InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

Nga Edison Ypi: Dardha e ka Korçën prapa

17 Gusht, 2024
in Opinione
A A
Nga Edison Ypi: Dardha e ka Korçën prapa

Edison Ypi

Te një restorant buzë Liqerit, në 7 të mëngjezit kamarieri i përgjumur tha se nuk e dinte nëse kishte apo s’kishte pilaf me kos.
Pogradeci pa Lasgush është i pastër, por nuk ka frekuentimin që meriton.

Magjia e trekëndëshit Mali i Thatë, Mali i Ivanit, Fusha e Korçës, edhe mund të përcillet me tekst, por kërkon talentin e Homerit, Shekspirit, Lasgushit.

Ende nëpër ëndërra, Zonja Korçë përpëlitet në shtrat, bën naze, shtriqet, gjerb kafenë që sapo ja solli kopilja.

Një kalim përmes Korçës mëngjezore është melhem që s’ka për ta shpikur dot kurrë asnjë industri farmaceutike.

Boboshtica e rakisë pa hile të manave dhe manaferrave ka më pak shtëpi se lokale dhe hotele me emra kurbetlinjsh Amerike.
Prej mani, prej rrushi, me ose pa ngjyrë, kaq apo aq gradë, e pamundur të largohesh nga Boboshtica pa një shishkë raki.

Trokit në cilëndo portë. Do dali një zonjë. Thuaja zonjës hallin. Prit te porta sa zonja të sjelli nga bodrumi ilaç-rakinë që për çdo gllënkë që do pish, të zgjatet jeta 1 vit.

Boboshticë-Dardhë 11 kilometra, rruga shkon përmes një gryke të thellë të ngushtë të çveshur e të rrjepur që nis e gjelbërohet pas kilometrave të para gjatë një serpentine malore me gjithato kthesa.

Në një nga ato kthesa mu faneps si hizër një i moshuar. Shkopi që mbante në duar hizri, nga njëra anë ishte krrabë çobani, nga ana tjetër sëpatë e vogël e mprehtë. Ç’e ke këtë ? e pyes. E kam armë të ftohtë, tha 81 vjeçari me në gojë vetëm 1 dhëmb.

Një herë tha se ishte nga Morava, pastaj nga Dvorani, Floqi, Vithkuqi, Luarasi. Kam armiq, vazhdoi me ton ankimtar. Prandaj e mbaj shkopin me sëpatë. Kam punuar 30 vjet në Sigurim. Kudo që vete më thonë; Ke qënë spiun, na ke marrë më qafë.

Mund t’ja besoja shqetsimim spiunit. Ndoshta dhe ta mëshiroja për frikën. Por kishte një huq. Zhytur në kolltukun e pasagjerit lëvrinte gjithë kohën si qefull i kapur në grep, si spiun në hall.
Në një qafë tha; Do iki të mbledh lajthi. Ik, i thashë. Shkopin në dorë, torbën në krahë, u zhduk si u çfaq, si hije.

Rrugës për në Dardhë autostopizmin e bëkan spiunat.

Dardha çfaqet befas si një gëmushë e stërmadhe në një grykë me pamje nga lindja.
Rrugët e përdredhura me kalldrëm lidhin disa hotele dhe restorante kokmëkokë e bythmëbythë me njëritjetrin.

Dardha është vend i mirë. Por i vogël, dhe tepër i ngjeshur.

Nga Dardha ika me vrap nga frika mos më qepet pas dhe s’më shqitet ndonjë nga ato plakat dardhare pa më treguar hollësisht si bëhet lakrori me hithra.

Sa kohë Dardha ka Korçën nga prapa, bereqaves edhe kaq.

Po të mos kishte Korçën nga prapa, Dardha do ishte Grosha.

Nga Boboshtica në Maliq ka kudo groshë të gatuara në mënyra mjeshtërore, njëra më e shijshme se tjetra.

