InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Fakte të reja, mbi Universitetin mesjetar të Durrësit!

16 Korrik, 2023
in Artikuj, Histori, InfoPress
A A
Fakte të reja, mbi Universitetin mesjetar të Durrësit!

   Një institucion ky në zbulim e sipër, Universiteti i Durrësit ka përbërë gjithnjë, një objek të madh debati për historianët dhe arkeologët shqiptarë dhe ballkanikë, veçanërisht gjatë dy dekadave të fundit.

Argumenteve pro tij, tashmë të parashtruara nga ne në një artikull të mëparshëm, duket se sapo i është shtuar një e dhënë shumë e rëndësishme dokumentare e zbardhur së fundmi në Berlin, nga arkeologu dhe historiani i Institutit të Arkeologjisë, Prof. dok. Eduard Shehi.

Në një përmbledhje aktesh të lëshuara nga papa Martini V, të cilat datohen mes 20 prillit 1419 dhe 20 maj 1419, raportohet, për herë të parë në Durrës, ekzistenca e një kishe me emrin ecclesia Sancti Nicolai de Scholaribus Duracien, pra shën Nikolla i studentëve durrsakë.


Përse është e rëndësishme kjo dhe çfarë na tregon, për Durrësin mesjetar?

Dokumenti është kërkesë e një prifti durrsak me emrin Vegetius Mesyn, i cili lutet për ta transferuar nga kisha e Shën Salvatorit ku ndodhej, në atë që dokumenti e quan “beneficio perpetuum sine cura clericatum nuncupatum ecclesia Sancti Nicolai de Scholaribus Duracien“, pra në kishën e Shën Nikollës të studentëve durrsakë.

Fjala latine Scholaribus nuk është e re për botën akademike mesjetare. Për shembull, papa Urbani VI, më 30.11.1378, i dërgon një letër rektorit, magjistrave, doktorëve dhe studentëve të Universitetit të Parisit, duke përdorur pikërisht fjalën Scholaribus në kontekstin e jetës universitare (në latinisht “Dilectis filiis Rectori, Magistris, Doctoribus, Scholaribus ac Universitatii studii Parisiensis salutem et apostolicam benedictionem.”).

Nga botimi i Iliricum Sacrum, të Daniele Farlatit dhe Jacobo Coletit, njohim se në qytet ndodheshin 9-të magjister të teologjisë (lat. novem Magistri in Theologia) dhe doktor (lat. Doctoribus), si për shembull ipeshkevi Gjon Duranoli. Dokumentimi i një kishe për studentët (lat. de Scholaribus) e mbyll qarkun e jetës akademike durrsake dhe sjell një provë shumë të fortë, në favor të ekzistencës së Universitetit, për të gjithë skeptikët.


Për t’u rikthyer te dokumenti ynë, me sa duket nga kjo e dhënë e re, Universiteti i Durrësit, apo siç njihej asokohe “Studium Generale“, kishte në strukturë një kishë e cila i shërbente studentëve dhe stafit pedagogjik për nevojat sakramentale dhe liturgjike.

Ajo nuk ishte një kishëz e vogël, por një kishë e mirëfilltë në kuptimin kanonik, pra me një komunitët të vetin. Me braktisjen e Universitetit edhe kisha ishte braktisur dhe në dokumentin tonë, ajo cilësohej “beneficio […] sine cura ” pra “pa shpirtra për t’u kujdesur“.

Pavarësisht kësaj, ajo arrinte të gjeneronte 32 dukate ari në vit. Nuk shpjegohet si ndodhte kjo, por një mundësi është përmes transaksioneve me pronën (shitblerje apo qiradhënie). Për këtë arsye, prifti Vegetius Mesini kërkonte me ngulm transferimin aty. Kjo do t’i siguronte atij, atë që në gjuhën vulgare moderne, do të ishte një “vend pune ku ka rrogë, por nuk ka punë”.

Përveç të dhënës së paçmuar që ky dokument na jep mbi ekzistencën e një Universiteti mesjetar në Durrës, një element potencialisht i ri i shtohet këtu njohurive të deritanishme për të.

Kjo ka të bëjë me faktin se, ai duhet të ketë vazhduar të ekzistojë edhe për një periudhë relativisht të shkurtër kohe, pas transferimit zyrtar. Ndoshta kemi të bëjmë këtu me periudhën tipike të tranzicionit ku stafi pedagogjik, biblioteka, arkivi etj., duhej të zhvendoseshin për në Zara (Zadar) për të themeluar më pas atje, më 14 qershor 1396, një universitet të ri.

