Shume here u betova mos flas me ty
Por pa te shkruar nuk munda të rri
Kujtoj fytyrën tënde dhe ata dy sy
Tërë kaltërsinë e detit përzier me gri.
Deshirat e mia m’i ktheve në një ferr
I hodhe mbi dallgë e i mbyte në stuhi
Bermudë e frikshme mbushur mister
Trekëndësh fatal , fshehur në thellësi
Me atë shkëlqim, me verbon përditë
Si një sirenë deti që gjithçka e përzë
Bien në kurthin tënd gjithë dashuritë
Në letargji lumturie nuk nxjerrin zë.
Ndaj nuk të afrohem të provoj fuqitë
Këtë anijen time e permbys çdo erë
Sikur me kane denuar vete perenditë
Ngado që kaloj ti më mbyll çdo derë.











