InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Të ndryshme

DEKLARATAE FORTË/ John Bolton: Nëse Donald Trump fiton, do të dalë nga NATO

2 Mars, 2024
in Të ndryshme
A A
DEKLARATAE FORTË/ John Bolton: Nëse Donald Trump fiton, do të dalë nga NATO

.John Bolton ka qenë këshilltar për siguri nacionale i presidentit Donald Trump. Pas vetëm një viti ai u largua për shkak të mosmarrëveshjeve me Trumpin. Tani Bolton flet në një intervistë mbi rrezikun e fitores së Trumpit.

“Nëse Donald Trump fiton, do të dalë nga NATO”. Kështu është i bindur John Bolton dhe këtë e thotë hapur në një intervistë për gazetat “Süddeutsche Zeitung” (München) dhe “Tages Anzeiger” (Zürich). Sipas Bolton, Trump ishte shumë afër vendimit për dalje nga NATO që gjatë Samitit të Aleancës në vitin 2018. Trump “nuk e do as varësinë europiane nga gazi dhe nafta ruse, as marrëveshjet tregtare me BE-në”, thotë Bolton.

Deklaratën e fundit të Trumpit kundër NATO-s Bolton thotë se duhet marrë shumë seriozisht. Trump u ankua se europianët nuk po paguajnë sa duhet në buxhetin e NATO-s dhe paralajmëroi se po u bë president në nëntor do të inkurajonte Rusinë të sulmojë ato shtete të NATO-s që nuk paguajnë.

Bolton tha se largimi nga NATO do të ishte katastrofë si për SHBA-të, ashtu edhe për Aleancën Veriatlantike. Por, shtoi Bolton, Trump nuk i kupton këto gjëra. “Trumpin nuk mund ta bindësh me argumente, sepse atij nuk i intereson përmbajtja, por vëmendja. Ai i dëshiron titujt më të mëdhenj që i ka shkruar një president amerikan: që ai i largoi SHBA-të nga NATO”.

Bolton tha se Trump nuk ka filozofi të qeverisjes. Ai çdo gjë e sheh si transaksion ku vendimtare është se sa përfiton Donald Trumpi. Bolton sugjeron që europianët duhet të mendojnë si ta përkëdhelin Trumpin për t’ia larguar vëmendjen nga NATO-ja. Ai tha se është turp që Europa dhe SHBA-të nuk po përpiqen t’i harmonizojnë interesat e përbashkëta dhe vlerat sa i përket politikave të sigurisë, jo vetëm ndaj Rusisë, por në kuptim më të gjerë. Bolton përkujtoi se nuk është vetëm Trumpi që kritikon europianët; edhe Obama, tha Bolton, i krahasonte europianët me “freeriders”, që në fjalorin e politikës i bie: një person që përfiton nga tjetri pa dhënë kontribut.

Me sulmin e Rusisë kundër Ukrainës, situata gjeopolitike ka ndryshuar në mënyrë dramatike, thotë Bolton, andaj ai propozon që shtetet e NATO-s të rrisin buxhetin e mbrojtjes deri në 5 apo 6 për qind të bruto prodhimit vendor. Prej vitesh SHBA-të insistojnë që europianët të paguajnë së paku 2 për qind nga bruto prodhimi vendor në buxhetin e NATO-s. Bolton propozon që kjo shumë të dyfishohet.

Bolton kritikoi qasjen e deritanishme të amerikanëve dhe europianëve ndaj Ukrainës. “Perëndimi ka bërë pak për Ukrainën. Armët janë dërguar pak nga pak dhe pas debateve të gjata. Kjo e ka bërë të pamundur një luftë strategjike, andaj frontet janë ngrirë. Pse ndodhi kjo? Sepse nga Joe Bideni shpesh kemi dëgjuar se nuk dëshiron zgjerim të luftës. Ne po lejojmë të trembemi nga Rusia, ndërsa kemi dështuar ta pengojmë invadimin nga ana e Putinit. Kjo frikë e ka zgjatur luftën. Sa i përket strategjisë: kush e gjykon gabimisht llojin e konfliktit, nuk është në gjendje të reagojë si duhet. Këtë e quaj gabimin më të madh të qeverisë së Joe Bidenit”, theksoi Bolton.

Të Lidhura

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026
Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”
Të ndryshme

Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”

6 Qershor, 2026
FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë
Të ndryshme

FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë

12 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Të ndryshme

Televizioni, fabrilë antivlerash

5 Maj, 2026
Të ndryshme

Krenar Dunga, një model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri

1 Maj, 2026
Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime
Të ndryshme

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime

20 Prill, 2026

TË FUNDIT

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”
Aktualitet

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”

16 Qershor, 2026

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale
Aktualitet

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale

16 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com