InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

VIDEO, FOTO/ Bashkia Tiranë betonizon me urgjencë sheshet e pushimit në blloqet e pallateve. Tek “5 maji” 2 mijë banoëve u prishet lulishtja për ta kthyer në beton për parkim.

2 Maj, 2023
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
VIDEO, FOTO/	Bashkia Tiranë betonizon me urgjencë sheshet e pushimit në blloqet e pallateve. Tek “5 maji” 2 mijë banoëve u prishet lulishtja për ta kthyer në beton për parkim.

Në njësinë administrative nr. 4, në lagjen “5 Maji”, banorët kanë shprehur shqetësimin për punimet që po kryhen në brendësi të bllokut të pallateve në të cilat jetojnë rreth 430 familje dhe mbi 2 mijë banorë.

Banorët nuk janë njoftuar për këtë investim dhe i vetmi informacion që i është dhënë është lajmërimi në një fletë formati, pa logo të vendosur në një trung peme ku thuhet “ Mos parko, 3 ditë punime”.

Ky është i vetmi informacion që banorët kanë.

Zëdhënësja e fushatës për Bashkinë e Tiranës Silvi Bardhi, takoi disa prej tyre. Ata u shprehën se në vend që zona të kthehet në shesh pushimi për ta dhe familjet e tyre, ajo po betonizohet për interes të pak njerëzve të cilët duan të pasurohen duke betonizuar sheshin përpara pallatit të tyre.

“Trotuarët janë ngushtuar, lulishtet që vetë banorët kanë rregulluar u prishën, nuk ka asnjë plan që të na tregojë se çfarë do të ndodhë këtu”, tha një prej banorëve.

Ata kanë dyshime se vendi do të kthehet thjesht në një parkim duke mos menduar aspak për rezidentët.

“Nuk jemi kundër ndërtimit. Jemi kundër mashtrimit dhe vjedhjes. Kjo rrugë është shtruar para dy javësh, tani sërish po e shtrojnë me taksat tona. Ku shkojnë taksat tona, për të pasuar Erion Veliajn? Kam një thirrje për banorët që të ngrihemi të gjithë bashkë dhe të ngrihemi kundër këtyre hajdutëve që na e nxinë jetën. Shihe katrahurë”, tha një tjetër.

“Nuk e kuptojmë pse na i prishin trotuarët. Bashkia erdhi dhe vuri pak asphalt electoral këtu dhe ikën. Dyfish shpenzime. Këtu ishte lulishtja me pemë dhe e prishën”, tha një tjetër banor.

“Një nga pesë pikat është 500 oazet për të gjjithë qarkun e Tiranës. Këto oaze do të jenë investimi më serioz në drejtimin e Bashkisë së Tiranës nga Belind Këlliçi. Do të ketë gjelbërim për lagjet e Tiranës. Pamjet e sotme janë konkrete. Bashkia e Tiranës sot po investon vetëm në betonizim dhe në pasurimin e disa persoanave. Me ardhjen e Belind Këlliçit në drejtimin e Bashkisë Tiranë këto oaze do të jenë jetësore për qytetarët”, tha zëdhënësja për Bashkinë Tiranë, Silvi Bardhi.

Të Lidhura

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore
Aktualitet

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore

13 Shtator, 2026
Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti
Aktualitet

98-vjetori i Mbretërisë, Axhami: “Monarkia, alternativë serioze politike edhe sot”

1 Shtator, 2026
“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026
“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026
Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit
Aktualitet

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit

24 Gusht, 2026
Eva Vatoci ngre alarmin për Valbonën: “Çmimet e larta dhe shërbimi po dëmtojnë turizmin malor”
Aktualitet

Eva Vatoci ngre alarmin për Valbonën: “Çmimet e larta dhe shërbimi po dëmtojnë turizmin malor”

23 Gusht, 2026

TË FUNDIT

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa
Të ndryshme

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa

14 Shtator, 2026

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore
Aktualitet

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore

13 Shtator, 2026

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”
Artikuj

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”

12 Shtator, 2026

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

10 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com