InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Eurodeputetja gjermane: ‘Ballkani i Hapur’, nismë pa parime dhe kritere, rrezikon procesin e anëtarësimit në BE

27 Qershor, 2022
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Eurodeputetja gjermane: ‘Ballkani i Hapur’, nismë pa parime dhe kritere, rrezikon procesin e anëtarësimit në BE

Euractiv’ bisedoi me eurodeputeten Viola Von Cramon-Taubadel pas samitit të BE-së të 23-24 qershorit në Bruksel, i cili u fokusua kryesisht tek çështja e zgjerimit, dhe ku pika kryesore ishte një takim kryesisht i pakënaqshëm me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe një ‘vendim historik’ për t’i dhënë statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë.

Por Von Cramon-Taubadel, e quajti vendimin ‘shumë të lirë’ dhe jo me ndonjë vlerë të madhe praktike. Ajo thotë se bisedimet me liderët e Ballkanit Perëndimor, ishin ‘një dështim i plotë’, dhe një rezultati i tillë vetëm sa e lumturon presidentin rus Vladimir Putin.

Eurodeputetja Viola Von Cramon-Taubadel nga të Gjelbërit gjermanë, është nënkryetare e delegacionit në Komitetin Parlamentar të Asociimit BE-Ukrainë, anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe anëtare e Delegacionit të Parlamentit Evropian të Stabilizim Asociimit BE-Serbi.

Cili është mendimi juaj mbi atë që arriti ky samit ‘gjeopolitik’?

Më lejoni të shprehem hapur: Vendimi për Moldavinë dhe Ukrainën është shumë i lirë. Në një situatë gjeopolitikisht shumë të tensionuar, BE-së nuk i kushton asgjë t’i japë këtyre vendeve statusin e kandidatit. Por ato mund të mbeten përgjithmonë me këtë status në dhomën e pritjes, siç e kemi parë me Turqinë dhe Ballkanin Perëndimor.

Statusi kandidat është më e pakta që mund të bëjnë liderët e BE-së, pa pasur asnjë detyrim financiar. Sigurisht, është mirë që të kemi një unitetet të BE-së ndaj ukrainasve, ndërkohë që këta të fundit po përballen me këtë luftë të tmerrshme.

Ndërkohë, vendi tjetër aspirant Gjeorgjia, ka një problem. Dikur ajo ishte gjithmonë e para, kur bëhej fjalë për reformat, anti-korrupsionin, modernizimin e shoqërisë. Por tani gjeorgjianët kanë shkuar plotësisht në drejtimin e gabuar.

Dhe në vend se ta mbyllin hendekun, e kanë thelluar atë, duke e bërë të vështirë që Këshilli Evropian t’u japë atyre të njëjtin status si Ukraina dhe Moldavia. Është e drejtë që Tbilisit t’i  thuhet: kryej më parë detyrat e shtëpisë, dhe më pas do të të japim të njëjtin status kandidat siç kemi bërë për dy vendet e tjera.

Ndërkohë, le të hedhim një vështrim në Ballkanin Perëndimor. Çfarë arriti ky samit?

Në lidhje me Ballkanin Perëndimor, ky samit ishte një dështim i plotë. Më duhet ta pranoj se jam shumë e zhgënjyer. Dhe kur Komisioni Evropian e quan veten ‘komision gjeopolitik’, gjykoj se kjo është një shaka e hidhur. Shikoni: I thirrën në Bruksel të gjashtë udhëheqësit e Ballkanit Perëndim, dhe nuk u ofruan asgjë.

As Bosnje Hercegovina nuk e mori statusin e kandidatit. Më keq akoma: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk u lejuan të nisin negociatat e anëtarësimit, dhe as Kosova nuk përfitoi liberalizimin e vizave, një çështje që po zvarritet prej 4 vitesh tashmë. Ky është vërtet një sinjal katastrofik. Nga kjo situatë, unë shoh të lumturohet vetëm një njeri: shefi i Kremlinit, Vladimir Putin.

A janë të mira apo të këqija nisma rajonale sikurse është ‘Ballkani i Hapur’, i udhëhequr nga Beogradi? Kjo është një iniciativë që nuk bazohet në parime, nuk bazohet as në standarde dhe kritere. Dhe nëse ecet përpara me këtë nismë, do të minohet procesi i anëtarësimit në BE i bazuar në merita. Ndaj unë nuk do e mbështes atë.

Nga ky samit mungoi mesazhi i qartë, se Serbia duhet të përafrohet me politikën e jashtme të BE-së, dhe t’u bashkohet sanksioneve të saj kundër Rusisë. Pse? Ndoshta, dhe këtë e kam dëgjuar kohët e fundit edhe nga shoqëria civile në Beograd, ata nuk duan që t’i shkëmbejnë sanksionet me parimet demokratike. Liderët e BE-së kishin shumë frikë se nëse ushtroni shumë presion për sanksionet, atëherë duhet të hiqnin dorë nga parimet demokratike, liria e medias, pluralizmi partiak e kështu me radhë.

Prandaj unë nuk jam shumë e befasuar që mungoi një mesazh i tillë. Argumenti i vërtetë ndaj Serbisë duhet të jetë: nëse ju nuk përputheni me politikën tonë të jashtme, atëherë ne do të pezullojmë fondet. Por unë nuk kam dëgjuar askënd që ta thotë këtë.

Po në lidhje me idenë e Macron për krijimin e një Komuniteti Politik Evropian?

Nëse doni vërtet të krijoni diçka për një Evropë më të gjerë, kjo është pozitive. Por unë kam dëgjuar se ka shumë shqetësim se ky format i ri, mund të jetë si një ‘dhomë pritjeje’ e përhershme për të gjitha vendet që aspirojnë të anëtarësohen në BE. Dhe kjo ngre shqetësime serioze. Më e pakta që mund të them, është se ky koncept ka nevojë për një ri-përcaktim më të qartë. /abcnews

Të Lidhura

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore
Aktualitet

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore

13 Shtator, 2026
Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti
Aktualitet

98-vjetori i Mbretërisë, Axhami: “Monarkia, alternativë serioze politike edhe sot”

1 Shtator, 2026
“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026
“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026
Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit
Aktualitet

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit

24 Gusht, 2026
Eva Vatoci ngre alarmin për Valbonën: “Çmimet e larta dhe shërbimi po dëmtojnë turizmin malor”
Aktualitet

Eva Vatoci ngre alarmin për Valbonën: “Çmimet e larta dhe shërbimi po dëmtojnë turizmin malor”

23 Gusht, 2026

TË FUNDIT

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa
Të ndryshme

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa

14 Shtator, 2026

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore
Aktualitet

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore

13 Shtator, 2026

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”
Artikuj

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”

12 Shtator, 2026

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

10 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com