InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Fabio Volo: Për ty grua, që ngrihesh sërish në këmbë pas katastrofës

29 Korrik, 2022
in InfoPress, Lifestyle, Të ndryshme
A A
Fabio Volo: Për ty grua, që ngrihesh sërish në këmbë pas katastrofës

“Rilindja e një femre” nga Fabio Volo

Më shumë se perëndimi i diellit, më shumë se fluturimi i një zogu, mrekullia më absolute është një grua e rilindur. Kur ngrihet sërish në këmbë pas katastrofës, pas rënies.

Çdokush mund të thotë: “Ka mbaruar”. Ama jo, kurrë nuk mbaron për një grua. Një grua ngrihet gjithmonë, edhe kur nuk beson se gjërat do të ndreqen, edhe nëse nuk dëshiron të çohet. Nuk po flas vetëm për dhimbjet e mëdha, ato plagë çnjerëzore që të sjellin vdekjet apo sëmundjet. E kam fjalën për ty, që kjo periudhë e vështirë nuk po të mbaron kurrë, që po bën një punë të vështirë, që çdo mëngjes është si një provim, më keq se në shkollë.

Ti, arbitrja e paepur e vetes, që nga mënyra se si të sheh shefi yt, do të vendosësh nëse je në rregull, apo nëse duhet ta dënosh veten. Pra, çdo ditë, dhe kjo rutinë nuk mbaron kurrë. E kam fjalën edhe për ty që ke frikë të flesh me një mashkull; se je e tmerruar se do të krijohet një histori që do të të kufizojë, se nuk flirton me askënd nga tmerri që ke se dikush do të përfshihet në jetën tënde. Më keq akoma: mund të kapeni pas tij, dhe më vonë të vuani si qen.

Ndiheni e lodhur: gjithmonë ekziston dikush me të cilin duhet të justifikoni veten, që dëshiron t’ju ndryshojë, ose që ju duhet ta ndryshoni për ta mbajtur pranë. Por ju kultivoni vetminë brenda vetes suaj. Ju  thoni kur flisni me të tjerët: “Jam mirë kështu. Unë jam mirë kështu, jam e lumtur kështu” duke mos u shprehur realisht për atë që ndjeni dhe duke e thelluar vetminë tuaj.

Ose me atë djalë që e doni çmendurisht. Tek ai njeri je përkushtuar e gjitha dhe ka shumë kohë që je përfshirë aq shumë, saqë një ditë sheh veten në pasqyrë dhe nuk e kupton se në çfarë je shndërruar. Çfarëdo që të ka ndodhur, tani je këtu dhe e di që ka kaluar një moment kur ke parë poshtë dhe i kishe këmbët në dysheme. Kudo që të ishe, ishe e lidhur fort: me historinë tënde, me punën tënde, me vetminë tënde. Dhe ishte një moment i vështirë. Dhe qatë. Zot, sa shumë keni qarë!

Ti je si një burim lotësh. Ke qarë duke ecur në një rrugë të mbushur me njerëz, në stacionin e metrosë, në një biçikletë. Pra, papritur. Nuk mund t’i mbaje dot lotët. Po atë natë që morët makinën tuaj dhe udhëtuar për orë të tëra, për ta bërë ajrin e ftohtë të thante lotët e tua? Dhe pastaj reflektove, fole. Sa shumë flisni, vajza! Lotë dhe fjalë.

Është një aventurë të rindërtosh veten. Me e madhja. Nuk ka rëndësi se nga filloni, qoftë nga shtëpia duke ndryshuar ngjyrën e perdeve, apo prerjen e flokëve. Ju kam adhuruar gjithmonë, gra në rilindje, për këtë mënyrë të mrekullueshme për t’i bërtitur botës “Unë jam e re” me një fund me lule ose me kaçurrela të freskëta.

Më shumë se lindjet e diellit, më shumë se perëndimi, një grua në rilindje është çudia më e madhe. Për ata që e takojnë dhe për veten e saj. Është pranvera në nëntor. Atëherë kur nuk e pret.

Të Lidhura

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime
Të ndryshme

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime

20 Prill, 2026
Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën
Të ndryshme

Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën

10 Prill, 2026
Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…
Të ndryshme

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…

8 Prill, 2026
Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…
Histori

Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…

5 Prill, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it
Të ndryshme

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

5 Prill, 2026
“1 Prilli, Dita  e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini
Të ndryshme

“1 Prilli, Dita e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini

1 Prill, 2026

TË FUNDIT

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”
Aktualitet

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

23 Prill, 2026

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e enjte, 23 prill 2026

23 Prill, 2026

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026

Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën

22 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com