Nga Bedri BLLOSHMI
Marrë nga libri “Gjykata e Lartë Zbret në Pukë”
Sandër Sokoli u rrah barbarisht me tre shokët e tij të dënuar në mes të kampit. Në sheshin para mencës ai dha shpirt nga torturat
Arrestuar në Qaf Bari më 22 maj 1984. Torturuar në birucat e errëta të Pukës. Dënuar në zyrat e krimit po në rrethin e Pukës të ardhurit nga Tirana dhe e bënë të tyren. Pushkatuar në Qytetin e Shkodrës në fshatin Kuç, në vendin e quajtur antena e radios, natën e 8 qershorit 1984 në orën 00.00.
Sandër Sokoli
Lindi më 1935 në fshatin Dragobi të rrethit të Tropojës nga prindër Zog e Gjyle Sokoli. Sandri ka qënë i martuar dhe ka pasur dy fëmijë. Shkollën e lartë e nisi por nuk mundi ta përfundonte. Ai ka qënë dhe anëtar partie por para se ta arrestonin e përjashtuan. Banonte në Tiranë në rrugën “Bulveradi Stalin”. U arrestua në datën 14.3.1979 dhe u akuza se kishte zhvilluar dhe vënde të ndryshme agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit popullor. Sandri u dënua me 12 vjet heqje lirie nga Gjykata e Rrethit Tiranë vendim i cili mbeti i pandryshuar dhe në Gjykatën e Lartë. Më pas u dërgua në burgun e Spaçit për të vuajtur dënimin. Nga Spaçi e transferuan bashkë me shumë të dënuar të tjerë në burgun e Qafë Barit të rrethit Pukë. Me rastin e shpërthimit të revoltës më 22 maj 1984, Sandër Sokoli u rrah barbarisht me tre shokët e tij të dënuar në mes të kampit. Në sheshin para mencës ai dha shpirt nga torturat. Sipas raportit mjeko-ligjor apo akt ekspertimit Sandër Sokoli ka vdekur më 24 maj 1984 dhe është varrosur në varrezat e kampit jashtë rrethimit, atje ku janë groposur edhe 8 apo 9 të dënuar të vrarë në galerinë e Qafë-Barit.
A K T
Mjeko-ligjor nr. 12
Mbi kqyrjen e kufomës së Sandë Sokolit, sot më dt. 25.5.1984 unë eksperti mjekoligjor dr. Pandush Gliozheni sipas kryetarit të hetuesisë rrethit Pukë Beqir Kokoshi, bërë me vendimin e tij dt. 25.05.1984 ekzaminova Sandrin.
Ekzaminimi bëhet me qëllim për t’ju përgjigjur pyetjeve të mëposhtme:
Çfarë dëmtimesh vihen re në trup?
Me çfarë mjeti janë shkaktuar?
Cili është shkaku i vdekjes?
Rrethanat e çështjes:
Më dt. 24.5.1984 duke udhëtuar me makinë vdiq papritur.
Kqyrja e jashtme e kufomës:
Kufoma e seksit mashkull me gjatësi trupore 180 cm, me moshë rreth 55 vjeç. Njollat kufomore çfaqen në gjithë pjesët e trupit. Shtangësia kufomore e shprehur. Koka e mbuluar me flokë të shkurtër të bardhë, sytë të vendosur në boshtin qëndror, kornetë të turbullta, konjuktivat të zbu , qafa simetrike cilindrike. Në anën e majtë të fytyrës ka një njollë në kafe gjatësore sipërfaqësore. Nutricioni shumë i mprehur, gjoksi simetrik, pa dëmtime.
Kqyrja e brendshtme e kufomës:
Në hapjen e kufomës u konstatua erë e zakonshme e kufomave. Indi dhjamor nën lëkurë shumë i shprehur. Laryngsi, traketë e bronket në mu _________ ngjyrë rozë të zbehtë. Mushkëritë në volum disi të rritur ngjyrë të kuqe mavi e fenomene të stazës. Në prekje del sasi e shtuar gjaku. Aorta në lumen e lirë, me pllaka të shumta arterosklerotike.
Në hapjen e cipës së zemrës (perikardit) u konstatua lëng i ster, serocitrinë. Zemra me ind lidhor shumë të shprehur. Valvulat dy i fletëshe dhe ato të enëve të mëdha pa dëmtime. Koronaret në luman të dështuara kurse koronarja e majtë në luman pothuajse të bllokuara.
Mëlçia e zezë në vendin e saj të zakonshëm, me volum disi të rritur. Shpretka në mgjyrë gri me kapsul të rrudhur pa dëmtime. Pankreasi pranë stomakut fenomene të eritolizës. Stomaku me volum të zakonshëm me sasi të lëngut ushqimi, të zakonshëm, në të. Zorrët e holla, zorrët 12 gishtëshe dhe ato të trasha pa dëmtime. Gjendrat supramenale në formë trekësdëshi pa dëmtime. Veshkat në vendin e tyre të zakonshëm. Indi rreth tyre i pastër pa dëmtime. Kapsulët hiqen me lehtësi. Kolicet, pyeloni uteret pa dëmtime. Fshikza e urinës e zbrazët. Kolona vertebrare nuk u hap për mungesë lezonesh në të.
K O N K L U Z I O N:
Tek kufoma e Sandër Sokolit konstatohet një ekimozë e vjetëre sipërfaqshme.
Nuk konstatohen shenja të ushtrimit të dhunës.
Shkak i vdekjes është insufiçienca akute në një terren mearteriosklerozë të shprehur (ifrakt akut i miokardit).
Eksperti mjeko-ligjor
Pandush Gliozheni
d. v.
Vërtetohet njësia me origjinalin e këtij akti i cili ndodhet në dosjen hetimore nr. 56 të hetuesisë rrethit Pukë.
KRYETARI I HETUESISË RRETHIT
– Beqir Kokoshi Pukë më 4.6.1984
NË ERRËSIRË
Kujtimit të Sokol Sokolit e Tom Ndojës, pushkatuar më 8 qershor ora 00.00 1984, Shkodër
Gërmuan vrasësit tokën e butë
Hëna kullonte gjak mbi bajoneta
Nën rreze hëne gjaksat mbollën kufoma
Nga lart heshtëte, vigjëlon antena
Në mëngjez të nesërmen një kal’
Tërkuzet e s’kullot si përditë në lëndinë
Ndjen plumbat që u shkrehën gjakun që u derdh
Kufomat fshehur në natën që nxin.
Shkojnë vite, kalin prapë era e gjakut
E ndiell, e ndalet te gropa e fshehtë
Cep më cep i bije fushës, por kthehet
Te varret e humbura shkelur pa ditë e pa net.
Antena lart heshtëte, jepte lajme në fitore
Veç kali atë bar se ha e rreh e shkelmon
Antena e di: Sokolin dhe Tomën aty i vranë
Në një natë ku veç hëna krimin vajton.
Kali i ndjen krismat therur në gjak
Kali barit i trembet i bije me shkelm
Dhe një ditë uli kokën u tret e u mpak
Mbi fushën mbjellur me varre e me helm.