Diskutuam rreth harresës totale që sekti rilindja i ka bërë këtyre zonave me një bukuri përrallore, diskutuam rreth problematikave kryesore që kanë të bëjnë me regjistrimin e pronave, rrjetin elektrik të shkatërruar, i cili shumë herë ka dëmtuar bizneset e tyre, veçanërisht në stinën e dimrit, diskutuam rreth largimit të të rinjëve, për pasojë dhe mungesës së fuqisë punëtore për bizneset e ngritura në funksion të turizmit.
Personalisht i falenderova për mbështetjen e tyre dhe i garantova se pas 14 majit ne do vijmë me investime konkrete për këto zona, por dhe me politika lehtësuese për bizneset e shumta që kanë ngritur aktivitetin e tyre mes këtyre bukurive mahnitëse./infopressalbania.com/












