=== console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block. === console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block. === console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block. === console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block. === console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block. === console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block.
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Çfarë është konservatorizmi?

4 Janar, 2023
in Artikuj, InfoPress
A A
Elektorati i bardhë!

Përgatiti: Aleks Kapllaj

Po të nisemi nga kuptimi etimologjik i fjalës, “konservator” është ai që kundërshton ndryshimin dhe synon të ruajë strukturat shoqërore dhe politike tradicionale. Në parathënien e librit “Konservatorët. Nga Edmund Burke te Russell Kirk”, Malgjeri Gjenaro shkruan: “Konservatorizmi, përpara se të jetë një doktrinë politike, është një ndjenjë shpirtërore dhe një formim kulturor”. Sipas Moeller ban den Bruck, konservatori nuk sheh të kaluarën, por përjetësinë.

Me konservua nuk është vetëm një marrje dhe transmetim, por është rinovim. Konservatorizmi është i lidhur me vlerat universale që vijnë nga një epokë e veçantë, por që janë të vlefshme për çdo epokë historike, ideale, funksionale dhe shoqërore. Po cili është roli i konservatorizmit? Të jetë besnik i vlerave të panegociueshme, por edhe e hapur e kohëve të reja, duke marrë pjesë në krijimin e një ideje të bashkëjetesës qytetare, e bazuar në dinjitetin e njeriut me idenë e komuniteteve të ndryshëm por konvergjent në idenë e rendit universal i bazuar në të drejtën natyrale, në respekt të popujve e kulturave, mbi sovranitetin dhe autoritetin që mbron lirinë.

Revolucioni Francez është konsideruar nga konservatorët një katastrofë në nivelin e pushtimeve barbarike. Objektivi i Revolucionit është vënia në diskutim i vlerave që mbrohen nga institucionet historike si Kisha, familja, korporatat dhe ndarja e shoqërisë në klasa.

Po cilat janë parimet e konservatorizmit? Robert Nisbet në librin e tij “Konservatorizmi: ëndërr dhe realitet”, dallon disa kategori për të kuptuar mendimin konservator: historia dhe tradita; paragjykimi dhe arsyeja; autoriteti dhe pushteti; liria dhe barazia; prona dhe jeta; feja dhe morali. Historia dhe tradita, që sipas konservatorve është e konceptuar si eksperincë. Burke në “Refleksione” nënvizon: ” popujt që nuk shohin mrapan nga paraardhësit, nuk mund të shohin përpara”.

Konservatori e konsideron traditën një vlerë për shoqërinë e kohës. Paragjykimi, sipas Burke është mënyra për të bashkuar qytetarët kundër racionalizmit politik dhe akuzon “shkollën” se nuk njeh autoritetin dhe pushtetin në mbrojtje të institucioneve të familjes, të komunitetit lokal, të ekonomisë, të pronës private dhe të decentralizimit të pushtetit. Shteti totalitar lind nga shkatërrimi i rendit të vjetër dhe mungesa e një rendi të ri, shkaqe që çuan në ngjitjen në pushtet të Hitlerit.

Liria dhe barazia janë dy koncepte të kundërta. Qëllimi i lirisë është mbrojtja e individit dhe “pronës familjare”, pra jetës materiale dhe jomateriale. Ndërsa barazia kërkon të ndajnë të mirat materiale dhe jomateriale. Duke kenë forcat individuale të mendjes dhe trupit të ndryshme, çdo iniciativë për kompensim nga ligjet e qeverisë, mund të dëmtojë liritë e subjekteve të përfshira që janë me diferenca të mëdha, sidomos kjo dëmton të aftët dhe të shkëlqyerit.

Burke vendos Revolucionin amerikan përballë atij francez. I pari është dëshira për liri, ndërsa revolucioni Francez vendos barazinë, jo si një vlerë universale por si një strument tiranie. Russeau në “Kontratën Sociale”, thotë se “duhet të këputen të gjithë zingjirët”, duke braktisur pronën private dhe të drejtën individuale. Sipas Alexis De Tocqueville, barazia provokon forma xhelozie dhe pangopje në përsona që mund shkaktojnë revolucionet e ardhëshme.

Prona dhe jeta. Jakobinët janë përshkruar nga Burke në “Refleksione”, si armiqtë e pronës private, nëpërmjet shtetëzimit të pronës private nga Shteti. Burke kritikon jakobinët, si pushtuesit e jetës private të qytetarëve me ndërhyrjen e shtetit në çështjet ekonomike, shoqërore dhe morale. Për konservatorët, prona private është e shenjtë, ban pjesë në shpirtin njerëzor, që përfaqëson superioritetin mbi botën natyrale. Besimi dhe morali.

Nga të gjithë ideologjitë politike vetëm konservatorizmi është e vetmja që njeh vlerat gjudaiko-kristiane. Xhelozia lind nga dëshira për të skredituar një përson, që i kujton inferioritetin e tij ndaj të aftit. Dhe xhelozia më e madhe vjen nga vlerat e tjetrit: bukuria, karakteri, zgjuarsia dhe krijimtaria artistike, vlera që nuk mund t’i merren tjetrit për t’i përvetësuar.

Barazia kërkon të rrafshojnë diferencat nga poshtë. Njerëzit me vlerë nuk e pëlqejnë rrafshimin e vlerave, ndërsa kjo i intereson vetëm atyre që nuk ka asnjë vlerë. (Shembull i të gjitha kohërave ishte revolucioni kulturor kinez, kur u zhduken të gjitha veprat kulturore dhe u zevendesuan me librin e kuq kinez, me këshillat idiote të Maos. a.k)

Nga “Historia e mendimit konservator”, i Francesko Gjubilei.

Të Lidhura

Nedion Marku, ekspert i krimit kibernetik: Kamerat e sigurisë nuk duhen trajtuar si pajisje të padëmshme
Artikuj

Nedion Marku, ekspert i krimit kibernetik: Kamerat e sigurisë nuk duhen trajtuar si pajisje të padëmshme

1 Tetor, 2026
Martin Henze: Kosova – Faji i agresorit nuk duhet t’u ngarkohet viktimave
Artikuj

Martin Henze: Kosova – Faji i agresorit nuk duhet t’u ngarkohet viktimave

26 Shtator, 2026
“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”
Artikuj

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”

26 Shtator, 2026
Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

26 Shtator, 2026
“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist
Artikuj

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist

26 Shtator, 2026
Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan
Artikuj

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan

26 Shtator, 2026

TË FUNDIT

Reforma territoriale dhe zgjedhore, Axhami: “Të mos kthehen në instrument për pushtetin e radhës”
Aktualitet

Reforma territoriale dhe zgjedhore, Axhami: “Të mos kthehen në instrument për pushtetin e radhës”

4 Tetor, 2026

Mesazhi i Era Dushit për Tetorin Rozë: “Duajeni trupin tuaj, mos nguroni ta kontrolloni!”
Aktualitet

Mesazhi i Era Dushit për Tetorin Rozë: “Duajeni trupin tuaj, mos nguroni ta kontrolloni!”

2 Tetor, 2026

Të ndryshme

hacked by trenggalek6etar

2 Tetor, 2026

Nedion Marku, ekspert i krimit kibernetik: Kamerat e sigurisë nuk duhen trajtuar si pajisje të padëmshme
Artikuj

Nedion Marku, ekspert i krimit kibernetik: Kamerat e sigurisë nuk duhen trajtuar si pajisje të padëmshme

1 Tetor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com