InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Sinjalet e Ahmetajt, Gjiknurit dhe Veliajt/ Pas inceneratorëve është Rama

3 Gusht, 2023
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Sinjalet e Ahmetajt, Gjiknurit dhe Veliajt/ Pas inceneratorëve është Rama

Fuqinë për të ulur në gjunjë të gjithë aparatin shtetëror nën urdhrat e Klodian Zotos nuk e ka pasur asnjëherë Lefter Koka që sot është në burg, nuk e ka pasur as Arben Ahmetaj që është në arrati, as Damian Gjiknuri që është shkarkuar nga funksionet partiake dhe as Erjon Veliaj, të cilit SPAK i sekuestroi inceneratorin e Tiranës.

Pas çdo hapi që hedhin prokurorët në dosjen e inceneratorëve forcohet bindja se afera është dirigjuar nga maja më e lartë e ekzekutivit, që është zyra e kryeministrit Edi Rama.

Por askush nga vartësit nuk e ka përmendur direkt Edi Ramën dhe përgjegjësinë e tij për korrupsionin me inceneratorët. Ky vazhdon të përcjellë drejt gojës së SPAK bashkëpuntorët e tij më të ngushtë, gjithnjë duke përsëritur se “përgjegjësia është personale”. Por edhe pse gojëkyçur për të ruajtur nderin e organizatës, sinjalet e Ahmetajt, Gjiknurit apo Veliajt që lënë kuptohet se pas aferës është Edi Rama, nuk kanë munguar.

Ahmetaj “mbreti nuk jam unë”

Kur ende ishte në liri, në studion e Opinion, ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj tha se ai nuk mund të kishte të gjithë atë fuqi sa për të urdhëruar të gjithë ministrat, edhe bashkitë që të realizonin projektet e inceneratorëve. “Si ka mundësi të jesh ‘koka’ e inceneratorëve dhe të kesh fuqi të mbinatyrshme dhe të marr gjithë kolegët dhe ta bëj të gjithën këtë?

Nuk kam qenë aq i fuqishëm që të vë në lëvizje gjithë qeverinë, bashkinë. Unë nuk kam superfuqi o burrë, nuk jam guru, që t’i bëja të gjithë bashkë në qeveri e të hidhnin firmat për inceneratorët. Duhet të isha Guru që të merrja kryeministrin”shprehej Ahmetaj që ndërkohë kishte ndjerë distancimin e kolegëve dhe kishte dëgjuar në parti thashethemet për burgosjen e tij. Kur paralajmërimet u bënë realitet dhe Ahmetaj gjeti strehim jashtë vendit, ai dërgoi një tjetër mesazh, me të njëjtën përmbajtje.

“Mbreti nuk jam unë” shkruajti ish.zv kryeministri duke lënë të kuptohet edhe një herë se pas kësaj afere ishte Rama.

Gjiknuri dhe mbrojtja me vendimin e Këshillit të Ministrave
Vendimi për shkarkimin e Damian Gjiknurit si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste i la shumëkujt shijen se Rama e lëshoi ish-ministrin e Energjisë. Disa ditë më parë ishte zbuluar se në dosjen e SPAK ishin administruar faturat e hotelit ku kishte qëndruar Damian Gjiknuri, të paguara nga Klodian Zoto.

Sali Berisha tha se Gjiknuri implikohej në çështjen e inceneratorëve me një autorizim për prodhimin e energjisë në impiantin e inceneratorit të Elbasanit, nga ku qytetarët përfitonin 2% të energjisë, ndërsa 98% e përfitonte konçensionari. Por Gjiknuri nuk e pranoi këtë akuzë duke ia lënë vendimin Këshillit të Ministrave.

Kur gazetarët e pyetën për inceneratorin e Elbasanit, ai tha se kishte marrë me vete një vendim të Këshillit të Ministrave, të cilin “nëse nuk do ta zbatonte, do shkelte ligjin”.

“Këtu ka një vendim qeverie, ka një vendim të Këshillit të Ministrave, ka edhe një vendim të Këshillit të Ministrave në lidhje me rregullat e impiantit të energjisë dhe çdo gjë ka një bazë ligjore. Mjafton një gazetar të marrë një jurist dhe të pyesi: Vendimi a ka dalë në zbatim të ligjit dhe të vendimeve të Këshillit të Ministrave në fuqi? Kaq e thjeshtë është kjo punë” tha Gjiknuri duke ia lënë përgjegjësitë Këshillit të Ministrave, që drejtohet nga Rama.

Veliaj: Kontrata është mes qeverisë dhe konçensionarit

Në Prill të këtij viti, gjatë emisionit “Open”, Veliaj u pyet me ngulm nga gazetari Arjon Sulo se përse paguante 29 euro për ton plehra në inceneratorin e Tiranës për një shërbim që nuk e merrte. Sepse inceneratori nuk ekzistonte. Veliaj ia la përgjegjësinë qeverisë.
“Këtë kontratë inceneratori e ka me qeverinë për të gjitha bashkitë dhe ndërprerjen e kontratës nuk e vendos kryetari i bashkisë. Shkoj unë në burg nëse një ditë them nuk do t’i coj plehrat aty” tha Veliaj për t’u mbrojtur nga dyshimet për korrupsion që ngërthen kontrata për trajtimin e mbetjeve të Tiranës.

“Nuk e kam firmos unë kontratën. Kontrata është me qeverinë për të gjithë operimin e qarkut”përsëriti ai në studio.
“Nëse në atë kontratë ka probleme, secili të mbajë përgjegjësinë sipas ligjit” shprehej kryebashkiaku duke larë duart nga implikimi në këtë aferë.

Në dosjen për arrestimin e Arben Ahmetajt, prokurorët kanë administruar si “problematike” procedurën me të cilën u lidh kontrata e inceneratorit, pasi Veliaj firmosi angazhimin financiar pa vendim të Këshillit Bashkiak. “Është një marrëveshje mes qeverisë dhe koncensionarit”shprehej Veliaj duke tentuar t’i qëndrojë larg procedurave që kutërbojnë nga korrupsioni.

Pavarësisht sinjaleve mes rreshtave, asnjë nga zyrtarët që implikohen në aferën e inceneratorëve nuk ka folur hapur për rolin e kryeminstrit Rama në aferën e inceneratorëve.
Sepse, deri tani perceptimi ka qenë se ishte Rama që lunate fijet e drejtësisë me regji./Lapsi.al

Të Lidhura

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore
Aktualitet

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore

13 Shtator, 2026
Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti
Aktualitet

98-vjetori i Mbretërisë, Axhami: “Monarkia, alternativë serioze politike edhe sot”

1 Shtator, 2026
“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026
“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026
Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit
Aktualitet

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit

24 Gusht, 2026
Eva Vatoci ngre alarmin për Valbonën: “Çmimet e larta dhe shërbimi po dëmtojnë turizmin malor”
Aktualitet

Eva Vatoci ngre alarmin për Valbonën: “Çmimet e larta dhe shërbimi po dëmtojnë turizmin malor”

23 Gusht, 2026

TË FUNDIT

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa
Të ndryshme

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa

14 Shtator, 2026

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore
Aktualitet

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore

13 Shtator, 2026

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”
Artikuj

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”

12 Shtator, 2026

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

10 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com