-JAM MALLI SHTEGTAR-
Sot jam mall që shtegton me krahët e erës,
Puthje vështrimesh endur në rrahjet e zemrës,
Jam shiu endacak që vrapon pyjeve të kujtesës,
Kurm i etur për ty, deri përjetësinë e ndjenjës.
Jam ajër që të përkëdhel nëpër vorbullën e ëndrrës,
Dashuri që vdes dhe rilind në rrezen e shpresës…
-ENERTIN DHESKALI-
(03 Nëntor 2023)











