteti) përdoret për të treguar një lloj situate falimentare, pritshmëri të ulët apo dështim total.

Gjithsesi, pavarësisht origjinës së këtij personazhi/përdorimi të togfjalëshit, një gjë është e sigurt: në ditët e sotme ky togfjalësh nuk konceptohet dot i shkëputur nga figura e kryeministrit Rama.
Si të thuash, nuk ka “Noc Rrok” pa Ramën dhe anasjelltas…

Kam përshtypjen që ndoshta ky është autogoli më i madh që Kryeministri Rama, i njohur për taktikat manipulative të opinionit, ka bërë në komunikimin e tij publik.

Sepse pavarësisht faktit se ai e përdor këtë personazh/situatë për të poshtëruar apo zvogëluar staturën e të tjetëve, ai në fakt ka bërë padashje autoportretin e vet më të saktë: atë të fjalëve të mëdha dhe punëve të vogla, pritshmërive të larta dhe falimentit pothuajse total në çdo fushë të qeverisjes, ngrefosjes se pafre dhe përmbajtjes mediokër.

Sot nuk besoj se ka njeri që dëgjon togfjalëshin “Noc Rrok” dhe nuk i shkon në mend “Noc Rroku” i Kryeministrise… si të thuash: kur themi Noc Rrok, kemi thënë Rama…dhe anasjelltas.

Sepse sot kemi në mënyrë të padiskutueshme:

👉”reformat e Noc Rrokut”
👉”pensionet e Noc Rrokut”
👉”mjekësinë e Noc Rrokut”
👉 “satelitet e Noc Rrokut”…
madje edhe
👉poturet e Noc Rrokut”
👉rruga “Noc Rroku”, Surrel, etj…etj.

Të gjitha, falimente, bëma e pompozitete që lidhen vetëm me një vizion: vizionin qeverisës alla “noc rrok” të Ramës.

Ndaj kryeministri t’a gëzojë emrin e ri dhe ju ftoj që sot e tutje t’a thërrasim të gjithë me emrin që e ka merituar plotësisht.

Ps. Më poshtë, foto nga emisioni: “Opinion” ku u zbulua edhe autorësia e “reformës së Noc Rrokut” në drejtësi.

Të Lidhura

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result

© 2024 Infopressalbania.com