Kjo periudhe tranzitore, nga nisja e zhvendosjes deri te pushimi i plotë i çdo veprimtarie akademike, duhet të ketë zgjatur disa vjet, ndoshta deri në mes të vitit 1413. Pra, mund të jemi përballë një prove të tërthortë që Universiteti Mesjetar i Durrësit ka vazhduar veprimtarinë e tij edhe në fillim të shekullit të XV, të paktën deri aty nga viti 1413.

Pse deri më 1413?

Kjo ka një arsye historike. Më 1402, turqit e udhëhequr nga sulltani Bajazit I shpartallohen në atë që njihet, si Beteja e Ankarasë. Kjo bëri që ata, në mos të tërhiqen plotësisht nga Gadishulli Ballkanik, të paktën ta pakësonin ndjeshëm prezencën e tyre këtu.

Një gjë e tillë ndezi shpresat e kombeve ballkanike dhe qarqeve intelektuale, se rreziku kishte kaluar. Në këtë kontekst domenikanët mund të kenë vendosur të vazhdojnë ta kenë Universitetin në Durrës, me shpresën se mund të ktheheshin këtu shpejt. Në këtë drejtim, është plotësisht e justifikueshme mbajtja aktive e një kishe për studentët.

Këto shpresa, sidoqoftë u shuan përfundimisht, në mes të vitit 1413, kur sulltani Mehmeti I Çelebi, djali i Bajazitit I, rinisi fushatën kundër shteteve ballkanike, duke i pushtuar një e nga një. Në këtë kontekst, vjen edhe dokumenti i kishës tonë, pothuajse të braktisur, por gjithsesi, relativisht të pasur deri aty nga vitet 1419.

 

Nga: Dorian Hatibi

Të Lidhura

Si po ndikon ChatGPT (inteligjenca artificiale) në mendimin kritik. A po shkatërrohet mendimi kritik dhe kreativ?! (Analizë)
Artikuj

Si po ndikon ChatGPT (inteligjenca artificiale) në mendimin kritik. A po shkatërrohet mendimi kritik dhe kreativ?! (Analizë)

30 Prill, 2025
27 prill 1938, në ditën e kurorëzimit të Mbretit Zog I me Konteshën, Géraldine Apponyi
Histori

27 prill 1938, në ditën e kurorëzimit të Mbretit Zog I me Konteshën, Géraldine Apponyi

27 Prill, 2025
“Shtet elektoral”/ Rama nën akuzë për keqpërdorim të institucioneve për fushatë zgjedhore
Artikuj

“Shtet elektoral”/ Rama nën akuzë për keqpërdorim të institucioneve për fushatë zgjedhore

17 Prill, 2025
Der Standard”: Meloni dërgon kriminelë në Shqipëri
Artikuj

Der Standard”: Meloni dërgon kriminelë në Shqipëri

14 Prill, 2025
Berlini mbyll dyert për Ballkanin Perëndimor, asnjë vend në BE pa u rregulluar problemet brenda unionit
Artikuj

Berlini mbyll dyert për Ballkanin Perëndimor, asnjë vend në BE pa u rregulluar problemet brenda unionit

13 Prill, 2025
Kush e financon fushatën e Ramës në Europë?
Artikuj

Kush e financon fushatën e Ramës në Europë?

12 Prill, 2025

TË FUNDIT

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 10 maj 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 10 maj 2025

10 Maj, 2025

Papa Prevost, fotoja “profetike” në vitet 70 përballë Shën Pjetrit në miniaturë
Të ndryshme

Papa Prevost, fotoja “profetike” në vitet 70 përballë Shën Pjetrit në miniaturë

10 Maj, 2025

“Armëpushim 30-ditor në Ukrainë”/ Trump: Nëse nuk respektohet…
Bota

“Armëpushim 30-ditor në Ukrainë”/ Trump: Nëse nuk respektohet…

9 Maj, 2025

Koalicioni Euroatlantik mbylli fushatën, Eduart Ndocaj: Lezha dhe mbarë Shqipëria do të votojnë për dinjitetin, zhvillimin dhe drejtësinë.
Politikë

Koalicioni Euroatlantik mbylli fushatën, Eduart Ndocaj: Lezha dhe mbarë Shqipëria do të votojnë për dinjitetin, zhvillimin dhe drejtësinë.

9 Maj, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com