InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Fuksa, patronazhistë e antishqiptarë!

31 Korrik, 2022
in InfoPress, Opinione
A A
TË TALLESH ME LIGJ

Nga Luçiano Boçi

Jemi deri në fyt me ish-fuksa e fuksa. I kemi kudo. Përballë, anash, tek lagja, në stadium, në kinema. Jetojmë në regjimin e fuksave që u ndërtua tullë pas tulle nga ish-sigurimi famëkeq i dikurshëm.

Fjala që dëgjohet më shpesh tani sikurse dikur para ‘90 është “mos fol”.
Mos fol se të heqin nga puna.
Mos fol se të kërcënojnë me polici.
Mos fol se të shpallin antiamerikan.
Fuksllik kudo. Tradhëti kudo.

Gara midis ish-fuksave dhe fuksave të rinj (patronazhistët) është e madhe. Të parët ankohen se nuk iu dihet nderi e se me kontributet e tyre është ndërtuar regjimi i ri, ku fuksat-patronazhistë shpërblehen me dogana, me drejtori, me poste kyçe. Ata vetë bërtasin se e bëjnë për ideal, për ideal të urrejtjes.

Ndërsa fuksat e rinj i bien gjoksit për “fitorjen” e rradhës. Bërtasin se ishte meritë e fuksllikut të tyre që Rama është koka e regjimit. Nga ana tjetër nuk ngopen. Duan para, punë, favore, ndere. Shteti si shtet është i fuksave. Fuksat e trashëgimtarët e ish fuksave janë kudo. Në qeveri, në polici, në drejtësi, në sport, në art.

Fuksat e vjetër dhe të rinj grinden midis tyre se cilët janë më efikas në sundimin e sotëm të së keqes dhe cilët i kanë shërbyer më fort partisë duke i ngulur thikën atdheut e shqiptarëve.

Të vjetrit me krenari listojnë vrasjet, burgosjet, internimet. Të rinjtë ia presin me falimentimet, shkarkimet, kallzimet, përgjimet.

E midis tyre janë ato: DOSJET.
Dosjet që kurrë nuk u hapën. Dosjet që lidhin fuksat e vjetër me të rinj, sikur të ishte lidhje gjaku. Që lidhin regjimin me drejtimin. Majtizmin me antishqiptarizmin. E që janë arma më e mirë e ish sigurimsave dhe sigurimsave të rinj për të luftuar me “armiqtë”.

Kur i duhet ndonjë rekrut i ri, votues i ri, patronazhistët e shantazhojnë: ta hapëm dosjen. Kur duan të sajojnë ndonjë dosje luanjë me iniciale. Është një I.M, kujdes. Pastaj një V.L, ndoshta një V.K. E loja vazhdon.

Kryefuksi ndërkohë bën sikur qeveris, por realisht vazhdon atë shërbimin e dikurshëm të fuksit, me antishqiptarizëm, me shitje trashëgimie, me falje deti, me dorëzim Kosove, me grabitje, me pasurim, me arrogancën e fuksit omnipotent dhe impotent dhe me lojën e dosjeve.
Hapini pra dosjet! Hapini pa kushte. Pse bëni sikur duhet një ligj kushedi. Ligjet e juaja janë thjeshtë “gjoja” dhe “loja” për të shpëtuar veten tuaj!

Hapja e tyre jo vetëm do na shërojë si shoqëri, por do mjekojë dhe antishqiptarizmin e ngritur në sistem.
E bashkë me Dosjet t’i japim fund dhe regimit të fuksave të vjetër dhe të rinj!

Të Lidhura

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026
Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

TË FUNDIT

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit
Aktualitet

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit

24 Gusht, 2026

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist
Artikuj

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist

23 Gusht, 2026

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan
Artikuj

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan

23 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com