Pasi në çdo fshat ngrita kapakun e tenxheres dhe afrova hundën, vendosa të ha groshë në Maliq.
Me të arritur në Maliq, hyra në një restorant të famshëm, si të thuash në Hiltonin e Maliqit.
Pronari u zu ngushtë. Sot nuk bëra groshë, tha me zë të mekur, por për ty kam diçka të mirë. Solli një thelë bakllava. Ore, i thashë, dua groshë, nuk dua bakllava. Bakllavanë e ke peshqesh nga unë tha, që harxhoj gjysmën e kohës duke lexuar e rilexuar shkrimet e tua.

Kompliment më të ëmbël se ky me bakllava s’kisha dëgjuar.
E mora thelën e bakllavasë, e falenderova.
Groshët i mora në një restorant tjetër. Kur gjithë qef po nisja makinën për t’i ngrënë groshët rrugës në ndonjë hije, vjen vrap kamarieri duke ju marr fryma.
– Ke marrë me vete lugën, tha.

Ja ktheva kamarierit lugën e grabitur padashje.
Ika i marrosur përmes grykës së Devollit nëpër kanionin e magjishëm si te filmi “Deliverance” (Un tranquillo weekend di paura).
Në këto male jetojnë shqiptarë ilirikë, shqiptarë puro, shqiptarë bio, në pamje dhe në karakter.
Në Lozhan mora një kafe.
Një lokal tjetër ruhet nga katër kamera.
Çfarë ka për të vjedhur në këtë humbëtirë mahnitëse ?

Nja katër a pesë kilometra përtej Lozhanit më të djathtë ngjitet rruga ku, pas Dardhës dhe groshës, çfaqet fruti tjetër që do ha sot, Strelca.
Duke u ngjitur në Strelcë ndjen atë që Dardhës i mungon. Atë që mjerë ai që s’e ka provuar. Thëllimin e këndshëm që të depërton në trup.
Pas pak kilometrave përpjetë, mbretëresha Strelca çfaq tërë hiret saja.

Strelca, vendbanim i lashtë, është një tas i madh i thellë, me dy shkëmbinj gjigandë pak si mënjanë. Pa ojna, pa lojna, pa tabela, pa autostopista spiuna, pa plaka që s’të shqiten pa të treguar si bëhet sa më i shijshëm lakrori, Strelca është më e këndshmja dhe më e shijshmja se të tëra.
Pa rrugë të ndrequra, pa lokale, Strelca nuk ka Korçë nga prapa si Dardha. Strelca nga prapa ka panxharin e Maliqit.
Në Pirg ma lau makinën një çun 13 vjeç.
Në Pogradec, Poetin më elegant dhe më fin që ka pas’ Shqipëria, shtatorja gjigande e paraqet si çoban me gunë.

Në Karkavec një tufë kalamajsh nga 10 në 15 vjeç me emra si të personazheve të telenovelave, janë të gjithë në Fejsbuk.
Nga pyjet e Stravanjit po zbret një mrekulli që më del vazhdimisht në ëndërr; Një Land Rover i tëri zhgrryer në baltë.

Katundet e Shqipërisë janë të gjitha fruta. Rrugët janë të gjitha makarona. Ujrat janë të gjitha verëra. Panoramat janë të gjitha kryevepra. Nënat janë të gjitha Shenjtore. Shqiptarët janë të gjithë Leonardo. Shqiptarkat janë të gjitha Monaliza. Shqipëria është e tëra Art.

Të Lidhura

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Axhami: Heshtën për Havzi Nelën, turpi mbetet për ta!

15 Gusht, 2026

Zjarret në Lurë, kërkohet hetim nga SPAK dhe BKH: “Kush e ka shkaktuar dëmin?”
Aktualitet

Zjarret në Lurë, kërkohet hetim nga SPAK dhe BKH: “Kush e ka shkaktuar dëmin?”

14 Gusht, 2026

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com