InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

Nga Edison Ypi: Rama dhe Krasta, Kunja dhe Spica

22 Gusht, 2024
in Opinione
A A
Nga Edison Ypi: Rama dhe Krasta, Kunja dhe Spica

Edison Ypi

Rama po lëvizte majën e thikës brenda një kocke për t’i nxjerrë palcën.
Krasta po ndiqte me pirun një kokërr ulliri mbi pjatë.
Njëri me thikë, tjetri me pirun, i pari spicë, i dyti kunj, kështu nisi ajo që të nesërmen e cilësuan si “Genocidi i Pirunave”, “Vaterloja e Thikave”, “Torviolli i Pjatave”, pra luftë mes një vigani si Rama dhe një legeni si Krasta.
Kur gjigandi Rama ja kishte gërryer kockës të gjithë palcën, i hodhi liliputit Krasta një vështrim të egër. Skilja ra në kurth. E la për një moment persekutimin e kokrrës së ullirit, dhe me pirun në dorë i tha Ramës,
-Ti çdo gjë e bën për shou, autostradat, tunelet, fjalimet, të gjitha për shou i bën.
Rama, i befasuar nga idiotësia rrugaçore e këtyre fjalëve, ja ktheu atypëraty,
-Je një klloun pes leksh që s’sheh dot përtej hundës tate që ma ke si sqep. Lëpive ca kohë një television kafaz budallenjsh ku të gjithë nguteshit kush e kush t’i binte sa më tepër në sy italianit derisa e morët më qafë atë dhe veten. S’mund të ndodhte ndryshe me interesaxhinj mediatikë si ty o Krastë që e nuhat paren si zagari derrin e egër në pyll.
Aq u desh. Krasta mori zjarr si fije kashte.
Krasta Ramës,
-Ti gjithçka e bën për tu dukur.
Rama Krastës,
-Ti je një mickonjë qesharake materialistike që çdo gjë e bën për pare. Erudicioni yt prej prej tabloidësh të dorës së tretë për ksehasjen e miletit nis me Massimo Ranierin, vazhdon me Gabriella Ferrin, bitis me Minën.
Në atë moment pranë tyre ja behu Tedi Papavrami.
Zotërinj, kjo nuk është Kunjtore as Spicatore. Është lokal ku festohet Ditëlindja ime. A t’ju qeras me një Paganin që të qetësoheni pak ?
Rama,
-Thuaji Krastës se Paganini nuk është pije freskuese, por diçka serioze.
Krasta,
– Pyete Ramën cila është puna më e vështirë në botë. Të ndërtosh një Mur kinez, të ngresh një piramidë Keopsi, t’ja marrësh Serbisë veriun e Mitrovicës, ta ngjallësh Ismail Kadarenë, të shkrish akujt e poleve, ta arabizosh Shqipërinë ? Ai kësaj pyetje nuk di t’i përgjigjet. Ja ku po ja them unë; Puna më e vështirë në botë është të qeverisësh shqiptarët.
Rama,
-Ti o budalla po më pyet a bëj diçka që gia’ po e bëj prej vitesh duke mahnitur botën. Bëj televizion të mirë, po të them, jo kazan-televizion me karagjoza bythlëpirësa, me tallavara që e paraqet Shqipërinë si bregu lumit.
-Shqipërinë nuk po e bëjmë breg lumi ne të televizioneve por ju që s’po na pengoni ta bëjmë të tillë.
-Je një legen spitali me të vjella turbekularësh. Je një kokë qepë që i nxjerr lot amvisave që shofin telenovela duke gatuar dhe qajnë nga mallëngjimi. Mos ma mrryl atë surrat që ma ke si prej balte fshati internimi.
Krasta u zgërlaq.
-Unë, i tha Krasta Ramës me zë të mekur, e di që televizioni ku punoj është plot me shqiptarë të çmendur sahanlëpirës, një prej të cilëve jam unë.
-U çmë bëre të qesh o Krasta. Po a nuk u coptove ti kaq kohë për një televizion plehrash që donte të na e mbushte Shqipërinë plot me mbeturina ?
-Ne rrugaçët mediatikë nuk e fshehim që punojmë dhe fitojmë me plehra, për plehra dhe nga plehra. Plehrat janë biznesi ynë.
-Sa kohë plehrat tona po shkojnë prapa hekurave, s’na the një gjë.
Krastës j’u errën sytë;
-Një politikë si e jotja nuk mund të prodhojë një media më të mirë se e imja.
Rama,
-Një media si e jotja, me plehra, mbeturina, coftina, nuk mund të jetë veçse një media kazan.
Ndërhyri Tedi,
-E tepruat. Ju lutem mos ma prishni atmosferën festive. Mjaft !
Me të dëgjuar fjalën “Mjaft”, afrohet Erion Veliaj. I thotë Erjoni Tedit,
-Ke të drejtë Ted. Për më tepër që ti borxhin tënd e lave, muzikën e luajte.
Rama,
-Tedi ka luajtur mirë muzikë që kur u arratis.
Krasta,
-Ka lidhje arratia me talentin ?
Rama,
-Ka si s’ka. Ty, për shembull, që kur të është arratisur mendja, të ka avulluar talenti.
Një nga nysafirët shtroi pyetjen;
Si spjegohet që hajdutllëku, palaçollëku, korrupsioni, klientelizmi, nepotizmi, krimi, Gërdeci, 11 janari, grataçielat, janë meshkuj, ndërsa vetëm çmenduria, hajnia, penxhereja, rrugica, janë femra, ë?
Asnjë s’e hapi squpin.
Pati vezullime dhe vringëllime thikash dhe pirunash. Por filloi e mbaroi vetëm me kunja dhe spica.

Të Lidhura

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Axhami: Heshtën për Havzi Nelën, turpi mbetet për ta!

15 Gusht, 2026

Zjarret në Lurë, kërkohet hetim nga SPAK dhe BKH: “Kush e ka shkaktuar dëmin?”
Aktualitet

Zjarret në Lurë, kërkohet hetim nga SPAK dhe BKH: “Kush e ka shkaktuar dëmin?”

14 Gusht, 2026

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com