Degjo…
sikur të ishe duke shkruar
poezi dashurie për…
Një burrë
Si një valë deti
e embel dhe e vrullshme
Do te mbyteshe ne përqafime.
Unë do t’ju trondis
E di
Ashtu dhe ajo bën dridhje ajri
me duar
petalet e trëndafilave fergellojne
Sa i butë parfumi
e ndrojtur
kopshtit ecen zbathur
Çapa te lehte pupel
ndërsa
ai do të më presë zemrën
Me duart e veta
Poezi …dashuri…tretje
Poezi për një burrë
Qe di ta prese zemren me thikë
Per ty











