Ja gabimet që bëjmë në ushtrimin e higjienës sonë të përditshme orale:
Lajmë dhëmbët vetëm një herë në ditë
Fatkeqësisht, një herë nuk mjafton për të hequr në mënyrë efektive mikrobet dhe mbetjet e ushqimit. Është e nevojshme të lahet 2-3 herë në ditë dhe për rreth 2 minuta për të pasur një gojë të pastër dhe të shëndetshme.
Nuk i lajmë me teknikën e duhur
Është jetike që të lahen të gjitha sipërfaqet e dhëmbëve – të jashtme, të brendshme dhe të përtypjes – me lëvizje të buta rrethore të furçës së dhëmbëve, e cila duhet të vendoset në kryqëzimin dhëmb-mishkë në një kënd prej afërsisht 45 gradë. Përdorimi i një furçë dhëmbësh elektrike e bën më të lehtë larjen për njerëzit që kanë probleme me të.
Nuk përdorim fill dentar
Vetëm furça e dhëmbëve nuk mund të pastrojë zonat e vështira midis dhëmbëve tanë, ndaj është e nevojshme të përdorim fill ose interdental një herë në ditë për pastërtinë maksimale.
Harrojmë të ndërrojmë furçën e dhëmbëve
Është e rëndësishme ta ndërrojmë furçën e dhëmbëve çdo 2 muaj, veçanërisht nëse shohim se qimet e saj janë deformuar, si dhe në rastet kur kohët e fundit kemi pasur grip, korona apo edhe një ftohje të thjeshtë.
Përdorim larës goje çdo ditë në vend të furçës
Larësi i gojës nuk mund të zëvendësojë larjen, është një mjet plotësues, përdorimi i të cilit duhet të bazohet gjithmonë në udhëzimet që keni nga dentisti juaj.
Lëmë pas dore gjuhën tonë
Gjuha jonë ka struktura anatomike, si të çarat, që favorizojnë mbajtjen e mikrobeve dhe ushqimit, duke rezultuar në erën e keqe të gojës.
Nuk duhet të harrojmë të pastrojmë gjuhën nga brenda jashtë me një furçë dhëmbësh ose me një kruese speciale një ose dy herë në ditë.