Nga Mevi Rafuna
U mësuam t’i shohim portretet tona
Çdo ditë;
dhe ashtu e kuptuam
se cilët jemi ne
Pasqyra që reflektonin
veç të tashmen
Dhe se projektonin dot
të ardhmen
Dëshironim që portretet
të na shfaqeshin ndryshe
Por ato siç ishin
paraqiteshin
ne neveriteshim
Tri kohë në asgjë
Asgjë ndiheshim dhe ne
U shndërruam
në shpirtra të kalbur
Të mbështjellur
me hirin e keqësisë
Ndërsa pasqyrat
talleshin me neve…











