InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Të ndryshme

Jam një grua e gjykume për prejardhjen “joqytetare”…

4 Mars, 2024
in Të ndryshme
A A
Jam një grua e gjykume për prejardhjen “joqytetare”…

Unë jam një nga një milionë e katërqind e tridhjetë e një mijë e shtatëqind e pesëmbëdhjetë gratë e Shqipnisë.

Nga Ada Halilaj

Jam bijë e gjakut malësor; fëmijë i dy prindërve me arsim 8-vjeçar, njerëz të një dinjiteti madhështor, të një thjeshtësie mallëngjyese, të një krenarie imponuese, punëtorë kooperativash, vjelës duhani, shitës kavanozash, shtëpijakë e në fund nëpunës shteti. Jam vajza e një nane bujarisht të dashtun por edhe e sertë në rregulla dhe dirigjente në kërkesa dhe i një babai fjalëpaktë, mendjehapun e besimdhanës.

Unë jam vetë mësuese e vetë nxanëse e lirisë teme, të cilën deri vonë, e kam mbrojt si kafsha këlyshin e vet. 

Një grua e gjykume për prejardhjen “joqytetare”, për tatuazhet, për udhëtimet vetëm, për pavarësinë e mendimit të ftohtë, për refuzimin e religjionit të prindërve, bindjet politike të vetëformume, për tërheqjen nga spektakli i traditave, për njeriun që dashurova, për poezitë erotike, për shkrimet feministe, për zanin e të drejtës, për vetëvendosjen, për guximin, për besimin e palëvizshëm në vedi.

Jam një nga ato gratë për të cilat flitni në pauzat e kafeve, në mbledhjet familjare, në vesh të njeni-tjetrit. Një nga ato gratë që ndeshni me bërryl, tregoni me gisht, shihni me bisht të synit, ua harroni emnin apo s’keni njoft kurrë.

Gra si nana jeme, e treta e 9 fëmijëve, e lindun dhe e rritun nën brinjë të malit; e ushqyme me racion buke; e veshun me tesha të qepuna e të shqepuna; e mësume me hap sytë pa lind dielli, me kullot bagëtitë, me mbledh shërbelë, me ec gjysëm ore për shi e borë deri në bankat e shkollës, me andrru pak e me punu shumë. Pengu i saj ma i madh asht humbja e bursës së studimit në Shkodër për vendim të të atit e privimi nga një mundësi e dytë shkollimi për vendim të vjehrrisë.

Gra si kushrina jeme, e cila tentoi disa herë vetëvrasjen për shkak të dhunës sistematike të bashkëshortit dhe pikëllimit nga turpi i pafrenueshëm me kërku ndihmë nga familja.

Gra si Meli, e fejume me zor në moshën 12-vjeçare sepse trupi i saj, krahasu me shoqet, ishte ma joshës, ma trazues e kërkesat e dorës sa vinin e shtoheshin në shtëpi.

Gra si Ida, që pranon pasivisht bashkëjetesën me një burrë pijanec, të dhunshëm dhe të papunë sepse e zgjodhi vetë, me dashni e me ngulm, kundër gjithkujt e gjithçkaje, e i vëllai nuk e merr mbrapsht motrën e ndame me dy fëmijë të “huaj” në prehën.

Gra si Ola, babai i të cilës ka vite që nuk i flet me gojë, vetëm sepse lindi një fëmijë jashtë martese.

Gra si Ohrida, që duhet të fshihet nëpër kafene të errëta apo në lokale periferike me të dashtunin e saj, duhet t’i ruhet paditjes së kureshtarëve sepse vajzat e këtij vendi nuk mund ta jetojnë lirisht njohjen me një djalë. Ua fshehin prindërve nga frika. Ua rrëfejnë shoqeve nga ngazëllimi…sepse këtu, dashnia e pashpallun, e pazyrtarizume, e papërkrahun nga familjet përkatëse, shtrëngohet në turp, në marre, në koritje.

Gra si Xhulia, që mendon se virgjëria asht garanci për një martesë plot besim dhe krenari mashkullore…se kështu i kanë thanë, se kështu e kanë bind.

Gra si Lela, të brymosuna aq fort me frymën e nënshtrimit, sa besojnë plotësisht e verbnisht që urtësia dhe heshtja shiten mirë në tregun e opinionit të masës dhe se një grua e mençun nuk kundërshton, nuk e braktis vendin që i përket.

Gra si Artemisa, që detyrohet të organizojë dasmën në kohë rekord, me ngut dhe ankth sepse pret një bebe e familja nuk ia don barkun te goja në pragun e një shtëpie që s’asht ajo e të shoqit.

