InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Lulzim Basha, dhe i vetëm trim në luftë

5 Shkurt, 2023
in InfoPress, Opinione
A A
PD-ja ka një mision, e vetme dhe e izoluar nuk e përmbush dot!

Nga Mirela.KARABINA

Dosja McGonigal po dëshmon dita ditës se të gjithë së bashku, Rama-Berisha-Metaj (j) paskën punuar kundër Lulzim Bashës për eleminimin politik dhe duke penguar ardhjen në pushtet të Tij si kryeministër i Shqipërisë mē 2021-in.

Një goditje e rëndë pēr pluralizmin, opozitarizmin dhe Partinë Demokratike!

Dukshëm, me njē deduksion logjik, rrugëtimi politik i Lulzim Bashës ka ecur në fushë të minuar që nē krye të herës.

Por Ai arriti t’ia dalë më sē miri falë integritetit të tij moral e profesional dhe vullnetit për t’i shërbyer Shqipërisë para partisë.

Kështu, kur më 2021-in pas zgjedhjeve të 25 prillit Ai do të deklaronte që “nuk kishte humbur asnjëherë”, shumē e kuptuan, disa qeshën e nënqeshën dhe disa e sulmuan.

Nē fakt, ai kishte deklaruar një të vërtetë!

Më 2005-ën si pjesē e KOP-it Ai do të mbante peshën e debatit publik duke përmirësuar imazhin e rrēnuar të Partisë Demokratike pas vitit të mbrapshtë 1997 duke ngjallur shpresën për njē të ardhme më të mirë.

Aureola fisnike europiane e Tij do ta shquante ndër Ministrat e Jashtëm europianë, të cilët kishin vlerēsim maksimal për atë që Ai ishte dhe bënte.

Liberalizimi vizave, shqiptarët më në fund do të lëviznin të lirë drejt Europës, do të finalizonte rrugëtimin diplomatik si Ministër i Jashtëm.

Rruga e Kombit, afrimi natyral me pjesën tjetër tonën, shqiptarët e Kosovës, do të ishte njē tjetër sukses i tij si Ministër i Transporteve.
Si nip Kosove dhe pjesë e grupit tē hartimit tē dosjes sē Sllobodan Milosheviçit për krime ndaj njerëzimit (shqiptarëve të Kosovës), Ai mē shumē se kushdo tjetër në PD, pati vullnetin politik për bashkim të shqiptarëve.

Por shumë shpejt do të hidhej baltë mbi këtë vepër madhore me akuza për korrupsion, tē cilat dēshtuan duke mbetur vetëm në trajtën e retorikës politike për të dëmtuar kundërshtarin.

Si Ministër i Brendshëm drejtoi me integritet një ministri të rëndēsishme, këtë e dēshmoi qartë dhe në ngjarjen e rëndë më 21 Janar 2011, ku Policia e Shtetit me profesionalizëm nuk ra pre e asnjë shantazhi e dhune ndaj saj.

Si kryetar i Bashkisë Tiranë është shquar për punē profesionale me vlerë afatagjatë nē shërbim të qytetarëve: hartimi i planit rregullues të qytetit që Rama për 11 vjet punoi pa një plan të tillë; bulevardi ri drejt Paskuqanit dhe restaurimi i Pazarit të Ri të cilat i realizoi Veliaj duke ia vjedhur pasi nuk e përmendi asnjëherë dhe nuk përgëzoi punën e Bashës; realizoi sistemin e ngrohjes nē kopshte e çerdhe; hartoi plan për zhvillimin e transportit publik; u shtruan dhe u rregulluan rrugë të brendshme të qytetetit që lehtsonin jetën e qytetarëve dhe shumë e shumë punë të tjera të mira qē e dëshmojnë ish-bashkëpunëtorët e tij sot me Foltoren, (asokohe punonjës të Bashkisë Tiranë).

Por në punët e Tij si Kryetar Bashkie pēr tē realizuar projektet zhvillimore për qytetin nuk u mbështet as nga qeveria e Partisë Demokratike, dhe as nga ajo Socialiste.

Madje edhe Edi Rama, si kryeministër, deklaroi asokohe publikisht që as qeveria e Sali Berishës nuk e kishte mbështetur me fonde nga buxheti i shtetit.

Më 2013 kur Rama erdhi në pushtet, gjēnë e parë qē do të bënte ishte dëmtimi i imazhit të kundërshtarit politik, liderit të Partisë Demokratike duke shembur një pallat të hipotekuar nē Vlorë koston e të së cilit do ta paguajnë shqiptarët, pasi ishte veprim i paligjshëm.

Mē 2017, pasi shkeli Marrēveshjen e 17 Majit duke prekur votën, Rama dhe jo vetëm, u investuan në Amerikë pēr eleminimin politik të Bashës, pasi kuptuan që është ai i besuari i partnerëve dhe aleatëve.

Dhe, pas 9 shtatorit 2021 Foltora e Berishës do t’i bashkohet dukshëm strategjisë së Ramës me një sulm të paprincipë kundër Kryetarit të Partisë Demokratike, kryetarit të Opozitës.

Po e vërteta zhytet por nuk mbytet!

Falë investigimit të Drejtēsisë amerikane pëmes “Dosjes McGonigal” ku zyrtari i lartë i FBI- së ēshtē korruptuar nga Rama dhe jo vetëm, po zbërthehet klasa politike 32 vjeçare jona si minuese e demokracisë dhe goditje të pluralizmit.

Dhe veçanërisht për elemimin politik të
Kryetarit të Partisë Demokratike.

Por në këte betejë të vështirë drejt zhvillimit europian të Shqipërisë krah qytetarëve, partenerëve dhe aleatëve, Lulzim Basha ka fituar.

Ditē më të mira po vijnë…

Të Lidhura

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026
Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

TË FUNDIT

PLL nis betejën për zgjedhjet 2027: “Kandidatët tanë në çdo bashki”
Aktualitet

PLL nis betejën për zgjedhjet 2027: “Kandidatët tanë në çdo bashki”

20 Shtator, 2026

Analizë e romanit: “Pasqyra e thyer” të autores Vita Blloshmi Kozeli
Kulturë

Analizë e romanit: “Pasqyra e thyer” të autores Vita Blloshmi Kozeli

19 Shtator, 2026

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa
Të ndryshme

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa

14 Shtator, 2026

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore
Aktualitet

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore

13 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com