InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Dëgjo këtu, ti Sali komunisti”, Agron Kapllanaj i përgjigjet Berishës: Pasurinë e kam me djersë, një pjesë e kam shpenzuar dhe për të mbështetur ty

12 Korrik, 2022
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
“Dëgjo këtu, ti Sali komunisti”, Agron Kapllanaj i përgjigjet Berishës: Pasurinë e kam me djersë, një pjesë e kam shpenzuar dhe për të mbështetur ty

Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës Agron Kapllanaj, i përgjigjet Sali Berishës për akuzat që ky i fundit bërë mbrëmjen e djeshme në një dalje televizive. Sipas Kapllanajt, kryetari i ri i PD ka hallin e tij dhe të familjes pas non-gratës amerikane dhe përgojon të tjerët.

“Kur nisi të derdhte përroin e shpifjeve të zakonshme, sytë iu zgurdulluan, dhëmbët e hollë e të konsumuar nga viktimat e shumta që ka shqyer në këto 30 vite, i dolën jashtë gati për të kafshuar sërish. Pas çdo shpifjeje thoshte: “Kapllanaj, ai që organizon ato takimet në Fier, Lushnje e Mallakastër…”- shkruan ish-kryebashkiaku i PD.

Agron Kapllanaj thotë se Berisha e sulmon për të frikësuar demokratët në bazë, të cilët e dinë që “lufta” e kryetarit të PD “nuk është as rrëzimi i Ramës dhe as risjellja në pushtet e PD.”

“Sali Berisha, të këshilloj se kur më përmend mua dhe familjarët e mi për afera korruptive në bashkëpunim me Ramën laj gojën, pasi cdo qindarkë e përfituar nga famijarët e mi është me djersën e ballit, madje dhe një pjesë të asaj djerse e kanë shpenzuar për të mbështetur ty dhe ata sojsësët që të rrethojnë ty, pa kërkuar dhe pa marrë asgjë në shkëmbim, sepse kemi besuar verbërisht tek mashtrimet e tua për një qeverisje, ku interesi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve do të prevalonte mbi cdo interes tjetër”, vijon ai.

Përgjigja e plotë e Agron Kapllanaj, ish-kryebashkiak i Mallakastrës

Mbrëmë Sali Berisha ishte ftuar tek Eni Vasili, por ngaqë personalisht kam kohë që nuk e ndjek më Sali Berishën, si në takimet qe ai bën, por dhe në studiot televizive, dhe arsyeja pse nuk e ndjek është sepse ai gjithë axhendën politike të tij e ka për hallin e vet dhe të familjes së vet dhe nuk ka asnjë interes për demokratët dhe për shqiptarët, por vetëm mashtron në emër të tyre, kështu që ndërrova kanalin televiziv duke ndjekur dicka më interesante se sa të ndiqja mashtrimet e tij.

Ai kishte shkuar me demek për të folur për protestën e 7 korrikut dhe se si do bashkonte demokratët për të rrëzuar qeverinë e korruptuar, Rama…

Në mëngjes duke shfletuar shtypin online, pashë emrin tim në një nga portalet dhe u ndala te lexoja kush ishte shpifja e radhës ndaj meje. Kur gjeta kohën e lirë, ndoqa intervistën e tij. Dëgjova të fliste për Blinken, për të cilin u betua se nuk do ta falë deri në vdekje, dëgjova të fliste për Edi Ramën me të cilin mbylli pazaret në 2008 pas sikletit të Gërdecit, por që në shtator pas pushimeve në supervilën e Lalzit, “nuk do të gjejë vrimë ku të futet”!

Foli edhe për Fatos Nanon të cilit në vitin 2005 ia kishte falur burgun për korrupsion, se u tregua burrë i mirë dhe i mundësoi rikthimin në pushtet. Sa herë përmendte këta “armiq”, dukej si një njeri dhe politikan normal. Kishte hedhur lëkurën e qengjit. Por më pas nga fundi i intervistës, papritur ishte shpërfytyruar… Doli i vërteti, ai që ka qenë gjithmonë; ujk për të gjithë ata që i tregojnë të vërtetën.

Ju kujtova unë dhe nisi të tjerrë shpifje, që vetëm një mendje e ligë dhe e destabilizuar si e tij mund ti prodhojë e të guxojë ti bëjë live në TV. Në fakt i plasi sheshit makthi që e mundon, për ata mijëra demokratë që tashmë e njohin mirë dhe refuzojnë ta ndjekin në hallin që ka familjarisht me SHBA. E filloi me “AliBashën” dhe e vazhdoi me sulme të ndyra kundër meje.

Kur nisi të derdhte përroin e shpifjeve të zakonshme, sytë iu zgurdulluan, dhëmbët e hollë e të konsumuar nga viktimat e shumta që ka shqyer në këto 30 vite, i dolën jashtë gati për të kafshuar sërish. Pas çdo shpifjeje thoshte: “Kapllanaj, ai që organizon ato takimet në Fier, Lushnje e Mallakastër…”.

Mund t’i përgjigjesha me tjetër gjuhë një monstre të tillë që ka 30 vite që mban nën thundër Partinë Demokratike dhe Shqipërinë bashkë me Edi Ramën, por jam i qartë se nuk e ka me mua personalisht. E di që po më shënjestron për t’i dhënë mesazh frike, mijëra demokratëve në bazë të cilët janë aq të kthjellët sa ta kuptojnë që lufta e Sali Berishës, nuk është as rrëzimi i Ramës dhe as risjellja në pushtet e PD.

