InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

“I dehuri në kohën e kallashit dhe deputeti i popullit” me autor Ismail Lile

7 Prill, 2023
in Opinione
A A
“I dehuri në kohën e kallashit dhe deputeti i popullit” me autor Ismail Lile

Nga, Ferit HOXHA

Gjithmonë jam ndier i vlerësuar kur më është dhënë mundësia që të marr pjesë në promovime librash të llojeve të ndryshme me autorë të të gjitha moshave dhe si gjithmonë në kësi rastesh mes miqsh e shokësh, jam munduar që të jem i pranishëm në aktivitete të tilla.

Dhe si gjithmonë edhe kësaj rradhe nuk mungova dhe ia vleu, sepse e tillë ishte ndjeshmëria që përjetova gjatë promovimit të librit “I DEHURI NË KOHËN E KALLASHIT DHE DEPUTETI I POPULLIT”, me autor Ismail Lile, e kjo për disa arsye:

Së pari e them me keqardhje, por këto dekadat e fundit janë të rrallë botimet të romaneve, apo edhe librave historikë ( sidomos këta të fundit), jo se llojet e tjera nuk kanë vlerat, por të shprehurit, apo pasqyrimi i një realiteti (qoftë ky dhe i dhimbshëm) nëpërmjet gjinive të tilla, padyshim është i vështirë, por të jep vërtet një ndjesi të veçantë, sepse nëpërmjet pesonazheve të duket sikur e “prek” realitetitn.

Së dyti gjatë këtij eventi m’u dha mundësia jo vetëm që të njoh miq të rinj, por u ritakova me shumë miq të vjetër që së bashku kemi kontribuar në aksionet sindikaliste dhe në lëvizjet për reformat demokratike të pas nëntëdhjetës si Bilbil Kasmi, Ismail Lile, Marko Shipska, Islam Tarelli, Hiqmete Daja etj, etj.

Së treti u ndjeva si në shtëpinë time për vetë faktin se gjatë promovimit të këtij libri përveç të tjerëve ishte prezenca e shumë Tironsave të vjetër, ku me buzëqeshjen, thjeshtësinë e theksin e Tironasit ia shtuan më shumë bukurinë kësaj mbrëmjeje.

Së katërti si qershia mbi tortë ishte bujaria dhe mikpritja e të “zotëve të shtëpisë”, pronarëve që posedojnë Ambientet e Klubit të Shefave të Guzhinës dhe vetë Presidenti Shoqatës z. Reshat Taku

PËRSHKRIMI ROMANIT (PËRMBAJTJA KRYESORE)
Në kohëra, Tiranën ( si kryeqendër të vendit), e kanë synuar shumë të ardhur nga të gjitha rrethet e Shqipërisë dhe njëri nga këta është edhe personazhi i këtij libri Festim Dëllinja (toska i zgjuar e i shkolluar, siç e thërret Sinan Konaku, i cili mundohet t’i përshtatet njëkohësisht zgjuarsisë e naivitetit të Sinanit (Nonit), padjallëzisë e inatit të tij në çaste të caktuara e të jetë një fqinj i mirë për të).

I ardhur në Tiranë gjatë viteve të komunizmit ashtu si dhe shumë personazheve të tjerë më pas, në rolin e pushtetarëve, të atyre të të fortëve, të cilët me mënyra të ndryshme, apo edhe me fuqinë e detyrës e pushtetit, një ditë të bukur për çudi i sheh në majat e karrierës edhe në parlament biles në organin më të lartë të një vendi ku besueshmëria dhe zgjidhja e halleve të popullit duhet të jetë maksimale ( po fundja, jemi mësuar që servilët dhe të pazotët të çajnë më tepër në jetë ).

Në roman kemi konfliktin tradicional, historiko – shoqëror e moral mes atyre që në gjuhën e përditshme i quajmë vendalinj denbabaden e jabanxhijëve (hunjëshkulur, siç shprehet Sinani në gjuhën tironse të vjetër), konflikte që herë zgjidhen në kuptueshmërinë më të mirë e herë tjetër në shumicën e rasteve përfundojnë dyerve të gjykatave me dëshmi nga më absurdet e me zgjidhje akoma edhe më absurde.

