InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Bejko zotohet para banorëve të “5 Majit”: Do kompensojmë qytetarët që iu prishën banesat padrejtësisht nga Veliaj, vjedhje e pastër e shtetit

28 Prill, 2023
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Bejko zotohet para banorëve të “5 Majit”: Do kompensojmë qytetarët që iu prishën banesat padrejtësisht nga Veliaj, vjedhje e pastër e shtetit

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko zhvilloi një takim me banorët e zonës së ‘5 Majit’, ku Bashkia ka shembur qindra shtëpi me pretendimin se ishin prekur nga tërmeti I nëntorit 2021.

Në takimin me banorët, Bejko u premtoi atyre se nëse PD do të drejtojë Bashkinë e Tiranës pas 14 majit, do të kompesojnë të gjithë ata banorë që iu janë prishur shtëpitë padrejtësisht, të cilëve thotë se kryebashkiaku aktual Erion Veliaj nuk u ka lidhur kontratë për banesa të reja.

Bejko tha se kompensimi i banorëve të zonës së ‘5 majit’ do të bëhet sipas vlerës së tregut. Bejko u ndal edhe në projektvendimin për prishjen e banesave 50-vjeçare, për të cilat tha se kjo është qartë një dhunim i pronës së qytetarëve dhe vjedhje e tyre, me qëllim që të përfitojnë klientët e qeverisë apo bashkisë.

Kompensimi nuk do të jetë vetëm për banorët e ‘5 Majit’, por për të gjitha rastet kur ka pasur abuzim nga Bashkia Tiranë, nën drejtimin e Erion Veliajt.

Bejko: Sipas informacioneve që kemi, bashkia nuk ka bërë asnjë kontratë, nuk i ka siguruar askujt nga ju një banesë ku ai të strehohet pas asaj reprezalje që u bë te zona e 5 Majit. Në këto kushte, reagimi juaj është i drejtë. Në një shtet ligjor ku drejtësia prevalon mbi politikën, banorët e 5 Majit fitojnë gjyqin, do të fitojnë gjyqin, qeveria nuk ka bërë asgjë më shumë me banorët e 5 Majit, me atë që kërkon të bëjë me banorët e gjithë Tiranës, duke i njoftuar se do të prishi të gjitha ato shtëpi, ato banesa, që janë ndërtuar prej 50 vjetësh, me pretekstin se ato rrezikojnë shembjen nga tërmeti.

Të njëjtën gjë bën edhe te ju. Ju thanë se banesat tuaja rrezikohen nga tërmeti dhe janë prekur nga tërmeti që ka rënë në vitin 2019, ndërkohë që sipas konstatimit tuaj dhe të ekspertëve aty nuk ka pasur asnjë shenjë që tërmeti të bënte dëme”. “Në këto kushte kjo është një vjedhje e pastër, një dhunë e pastër e shtetit për të shpronësuar një numër të lartë, është numër shumë i lartë i banorëve të 5 Majit dhe për të krijuar pronarë të rinj, klientë të qeverisë, të bashkisë, drejtorëve të vet, administratës, apo edhe klientë të huaj që bashkëpunojnë me qeverinë, siç ka qenë rasti i bashkëpunimit ose vetë-ofrimit vullnetar të të famshmit Boero, që po e bën Tiranën lëmsh.

Një arkitekti dhe një studio të tij, që në Itali është e refuzuar. Është e refuzuar dhe e trajtojnë si sharlatan. Ky sharlatan vjen në Shqipëri dhe përdoret, instrumentalizohet nga kryetari i bashkisë dhe nga kryeministri Edi Rama, ose e thënë troç, nga kryeministri dhe çiraku i tij, që është kryetari i bashkisë, Erion Veliaj”.

Në këto kushte situata është shumë e qartë. Ne do të shkojmë edhe te vendi ta shikojmë dhe me fitoren e Partisë Demokratike, të bashkisë së Tiranës, natyrisht e drejta do të shkojë në vend. D.m.th do të rikuperojmë gjithçka është e mundur për të rikuperuar dhe banorët do të marrin të drejtën me vlerën e tregut, atje ku do të gjykohet që të bëhet kompensimi monetar, dhe në vlerë reale, me metra katrorë, aty ku ndërtimi ka filluar dhe po ecën në pronën e vet.

Ky është premtimi që ne bëjmë jo vetëm për zonën e 5 Majit, në të gjitha rastet e abuzimit që ka bërë pushteti me banorët e pambrojtur të Tiranës, dhe siç e ka thënë Ronald Reagan, në rastin konkret, jo vetëm për zonën tuaj të 5 Majit, por për të gjithë banorët e Tiranës qeveria është problemi që kanë qytetarët. Sepse po të mos kishte ndërhyrë qeveria që të bënte këtë lëmsh nuk do të kishim këtë konflikt social midis banorëve, të pambrojtur, dhe qeverisë”. “Ata që e kanë për detyrë t’i mbrojnë banorët dhe t’iu japin qetësi për të ndërtuar jetën dhe mirëqenien e tyre, ata iu shkaktojnë stres, iu shkaktojnë probleme familjare, i varfërojnë edhe më shumë, sepse shqiptarët për një banesë kanë punuar gjithë jetën.

Të Lidhura

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat
Aktualitet

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat

6 Korrik, 2026
‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin
Aktualitet

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

5 Korrik, 2026
Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026
Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë
Aktualitet

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë

30 Qershor, 2026
Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare
Aktualitet

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare

28 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat
Aktualitet

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat

6 Korrik, 2026

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin
Aktualitet

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

5 Korrik, 2026

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com