InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

Nuk do pasha kallaballëk!

10 Tetor, 2024
in Opinione
A A
Nuk do pasha kallaballëk!

Nga Hysni Gurra

Plot një shekull pas shkëputjes së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë nga Kalifati Osman, një gjakprishur shqiptar, që për shkak të prishjes së gjakut e besimit të shqiptarëve është kryeministër, një i pa dinë e iman (i pa fe) ka rikthyer pas plot 101 vjetësh Komunitetin më të madh fetar në vend, nën kalifatin e ri turk.

Ky është me fjalë të përmbledhura epilogu i ngjarjes së 10 tetorit 2024 në Tiranë.

Pashai po vjen në Shqipëri, por jo për t’u dhënë myslimanëve shqiptarë një xhami, siç besojnë disa në mënyrë naive, apo siç e shesin disa të tjerë ligësisht. Ai po vjen për t’i vënë vulën marrjes së pavarësisë së Komunitetit Myslilan të Shqipërisë.

Parantezë: Erdogan nuk ka aspak faj. Ai është një nga liderët më të mëdhenj të botës së sotme. Lojtar i dorës së parë në ngjarje botërore. Shtetarë i një ish-perandorie të madhe, me orekse ekspansioni kulturor e më shumë. Erdogan është në drejtën e tij të shtrijë influencën e tij kudo ku të mundë në interes të shtetit të tij, të cilit nuk i veniten shpresat perandorake. Kush ka qenë një herë perandor, do që të bëhet prap, kush ka qenë njëherë tradhëtar do tradhëtojë sërish, dhe ky i Fundit është Edi Rama. I cili për interesa të pushtetit të tij ka hedhur në erë bashkjetesën fetare në Shqipëri dhe ka përdhunuar mëvetësinë e njërit prej, në mos të vetmit, komunitet fetar në Shqipëri.

E gjithë kjo nuk është fantazi, as hamendësim, është një realitet që do të ndodhë nesër (10 tetor 2024).

Për mbyllje: Edhe pse nuk e kanë pohuar në ligjëratë të drejtë, Komuniteti Mysliman ka pranuar kapitullimin përballë Ramës.

Fakti që në një deklaratë pranohet se ata nuk do jenë në eventin më të rëndësishëm për ta, kurorëzimin e një ëndrre shekullore, inagurimi i Xhamisë së Namazgjasë, tregon se, siç thonë shkodranët me një shprehje të urtë, tipike për këtë rast, pashai nuk do kallaballëk.

Kallaballëk, nesër, në inagurimin e Xhamisë së Namazgjasë janë të zotët e shtëpisë, e theksoj prap, nuk ka faj pashai që s’do kallaballëk, fajin e ka gjakprishuri Edi Rama i cili për interesa të tij i ka vënë minat harmonisë fetare dhe pavarësis së institucioneve të tyre përfaqësuese në vend.

Të Lidhura

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026
Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti
Aktualitet

98-vjetori i Mbretërisë, Axhami: “Monarkia, alternativë serioze politike edhe sot”

1 Shtator, 2026

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”
I përzgjedhur

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”

27 Gusht, 2026

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com