Kështu edhe konflikti i Sinan Konakut (autori si për të na treguar vjetërsinë e origjinës së Sinanit, për gjetje artistike edhe mbiemrin ia ka përzgjedhur po aq të vjetër si fjalë, duke bërë një përshtatshmëri të përkryer mes personazheve, së folurës tironse e nivelit arsimor mes personazheve), me jabanxhiun e ardhur e që i zë tokën duke ndryshuar kufijtë dhe me gjuhën e pushtetit me ndihmë firmash e vulash të falsifikuara arrin ta përvetësojë e ta bëjë pronë të tijën (sepse ‘ligji është në dorën e Maliqit’).

Ironia deri në grotesk arrin deri aty sa autori për të vënë në lojë pazgjidhshmërinë e çështjeve tokësore, vendos që çështjen ta ngrejë edhe tej hapësirave, e edhe në qiell ( në planetin alien, ku ekzistonte veç e bardha e gënjeshtra dënohej), çështja mes dy personazheve është akoma e hapur dhe Festim Dëllinja edhe atje lart, ndihet i pafuqishëm për ta ndihmuar në të dy botërat mikun e tij të mirë që e gjithë jeta tokësore i shkoi dyerve të gjykatave i zhgënjyer nga “Liri- Demokratikja” e të gjitha ngjyrave politike, siç i quan Sinani.

Janë këta “qirjoj” të mëdhenj (hunjëshkulur), të cilët pa asnjë metër tokë trashëgimie, sot janë pronarë të mëdhenj në mes të Tiranës apo të zonave të tjera, a thua se gjysh pas gjyshi kanë qenë trashëgimtarë.

Mjedisi ku zhvillohen ngjarjet janë ato të përditshmërisë sonë, shtëpia, rruga, kafeneja ( vendi ku bëhen të gjitha llojet e marrëveshjeve njerëzore, për mirë apo për keq).
Personazhi kryesor duke mos pasur rrugë tjetër, i duket se shpëtimi i tij është kafeneja, gota e rakisë, ” lëngu çudibërës”, që në një moment të caktuar të largon nga hallet, e gjuha duke mos pasur mundësi të shprehet lirisht në ambient tjetër, zgjidhjet para gotës së rakisë ( thonë që i dehuri tregon të vërtetën kur pi).
Njëjtë dhe Sinan Konaku, ky njeri i fisëm, zemërgjerë e bujar, njeri i drejtë e në punë të tij.

Romani përshkohet nga një gjuhë e thjeshtë, ku nuk mungon e folura vendase tradicionale tironse, me plot humor, shpoti e plot dialog gjë që e bëjnë mjaft tërheqës librin.
Koha e brendshme e romanit me dramën e Sinan Konakut, përkon me kohën e jashtme, vitet pas 1990, vitet e tranzicionit të madh shqiptar, vitet e kallashit, ku njerëzit nga frika e të “fortëve”, nuk ndiheshin përpara antidrejtësive.

MBYLLJA
Personalisht, por edhe në emër të Kryesisë së Shoqatës Atdhetare Kulturore Benda gjej rastin ta falenderoj autorin që nëpërmjet këtij romani ka nxjerrë në pah zemërgjërsinë dhe karakterin e veçantë të Tironasve, si dhe kontibutin e tyre për harmonizimin e një shoqërie “multietnike” në Kryeqytetin e Shqiptar, Ku pavarsisht ndikimeve politike apo të faktorëve të tjerë, Tironasit kurrë nuk u bënë pengesë për zhvillimet demokratike të lëvizjes së lirë dhe të zhvillimit ekonomik.

Si Tirons që jam nuk po zgjatem më, por në vend të vargjeve “O Tiron, Tirona jonë”, le të kujtojmë vargjet që për fat të keq sot janë realitet.
“Kjo është Tirana jonë,
Tirana e kontraditës,
e luftës, e paqes,
errësirës dhe dritës”.

 

Të Lidhura

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026
Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026

TË FUNDIT

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”
Artikuj

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”

12 Shtator, 2026

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

10 Shtator, 2026

Poezi/ Adelina Pali: E kuqja
Të ndryshme

Poezi/ Adelina Pali: E kuqja

10 Shtator, 2026

Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti
Aktualitet

98-vjetori i Mbretërisë, Axhami: “Monarkia, alternativë serioze politike edhe sot”

1 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com