InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Elbasani po shuhet”, Boçi: Me paratë dhe taksat tona po blejmë çdo ditë vdekjen

22 Prill, 2023
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
“Elbasani po shuhet”, Boçi: Me paratë dhe taksat tona po blejmë çdo ditë vdekjen

Luçiano Boçi u takua me banorët e lagjes 28 nëntori në qendër të Elbasanit. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, u shpreh se kur qendra e Elbasanit ka problematika të theksuara në infrastrukturë dhe gjendjen ekonomike të banorëve, imagjinohet se çfarë problematikash kanë zonat informale.

“Mendoja që duke qenë në qendër, ne do flisnim për projekte të mëdha që e bëjnë Elbasanin një qytet të shkëlqyer. Sepse kjo qendra jonë e Elbasanit bashkë me lagjen këtu, ka marrë vëmendjen në thonjëza, ka marrë paratë. Në realitet të gjitha qeverisjeve lokale në 16 vite, i janë disbursuar paratë tona.”

“Këtu duhet të shkëlqente gjithçka, por fatkeqësisht gjithçka është jo-estetike, jo e bukur, e papërshtatshme dhe ju këtë e shihni çdo ditë. Le të më thotë dikush, sepse qyteti ka dhe funksionalitet por ka edhe pamjen estetike. Le të më thotë dikush sa i bukur është ky shatërvani i Tre Urave? Njëri ta thotë! Jo vetëm që nuk është i bukur nga ana estetike, por nuk kuptohet çfarë domethënie ka”, tha Boçi.

Kandidati i opozitës foli edhe për dëmin ekonomik dhe mjedisor që ka shkaktuar inceneratori në Elbasan.

“Paguajmë 52 mijë lekë për ton për plehra që digjen dhe prodhojnë helm për ne. Paguajmë helmin tonë, paguajmë hapur fare vdekjen tonë. Po. Fjalë e rëndë dramatike, tragjike që s’duhet të qëndrojë në gojën e një personi që kërkon të ndërtojë një imazh, një vizion, por pa e thënë të vërtetën si do e shërojë këtë gjë dhe duhet të mbajë një qëndrim. Ka ringjallur një mjerim total të Elbasanit në mënyrë të heshtur, më përpara helmin e preknin në parvazet e dritareve dhe të ballkoneve.”

“Tek vija e kuqe e këmishës së bardhë që varesh në telin e tharjes, ndërsa sot nuk e shohim helmin, por shohim vetëm pasojën. Prevalanca e sëmundjeve të rrezikshme në Elbasan është rritur doktor, (referohet një pjesëmarrësi në sallë) është rritur në mënyrë galopante. Ne sot jemi ne sfidën për bashkinë e Elbasanit.”

“Unë sot e kam sfidën, jo me Ramën, unë e kam sfidën me të ardhmen e Elbasanit. Çfarë do të jetë Elbasani nesër, çfarë qyteti do të jetë, çfarë bashkie do te jetë, se ka humbur identitetin. Do të jetë Bashki Universitare, Bujqësore, Industriale, Turistike? Sot çfarë është? As Universitare, as Bujqësore, as Industriale, as Turistike. Asgjë! Nuk ekziston, dhe po fiket dalë nga dalë”, deklaroi Boçi.

Të Lidhura

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat
Aktualitet

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat

6 Korrik, 2026
‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin
Aktualitet

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

5 Korrik, 2026
Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026
Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë
Aktualitet

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë

30 Qershor, 2026
Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare
Aktualitet

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare

28 Qershor, 2026
EKSKLUZIVE/ Martin Henze: “Shqipëria në udhëkryq – mes korrupsionit strukturor, krizës së institucioneve dhe kërkesës për ndryshim”
Aktualitet

EKSKLUZIVE/ Martin Henze: “Shqipëria në udhëkryq – mes korrupsionit strukturor, krizës së institucioneve dhe kërkesës për ndryshim”

27 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat
Aktualitet

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat

6 Korrik, 2026

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin
Aktualitet

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

5 Korrik, 2026

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë
Aktualitet

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë

30 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com