Makthi i tij janë ata demokratë që e dinë të vërtetën, se ai edhe PD-në, edhe pushtetin, i do për të shpëtuar lëkurën. Gjithashtu e di se ka hall që të mbajë sa më gjatë rreth vetes ata miq e vëllezër të shumtë demokratë, që po e ndjekin pas të dëshpëruar dhe të lodhur nga qëndrimi kaq i gjatë në opozitë. I kuptoj dhe nuk i gjykoj, por një ditë, shumë shpejt, do ta njohin përfundimisht edhe ata.

Do kuptojnë dhe mësojnë se nëse ka një faktor kryesor që e mban ende në këmbë Ramën, është pikërisht përçarja dhe pengmarrja që Berisha me një tufë ish- ministrash dhe zyrtarësh të korruptuar, po i bëjnë Partisë Demokratike. Gjithsesi, dëgjo këtu Sali Berisha!

Mua do të më kesh përballë, deri ditën që ti do të shporresh dhe të çlirosh nga pengmarrja Partinë Demokratike!

Pas kësaj, pleqëri të mbarë dhe suksese në luftën që ke me SHBA! Kurse për sa u takon shpifjeve për qindra milion euro, tendera imagjinarë, thasë me para të inceneratorëve, që paskam marrë unë nga Edi Rama, ta qaj hallin, sepse Gërdeci të rëndon mbi shpatulla ty, familjarëve të tu dhe një pjesë të atyre që aktualisht të rrethojnë. Ndaj sa për imagjinaten e thasëve me lekë që unë paskam përfituar nga inceneratorët, nuk të vë faj, sepse ti me thasë e ke pasur njësinë matëse tënde!

Prandaj, Sali Berisha, të këshilloj se kur më përmend mua dhe familjarët e mi për afera korruptive në bashkëpunim me Ramën laj gojën, pasi cdo qindarkë e përfituar nga famijarët e mi është me djersën e ballit, madje dhe një pjesë të asaj djerse e kanë shpenzuar për të mbështetur ty dhe ata sojsësët që të rrethojnë ty, pa kërkuar dhe pa marrë asgjë në shkëmbim, sepse kemi besuar verbërisht tek mashtrimet e tua për një qeverisje, ku interesi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve do të prevalonte mbi cdo interes tjetër.

Sali Berisha, të bëj edhe njëherë thirrje që të provosh çdo akuzë që bënë ndaj meje apo familjarëve të mi dhe t’i çosh ato në organet ligjzbatuese para se të të padis unë për shpifje! Nuk mundesh ti dhe askush në këtë botë të shpifë publikisht dhe të hedhë baltë mbi Agron Kapllanaj, vetëm e vetëm se ke ngecur në lakun e atyre gjëmave që ke bërë vetë dhe ti ka numëruar SHBA.

Sa për merakun që ke për takimet që bëj në bazë, nuk të ndihmoj dot; veçse do ti njëqind-fishojmë për të mbyllur sa të mundemi, plagën e ligë të përçarjes që na ke mbjellë ti – Sali komunisti!

Të Lidhura

Prof. Dr. Enver Bytyçi letër Presidentit të Republikës: “Konsullata serbe në Shkodër, një precedent i rrezikshëm kundër interesit kombëtar shqiptar”
Aktualitet

Prof. Dr. Enver Bytyçi letër Presidentit të Republikës: “Konsullata serbe në Shkodër, një precedent i rrezikshëm kundër interesit kombëtar shqiptar”

5 Gusht, 2026
Gazmira Frakulli: Mbrojmë Bashkinë Cërrik, mbrojmë identitetin, shërbimet dhe të ardhmen e qytetarëve
Aktualitet

Gazmira Frakulli: Mbrojmë Bashkinë Cërrik, mbrojmë identitetin, shërbimet dhe të ardhmen e qytetarëve

2 Gusht, 2026
Përballë shkrirjes së Prrenjasit, ngrihet një zë i ri qytetar – Dr. Besjan Karriqi: “Mos ndëshkoni qytetin, ndëshkoni paaftësinë!”
Aktualitet

Përballë shkrirjes së Prrenjasit, ngrihet një zë i ri qytetar – Dr. Besjan Karriqi: “Mos ndëshkoni qytetin, ndëshkoni paaftësinë!”

1 Gusht, 2026
Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

PLL ngre zërin kundër shkrirjes së bashkive, Axhami: Mbrojmë identitetin historik dhe të drejtat e komuniteve lokale

31 Korrik, 2026
Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare

28 Korrik, 2026
Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

PLL dënon dhunën ndaj protestuesve: “Sa më e ashpër dhuna, aq më e madhe frika e pushtetit”

24 Korrik, 2026

TË FUNDIT

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026

Prof. Dr. Enver Bytyçi letër Presidentit të Republikës: “Konsullata serbe në Shkodër, një precedent i rrezikshëm kundër interesit kombëtar shqiptar”
Aktualitet

Prof. Dr. Enver Bytyçi letër Presidentit të Republikës: “Konsullata serbe në Shkodër, një precedent i rrezikshëm kundër interesit kombëtar shqiptar”

5 Gusht, 2026

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com