InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Deputeti i PD: Nëse do ishim bashkë, do kishim fituar 24-26 bashki

5 Qershor, 2023
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Deputeti i PD: Nëse do ishim bashkë, do kishim fituar 24-26 bashki

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Hoxha, i ftuar në “Debat” nga Alba Alishani në A2 CNN ka folur në lidhje me ndarjen e kësaj force politike, ndërsa nuk ka ngurruar të bëjë thirrje se nevojitet bashkimi i të dyja kaheve, në mënyrë që kjo parti të ecë përpara.
Sipas Hoxhës, palët duhet të lënë pas humbjen e kohës me naivitet politik, por duhet të jenë gjithmonë e më përbashkues mes tyre, për të mos pasur më atë rezultat që morën në zgjedhjet e fundit të 14 majit.
Hoxha siguroi se, nëse palët do të kishin qenë të bashkuara, në zgjedhjet e 14 majit, Partia Demokratike do të kishte fituar 24-26 bashki.

“Ne nuk duhet që të humbasim më kohë në naivitet të plotë politik, të secilit deputet, që në qëndrimin tonë në dy vite kemi qenë gjithmonë palë që kemi dashur të bëjmë procese përbashkuese, e që të çojnë në këto rezultate që tanimë janë certifikuar.Kemi kërkuar gjithmonë që të bëjmë fushatë me kandidatë unikë dhe faktikisht ne gjendemi në një situatë të tillë, që secili nga ne duhet të mbajë përgjegjësi individuale dhe të themi të vërtetën që kështu nuk shkojmë askund.

Ajo që unë dhe i gjithë grupi parlamentar kemi kërkuar është që të merret një hap kohor, për të bërë një hap pas nga të dyja palët, që nga drejtimi i grupimeve për të krijuar një parti për të cilën unë kam ardhur për të kontribuar.

Një parti, që duhet të hapë një epokë të re, larg të shkuarës e më pranë të ardhmes, sepse Shqipëria është tkurrur, demokratët dhe qytetarët akoma më shumë. Të ndarë ne do t’i japim mundësinë qeverisë së Rilindjes ose aleatit të tyre që të vijojë betejat e saj të 2025-s por edhe të 2029-s duke qenë gjithmonë një parti-shtet me të gjitha mekanizmat.

Më vjen keq që pala tjetër nuk e pranon që dështimi në zgjedhjet e 14 majit ishte si pasojë e mos unifikimit të forcave tona dhe ju garantoj që nëse do kishim unifikuar forcat, të kishim dalë me një kandidat të përbashkët dhe do trokisnim në çdo derë me programin tonë, ne sot do të kishim 24-26 bashki të fituara.

Pra, do ishim një gur themeli për të ngritur një fitore të mundshme në vitin 2025. Pra, ne duhet të ndajmë mendjen, a kemi një parti apo dy parti? Nëse kemi një parti, hajde ta bëjmë dhe ajo parti me logo zyrtare të PD apo me një logo tjetër, gjithsecili prej nesh duhet të dalë në terren dhe ta riorganizojë këtë parti, sipas një koncepti komplet ndryshe nga ajo që është bërë deri më sot”, deklaroi deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Hoxha.

Të Lidhura

Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti
Aktualitet

98-vjetori i Mbretërisë, Axhami: “Monarkia, alternativë serioze politike edhe sot”

1 Shtator, 2026
“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026
“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026
Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit
Aktualitet

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit

24 Gusht, 2026
Eva Vatoci ngre alarmin për Valbonën: “Çmimet e larta dhe shërbimi po dëmtojnë turizmin malor”
Aktualitet

Eva Vatoci ngre alarmin për Valbonën: “Çmimet e larta dhe shërbimi po dëmtojnë turizmin malor”

23 Gusht, 2026
Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti
Aktualitet

Shpëtim Axhami: Shqipëria të ketë Ditën Kombëtare të Kujtesës për viktimat e komunizmit

23 Gusht, 2026

TË FUNDIT

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”
Artikuj

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”

12 Shtator, 2026

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

10 Shtator, 2026

Poezi/ Adelina Pali: E kuqja
Të ndryshme

Poezi/ Adelina Pali: E kuqja

10 Shtator, 2026

Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti
Aktualitet

98-vjetori i Mbretërisë, Axhami: “Monarkia, alternativë serioze politike edhe sot”

1 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com