Në tregun e dashurisë
kërkoj të blej dhe gatuaj
diçka të përsosur
Pyes shitësin
Kërkoj 15 kilogram ndërgjegje
15 kilogram ndershmëri
15 kilogram intelekt
5 kg simpati
dhe 5 kg bukuri
Shitësi
Ato tre të parat nuk i kam se si blen më njeri
ngaqë ka dalë mall me hile!
Sa për të bukura dhe simpatizante kemi me shumicë
Po deshe kam në ofertë edhe
700 kg injorancë fushe
500 kg gënjeshtra deti
dhe 2000 kg fodullëk Tirone
Helidon Keku
08.08.2022











