InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Autobuzi falas dhe ulja e kostos së jetesës, shqetëson vetëm Veliajn e qeverinë”- Këlliçi me banorët e Njësive 3 dhe 4: 5 prioritetet do të bëhen realitet

27 Prill, 2023
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
“Autobuzi falas dhe ulja e kostos së jetesës, shqetëson vetëm Veliajn e qeverinë”- Këlliçi me banorët e Njësive 3 dhe 4: 5 prioritetet do të bëhen realitet

Ndryshe nga kandidatët e tjerë, Belind Këlliçi ka zgjedhur që takimet e tij me qytetarët në Tiranë, t’i zhvillojë me praninë e mediave. Me qytetarët në Njësitë 3 dhe 4 në kryeqytet, ku prezantoi projektin e tij për drejtimin e Tiranës në katër vitet e ardhshme, Belind Këlliçi, u shpreh se Erion Veliaj është shqetësuar nga projemkti i tij për transport publik falas dhe për ulje taksash.

_“Në 14 maj, 18 ditë janë. E kam planin e qartë, e kam për autobusin falas që i ka shqetësuar këta. E ka shqetësuar qeverinë, e ka shqetësuar Erion Velinë. Nënkalimin për të ulur trafikun, do ulim taksat për biznesin e vogël. Do t’i bëjmë të gjitha realitet sepse janë politika për qytetarët. Sigurisht nuk janë për ndërtuesit e këtij_”-u shpreh Belind Këlliçi.

Qytetarët e Tiranës dhe sipërmarrësit e biznesit të vogël, tashmë janë njohur dhe kanë mirëpritur programin për uljen e taksave.

_“Programin me thënë të drejtën e kemi parë paksa, kjo pjesë që është bërë mediatike. Mirë, mirë_”-u shpreh një sipërmarrës, teksa bashkëbisedonte me Belind Këlliçin.

Gjatë bisedës, Belind Këlliçi, tregoi për biznesin e vogël në mënyrë të detajuar, taksat dhe tarifat vendore që do të përgjysmohen apo zerohen pas 14 majit, të cilat do të jenë lehtësim për biznesin.

_“Ka nevojë për ndryshim, ka nevojë për energji tjetër, ka nevojë biznesi i vogël. Nuk e di nëse e ke parë paketën time për heqjen e taksave, për uljen e taksës së infrastrukturës arsimore, sepse ky ka marrë 41 milionë euro dhe nuk ka bërë as çerdhe, as kopshte, as shkolla. I ka lënë të gjithë zonat bosh. Ka akomodim sot vetëm për 12 mijë nga 50 mijë fëmijë që ka Tirana. Përveç se do të heqim taksën për infrastrukturën arsimore, do ta bëjmë zero, pra për biznesin dhe për familjet, sepse t’i rrezik e paguan dy herë dhe si biznes dhe si familje, ta dinë dhe qytetarët që na shohin. Ndërkohë do reduktojmë dhe tarifat, tarifën e pastrim gjelbërimit do e ulim me 50%, do të ulim 50% dhe tarifën për hapësirën publike_”-u shpreh Këlliçi.

Gjatë ecjes në lagjet e Njësisë 3, qytetarët i treguan Belind Këlliçit edhe situatën me mbetjet urbane, të cilat nuk pastrohen, ndërsa thanë se nuk ka as kosha.

_“40 km katror ka këtu, bëjmë një 1.5 km me ardh me hudh plehrat këtu. Prandaj bëhen këto_”-tha një qytetar.

Këtë situatë, Belind Këlliçi ftoi median ta pasqyronte, për të treguar punët e Erion Veliajt me pastrimin e qytetit.

_“Ja si pastrohet Tirana e Erion Velisë, kapeni pak këtë. Kryeqyteti europian i pastërtisë. Urdhëro”_-u shpreh Këlliçi.

Në një bllok pallatesh, qytetarët treguan se si prej vitesh nuk është investuar, ndërsa sheshi mes pallateve shërben vetëm për parking.
_“Vetëm parkim makinash, asgjë tjetër. Po të hym andej matan është më terror. Qytetarët i kanë bërë vet lulishtet, do t`i prishin sot_”- tha një banore.

Belind Këlliçi u shpreh se këto hapësira do të kthehen në oaze të gjelbërta për qytetarët.

