Beatrix Ramosaj ka bërë reagimin e saj të parë pas deklaratës ofenduese të aktorit Albano Bogdo.
Në emisionin e tij më të ri, aktori u drejtua me fjalët: “E njihni Alban Ramosajn? Është ai që i *** motrën Donaldi në Big Brother!”, deklaratë e cila nuk u prit aspak mirë nga publiku.
Kështu sot, vetëm pak minuta më parë, nëpërmjet një postimi të gjatë në InstaStory, Beatrix shkruan:
“Ofendimet, cenimi i dinjitetit dhe moralit, e mbi te gjitha shpifjet nuk jane vese te cilat me karakterizojne. Por ndryshe nga une, zoteria Albano Bogdo i zoteroka keto vese dhe i shfaq ato gjithe krenari duke i fshehur nen petkun e “komedise satirike”. Por une doja t’i thoja qe me ato fjale denigruese dhe te paverteta nuk me ka lenduar mua, as vellain e as familjen time nese ky ka qene qellimi tij, sepse kemi vite e vite qe jetojne realitetin e hidhur te showbizit shqipetar e tashme jemi imun ndaj tij.