Gra si Pranvera që zgjohet e para e flen e fundit,që përgatit njëherazi mëngjesin e drekën nën dritën e vakët të kuzhinës, duke tregu kujdes maksimal që të tjerëve mos t’u cënohet gjumi,që punon mekanikisht 8 orë në një fabrikë këpucësh në anën e kundërt të qytetit, që kur kthehet e rraskapitun e me rrathët e syve të ramë, duhet t’ia fillojnë nga e para avazit të pafalshëm shtëpijak. Darka, pjatat në lavaman, detyrat e fëmijëve, rrobat e pahekurosuna në raft, mendimi se ça do gatuajnë të nesërmen, pa prit asnjë shenjë ndihme nga askush përveç duarve të saj.

Gra si Linda, e cila punon sa dyfishi i të vëllait në biznesin e familjes por paguhet sa gjysma e tij sepse djali, në ngushtësinë e mendimit patriarkal, asht shtylla e shtëpisë, trashëgimtari qëndror, andaj meriton ma shumë.

Gra si Inesi që dirigjon një organizatë të njohur,udhëton shumë, jeton vetëm, fiton mjaftueshëm para sa të mos ketë nevojën e askujt por që për tagrin publik karriera e saj asht fitu në këmbim të trupit të saj.

Gra si Luçiana, e cila prej 25 vitesh jeton me dy prindërit e bashkëshortit dhe nën ligjivënien e plotë të tynen përjashtohet nga vendimet familjare. Që nga emrat e fëmijëve e deri te blerjet ushqimore, Luçiana nuk ka zà me nxjerr.

Gra si Denisa, e cila pas lindjes së katër vajzave tenton kërkimin dëshpërues të djalit në një shtatzani të pestë dhe aborton me dashje sapo ekografia nuk ua përmbush pritshmëritë.

Gra si Jonida, dikur balerinë e një talenti premtues, e sot gruaja e një burri fanatik, xheloz e prepotent që e detyroi të hiqte dorë nga baleti, të vishte fundin nga gjuri e poshtë e të izolohej nga gjithkush në kullën e “artë” të vetmisë.

Gra si Ela, që nuk mundi të triumfonte karrierën si peshëngritëse sepse i ati nuk donte vajzë me profesion burrash.

Gra si Gonxhja, e cila mbasi ka pastru gjithë ditën stallën e lopëve, e këput gjumi duke parë telenovelën e preferume, të vetmen aventurë të lejueshme nga realiteti.

Gra si Kristina, e cila ka 3 javë që nuk takon prindërit, me urdhën të të shoqit, mbas një debati të cekët të këtij të fundit me burrin e motrës së saj.

Gra si Fatimja, e deklarume e vdekun nga familjarët pse u dashurua me një djalë të një feje tjetër.

Gra si Emanuela, që një pallat i tanë mezi pret ta fejojnë pas “turpit” të dështimit të fejesës së parë.

Gra si Nora, me shkollë, me profesion, me rrogë të mirë, me një burrë të pashëm që shihet me keqardhje dhe dyshim kur pyetjes se kur do bahet nanë, i përgjigjet: Jemi mirë kështu siç jemi!

Gra si Drita, e urtë, e butë, e sjellshme, punëtore, shembullore por “fatkeqësisht” e pabukur, e si e tillë e mëshirume kolektivisht.

Gra të palumtuna, të papërmbushuna, të paragjykume e të dhunume egërsisht. Gra me emën po pa identitet.

Gra pamjaftueshmërisht të bukura, të mira, punëtore, nikoqire, pjellore…pamjaftueshmërisht të qeshuna, të dashtuna, të binduna…pamjaftueshmërisht bashkëshorte, nana, bija, nuse.

Gra të keqpagume, të keqtrajtume, të keqkuptume.

Për to, për nanen teme, për vedin… shkruej, luftoj, protestoj, qëndroj.
Festa mund të presin. Rruga drejt saj nuk shtrohet me lule!/

Të Lidhura

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026
Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”
Të ndryshme

Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”

6 Qershor, 2026
FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë
Të ndryshme

FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë

12 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Të ndryshme

Televizioni, fabrilë antivlerash

5 Maj, 2026
Të ndryshme

Krenar Dunga, një model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri

1 Maj, 2026
Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime
Të ndryshme

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime

20 Prill, 2026

TË FUNDIT

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”
Aktualitet

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”

16 Qershor, 2026

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale
Aktualitet

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale

16 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com