Këtë poezi e shkrova duke u frymëzuar nga poezia e famshme e Ali Podrimes “Unë biri yt Kosovë”
Unë bija jote Dardani
Unë bija jote Dardani
E njoh frymën tënde
E njoh fytyrën tënde të bukur
Të mbuluar nga balta e shekujve
Unë bija jote Dardani
Jetoj me ëndrrën
Që ti një ditë para botës
Të shfaqesh krenare
Dhe ta kthesh fronin
Që me gjak ta morën nga kryet.
Unë bija jote Dardani
Jetoj e heshtur si ti dhe populli yt i përvuajtur
Lartësia jote më lartëson
Rënia jote me gjunjëzon
Heshtja jote më tmerron.
Unë bija jote Dardani
E qëndis fatin tim të ngjizur në gjirin tënd.