_“E gjithë zona këtu shërben për të parkuar makinat, për asgjë tjetër? Ne këtë punë duhet ta bëjmë çdo ditë dhe do ta bëjmë çdo ditë të fushatës, çdo ditë në çdo njësi live me kamera, live me kamera për të treguar realitetin. Imagjino çfarë ndihme është ajo që unë kam propozuar, 500 oaze, që të bësh këtu një hapësirë minimalisht 200 metër katror, me disa stola, me disa lodra për fëmijët, me disa pemë, që të rrinë mosha e tretë, të rrinë fëmijët, të rrinë të rinjtë. Se jemi rritur nëpër lagje të gjithë, pse po bëjmë sikur Tirana ka qenë përherë kështu_”- u shpreh Këlliçi.

Teksa bisedoi me qytetarët, Belind Këlliçi dëgjoi prej tyre shqetësime të shumta, të cilat lidhen kryesisht me situatën ekonomike, që ka goditur familjet dhe fuqinë blerëse.

_“Dobët është shumë dobët. Shpresojmë tani nga behari mos çelet koha të çelet dhe biznesi. Njerëzit lekë nuk kanë. Çmimet ka shkuar një kile djathë 12 mijë lekë. fukaralliku nuk diskutohet. Dhe ne që kemi ashtu, po shtyjmë një këmbë. Inshallah presim të ndryshojë ndonjë gjë. Po bëjnë një asfalt atje, kanë bllokuar rrugën, pa kanalizime, pa trotuar_”- u shprehën disa qytetarë.

Të Lidhura

REAGIM PUBLIK/ Arjan Hamiti: Përjashtimi i KF Shkumbini kërkon rishqyrtim dhe transparencë nga FSHF
Aktualitet

REAGIM PUBLIK/ Arjan Hamiti: Përjashtimi i KF Shkumbini kërkon rishqyrtim dhe transparencë nga FSHF

19 Prill, 2026
Kryebashkiaku Flamur Golemi dhe 18 punonjës të infektuar me SIDA? Reagon për herë të parë Bashkia Gjirokastër
Aktualitet

Kryebashkiaku Flamur Golemi dhe 18 punonjës të infektuar me SIDA? Reagon për herë të parë Bashkia Gjirokastër

18 Prill, 2026
Dashuri që flet me zemër/ Eduart Ndocaj emocionon me urimin për bashkëshorten në ditëlindjen e saj
Aktualitet

Dashuri që flet me zemër/ Eduart Ndocaj emocionon me urimin për bashkëshorten në ditëlindjen e saj

17 Prill, 2026
Pavlin Zaja tërhiqet nga kandidimi, thekson nevojën për forcim dhe unitet në PD Pukë
Aktualitet

Pavlin Zaja tërhiqet nga kandidimi, thekson nevojën për forcim dhe unitet në PD Pukë

17 Prill, 2026
OPOZITA I RIKTHEHET SHESHIT/ Çfarë pritet të ndodhë sot pasdite para Kryeministrisë? Masat e policisë dhe rrugët që do bllokohen në Tiranë
Aktualitet

OPOZITA I RIKTHEHET SHESHIT/ Çfarë pritet të ndodhë sot pasdite para Kryeministrisë? Masat e policisë dhe rrugët që do bllokohen në Tiranë

17 Prill, 2026
19 Prill, Zgjedhjet për Kryetar të Degës së PD Pukë/ “Ferit Ringaj, Zëri i Bashkimit, Garancia e Fitores!”
Aktualitet

19 Prill, Zgjedhjet për Kryetar të Degës së PD Pukë/ “Ferit Ringaj, Zëri i Bashkimit, Garancia e Fitores!”

17 Prill, 2026

TË FUNDIT

REAGIM PUBLIK/ Arjan Hamiti: Përjashtimi i KF Shkumbini kërkon rishqyrtim dhe transparencë nga FSHF
Aktualitet

REAGIM PUBLIK/ Arjan Hamiti: Përjashtimi i KF Shkumbini kërkon rishqyrtim dhe transparencë nga FSHF

19 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 19 prill 2026

19 Prill, 2026

15 vite dashuri: Historia e rrallë e Ilda Mërkurit dhe Agron Lukës që rikthen besimin te familja!
Show Biz

15 vite dashuri: Historia e rrallë e Ilda Mërkurit dhe Agron Lukës që rikthen besimin te familja!

18 Prill, 2026

Kryebashkiaku Flamur Golemi dhe 18 punonjës të infektuar me SIDA? Reagon për herë të parë Bashkia Gjirokastër
Aktualitet

Kryebashkiaku Flamur Golemi dhe 18 punonjës të infektuar me SIDA? Reagon për herë të parë Bashkia Gjirokastër

18 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com