InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

Edison Ypi: Ka ardhur koha e thithjes së gishtit të mesit

6 Qershor, 2024
in Opinione
A A
Edison Ypi: Ka ardhur koha e thithjes së gishtit të mesit

Thithin gishtin e mesit

Prekja, përkëdhelja, puthja, kanë dalë nga moda.
Ka ardhur koha e thithjes së gishtit të mesit që po praktikohet nëpër banaqe televizive ku bërtasin e pëllasin se po ndërtojnë tempull, por në fakt po çpojnë vrimë në ujë.
Zullumi mediatik i quajtur “banak”, ku çpuesit e vrimës në ujë janë të gjithë nga i njëjti krah politik, me të njëjtat ide, të njëjtin fjalor, të njëjtat huqe dhe vese, ku të gjithë flasin e bërtasin me shoshoqin në një babylon budallallëku masturbativ, luan mendsh edhe krijesën më durimtare që ekziston, derrin.
Më i çartuni banak televiziv, pararoja apo lokomotiva e thithjes së gishtit të mesit, ajo që thithjen e gishtit të mesit e ka bërë të kollajshme si buka me djathë dhe e ka ngritur në pedestal, është pa dyshim banaku thithës i gishtit Çim.
Çka ndodh në banakun e Çimit është llaftaria autoreferenciale që nuk ndodh as te kanibalët e Afrikës kur me hekura në hundë dhe shkopinj në duar, hedhin valle rreth zjarrit duke gulçuar uh-uh për të larguar Djallin.
Në banakun kanibalesk çimian plot me thithje dhe gishta mesi, ku thithësi, i thithuri, gishti, mund të jenë, dhe janë, secili nga banakierët, skema më e përdorur është ajo në formë rrethi: Ti ma thith gishtin e mesit mua, unë ja thith gishtin tim një tjetri, e kështu me rradhë deri te i fundit banakier ku mbaron rrethi, por jo epshi për thithje dhe gishta mesi.
Çim namuzqari pranon t’ja thithin gishtin e mesit. Por ai vetë nuk thith asnjë gisht.
Gjithçka varet nga statusi hormonal i Çimit. Është apo s’është Çimi në qef. Ja ka apo s’ja ka ngenë thithjeve dhe gishtave. Lejon apo s’lejon këtë apo atë gisht të thithet ose jo nga njëri apo tjetri, në favor apo në dëm të këtij apo atij gishti mesi.
Funksionon kështu: I vjen, ta zemë, Genc Burimit frymëzimi për t’ja thithur gishtin e mesit Andi Bushatit. Në këtë eventualitet Andi kurrsesi nuk e refuzon ftesën që gishtin e mesit t’ja thithi Genci. Përkundrazi, për të tilla raste Andi e ka gjithmonë gati gishtin.
Ose, i teket, për shembull, Shkullakut t’ja bëjë qefin gishtit të vet me një thithje nga Lorenc Vangjeli. Lorenci kurrë nuk bën naze. Meqënse gjatë thithjes e folura s’është e mundur, me kënaqësi ndal zërin e mrekullueshëm prej bass-i, dhe me përulësinë më të madhe ja plotson dëshirën Shkullakut.
Ka dhe kombinacione ekstreme plotësisht të mundëshme dhe të lejueshme, madje dhe ekzaltuese. Për shembull, kur njëri nga banakierët shpall dëshirën për t’ja thithur gishtat e mesit gjithë të tjerëve nga pak, banaku shpërthen i tëri në duartrokitje frenetike aprovuese.
Ndodh rëndom që qefi i papërmbajtur i ndonjë banakieri përfshirë nga ndonjë stuhi hormonale e çastit, i mundëson banakierit në fjalë të vërë në rrjesht të gjithë banakierët e tjerë për t’ja thithur ata atij gishtin e mesit. Edhe kjo shoqërohet me piskama kënaqësie që buçasin nga gurrmazët e sëmurë anekënd Shqipërisë.
Me përjashtim të Çimit që është vetëm i thithur dhe aspak thithës, të gjithë të tjerët janë edhe thithësa edhe të thithur.
Efekti çudibërës i thithjes së gishtit të mesit varet nga ngjyra, forma, përmasat e gishtit të mesit të secilit. Mund ta dëshmojë këtë të vërtetë në mënyrë shterruese Adi Krasta i pyetjeve kilometrike, i cili, megjithë talentin e spikatur për ta torollepsur publikun sikur gjoja, gishtin nuk po ja thith Adi të ftuarit, por i ftuari Adit, në banakun e vet të thithjes së gishtit të mesit vjen me përvojat e panumurta, posaçërisht thithjes së gishtit të mesit të Beketit, aq fort sa i nxorri gjak.
Banakierët e Çimit jo vetëm thithin ose thithen me njëritjetrin. Për kënaqësinë sublime të thithjes dhe gishtit të mesit, ata sakrifikojnë. Heqin brinjë për ta mundësuarr thithjen e gishtit të vet.
Bie në sy një mardhënie interesante e Baton Haxhiut me thithjet dhe gishtat e banakut të Çimit. Batoni nuk ka qef me thith gishta. Qefi i Batonit është të tjerët t’ja thithin atij gishtin. Por sado kapriçioz, Batoni s’mundet me i lyp Çimit me ja thith gishtin. Prej Çimit, Batoni 10 gjak të kuq.
Ndoshta dhe Çimi ja thith gishtin e mesit dikujt tjetër. Si po thonë gojët e pista me dhëmbë të kalbura, pse jo Xen Berishës. Por është e pakonfirmuar.
Vazhdon pa u ndalur thithja e gishtit të mesit të njëritjetrit te banaku i Çimit. Me gishtin lart. Gojën plot. Hapin rreshtor. Qëndrimin ushtarak. Grusht bashkuar, sup më sup, hap të sigurtë, pa j’u dridhur syri drejt humnerave vdekjeprurëse. Në përputhje me orientimet revolucioneve që vijnë nga penxhereja. Në respekt të mësimeve dhe përvojave të paçmuara të mesjetarëve Makiavel dhe Don Kishot. Nën qiellin e ngrysur të shpresave zero për të ardhur në pushtet. Brenda ëndërrave të grisura të çetës së rrugicës në pritje të kockës. Secili me gishtin e mesit të vet brenda thithjes së tjetrit. Gjithçka kundrejt pagesës.

Të Lidhura

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026
Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Axhami ngre alarmin për shpopullimin: “Shqipëria po tkurret, kjo krizë demografike nuk mund të injorohet”

20 Gusht, 2026

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
Artikuj

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

17 Gusht, 2026

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026

Inati i vjehrrës dhe i nuses
Artikuj

Inati i vjehrrës dhe i nuses

16 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com