Të miat!
E imja është hëna,
Plot të pathëna.
I imi është dielli,
në atë kupë qielli.
E imja është drita,
agimet zgjuar prita.
Edhe yjet të miat janë,
me galaltikat që sillen pranë.
Dhe Universi i imi është,
Çdo gjë që ekziston, është, ç’është.
Pranë kupës qiellore
Atje në tejskajore
Zhvillohen betejat
Për mendimet hyjnore.
Aty poshtë reve..,
mëkatarë përplasen
për një deve!
Blerina Llalla – Jax, 8′ 18′ 23











