InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Libra, dije dhe shpresë!

9 Shkurt, 2022
in Artikuj, InfoPress, Të ndryshme
A A
Libra, dije dhe shpresë!

Mirjeta jeton në një fshat të vogël në periferi të Librazhdit. Asaj i pëlqen të mësojë vazhdimisht gjëra të reja. Mundësitë që ofron zona ku banon nuk janë të shumta, por ka një mik me të cilin “shëtit” botën; librin.

17-vjeçarja është në vit të dytë, studion në një shkollë të mesme dhe është pjesë e grupeve IMPACT. Ajo thotë se leximi e ka ndihmuar që ta “kuptojë dhe zbulojë jetën më mirë”, përtej asaj që dinte.

Biblioteka e shkollës është e vetmja mundësi për Mirjetën dhe bashkëmoshatarët e saj, hapësirë të cilën mund ta shfrytëzojnë edhe pas mësimit. Aty ëndërrojnë për të ardhmen, marrin njohuri të reja, por edhe bashkëbisedojnë për tema të ndryshme me interes për shkollën dhe komunitetin. Por, pavarësisht pasionit për leximin dhe dijen, gjetja e librit të preferuar nuk ka qenë gjithmonë e mundur për adoleshenten dhe nxënësit e tjerë të shkollës.

Edhe pse ishte funksionale, numri i librave që biblioteka kishte në dispozicion ishte i kufizuar dhe ambienti nuk ishte i përshtatshëm. Kjo i nxiti nxënësit drejt një ndryshimi të madh për shkollën dhe komunitetin.

Mirjeta dhe shkolla e saj kishin dijeni për mini grantet e World Vision, përmes të cilëve mbështeten idetë dhe nismat e të rinjve, për përmirësimin e jetës sociale të komuniteteve ku jetojnë. Me ndihmën e drejtorisë së shkollës dhe bordit të prindërve,17-vjeçarja dhe nxënësit e tjerë plotësuan aplikimin dhe iu drejtuan për ndihmë zyrës tonë.

World Vision Albania iu përgjigj pozitivisht nismës së të tyre, duke pasuruar bibliotekën me 78 tituj të rinj librash. Ndërhyrjes iu nënshtrua edhe salla e bibliotekës, e cila u pajis me karrige, rafte e tavolina.

Prej korrikut të 2021, biblioteka është ndryshe. Ka më shumë ngjyra dhe jetë. Raftet janë plot dhe karriget asnjëherë bosh. Mirjeta, Martina, Regio, Noeli dhe Blerta janë ulur në tavolinën e parë, djathtas. Qetësia mbizotëron. Zhurma e vetme që dëgjohet është tingulli i ëmbël që lëshon ndërrimi i fletëve të librave që ata mbajnë në dorë.

 “Ky është një investim shumë i rëndësishëm për shkollën tonë. Unë e kaloj kohën e lirë duke lexuar. Dikur nuk kishim kaq shumë libra sa kemi sot dhe nuk mund të gjenim titujt që na nevojiteshin. Tani në bibliotekën tonë mund të gjejmë libra, jo vetëm për lëndët shkollore, por edhe libra që duam t’i lexojmë në kohën e lirë në shtëpi. Tashmë biblioteka është e hapur edhe për anëtarët e tjerë të komunitetit,”– na tregon Mirjeta.

“Leximi i një libri është gjithnjë më i vlefshëm se lundrimi në rrjetet sociale. Thirrja ime për bashkëmoshatarët është që ta shfrytëzojnë kohën në mënyrë efektive,”- thotë 17-vjeçarja.

Mësuesja e letërsisë, Alma Turshinka na tregon se para investimit, numri i nxënësve që frekuentonte bibliotekën ishte i ulët, pasi nuk kishte libra për të gjitha grupmoshat. Sipas saj, tani numri i nxënësve që tregojnë interes për librin dhe që frekuentojne bibliotekën rregullisht është rritur. Me pasionin dhe nismat e tyre, në bashkëpunim me mësuesit e shkollës dhe World Vision, Mirjeta dhe bashkëmoshatarët e saj po ndikojnë edhe në përmirësimin e jetës sociale dhe kulturore të komunitetit. Pasurimi i bibliotekës ka afruar pranë librit edhe dhjetëra prindër.

 “Ne jemi shkollë Qendër Komunitare dhe trinomi mësues-nxënës-prindër ka bërë që shkolla jonë të jetë e hapur edhe për komunitetin. Biblioteka ka sjellë pranë shkollës edhe shumë prindër, të cilët shfrytëzojnë librat që kemi në dispozicion,”- thotë mësuese Alma.

Salle e re e bibliotekës u shërben nxënësve e mësuesve edhe për zhvillimin e takimeve të ndryshme, ku diskutojnë mbi aktivitetet dhe nismat e shkollës.

Bashkëpunimi i World Vision me shkollën e mesme të bashkuar “Dilaver Nezha” ka nisur në vitin 2006. Stafi i mësuesve, bordi i prindërve dhe qeveria e nxënësve kanë qenë pjesë e trajnimeve, tryezave dhe aktiviteteve të ndryshme të organizuara në kuadër të Shkollës Qendër Komunitare. Vetëm gjatë vitit të kaluar, 13 888 fëmijë të 23 shkollave, nga të cilët 163 me aftësi të kufizuara, 330 romë, 50 egjiptianë, 4016 nga familje në nëvojë në 11 bashki të Shqipërisë, përfituan nga mini grantet tona për përmirësimin e infrastrukturës në shkolla, reziliencës në raste emergjencash dhe promovimin e kulturës gjithëpërfshirëse. 

Të Lidhura

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist
Artikuj

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist

23 Gusht, 2026
Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan
Artikuj

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan

23 Gusht, 2026
Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
Artikuj

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

17 Gusht, 2026
Inati i vjehrrës dhe i nuses
Artikuj

Inati i vjehrrës dhe i nuses

16 Gusht, 2026
Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026
“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026

TË FUNDIT

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit
Aktualitet

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit

24 Gusht, 2026

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist
Artikuj

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist

23 Gusht, 2026

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan
Artikuj

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan

23 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com