InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Lifestyle

Nëntë gjëra që nuk duhet t’ia thuash kurrë vajzës tënde!

29 Tetor, 2021
in Lifestyle, Të ndryshme
A A
Nëntë gjëra që nuk duhet t’ia thuash kurrë vajzës tënde!

Ka disa gjëra që nuk duhet t’i thoni kurrë vajzës tuaj në çdo moshë. Ndonjëherë mund të mos duket kështu, por ajo po ju dëgjon. Ajo po mëson nga ju dhe po ju shikon.

“Pusho së qari”
Gjithkush ka të drejtën e emocioneve të veta. Nëse i thoni vajzës suaj që të mos qajë, po i thoni që po dobësohet duke derdhur lot. Ju gjithashtu i thoni se ndjenjat e saj janë të pavlefshme. Nëse vajza juaj po qan, përpiquni të zbuloni psenë. Flisni me të për problemin, pavarësisht sa i vogël mund të jetë.

“Mos e bëj, do t’i trembësh djemtë”
Eshtë e rëndësishme që kurrë të mos i thoni vajzës tuaj të shmanget nga diçka, vetëm sepse ajo mund të humbasë miratimin e fëmijëve në klasë. Asnjëherë mos i nënkuptoni se mendimi i bashkëmoshatarëve të saj meshkuj ka më shumë rëndësi sesa mendimi i saj për veten. Lëreni të bëjë atë që do, edhe nëse është tipikisht një sport ose aktivitet “mashkullor”.

“Po e bën gabim, më lër ta bëj unë”
Mund të jetë joshëse të zgjasësh dorën dhe të lidhësh këpucët e vajzës kur ajo e zgjat shumë. Por ju duhet ta lini atë të përpiqet dhe të dështojë derisa të ketë sukses. Të bërit gjithçka për të nuk do ta mësojë atë të jetë proaktive dhe e pavarur. Jepini kohë për të mësuar vetë.

“Po shton në peshë?”
Asnjë vajzë, pavarësisht nga mosha e saj, nuk duhet të ndihet e gjykuar nga pesha e vet. Komente si kjo mund të dëmtojnë, veçanërisht në moshë të re. Ato mund t’i mbeten në mendje për vitet që vijnë. Mënyra më e mirë për të siguruar që vajza juaj është e shëndetshme, është ta mësoni atë dhe të inkurajoni një mënyrë jetese të shëndetshme. Të qënit e shëndetshme nuk ka të bëjë me një numër në peshore.

“Nuk është për vajzat”
Asnjëherë mos e dekurajoni vajzën tuaj që të marrë pjesë në një aktivitet që ka qenë historikisht për djemtë dhe mos e dekurajoni atë që të hyjë në një fushë të dominuar nga meshkujt. Nëse ajo dëshiron të studiojë inxhinieri, inkurajojeni. Nëse do të marrë mësime karateje apo boksi, regjistrohuni. Mbështetja e saj do ta ndihmojë të thyejë barrierat më vonë në jetë. Jini krenarë që ajo e di se kush është dhe kush dëshiron të jetë.

“Je shumë dembele!”
Shpesh ekziston një arsye themelore pse fëmijët nuk janë në gjendje të arrijnë atë që kërkohet prej tyre. Sulmi ndaj vetëvlerësimit të vajzës tuaj nuk do të bëjë asgjë të mirë. Të quhesh dembele nuk çon në motivim. Në vend të kësaj, uluni me vajzën tuaj dhe zbuloni se çfarë po ndodh.

“Eshtë qesharake”
Nëse vajza juaj është e shqetësuar ose e mërzitur për diçka, mos i thoni që është qesharake. Kur i refuzoni ndjenjat e saj, po i thoni se mënyra sesi ajo ndihet nuk është e vlefshme. Dëgjoni atë që thotë ajo dhe ndihmojeni të kalojë kohë të vështira.

“Mjaft u bëre kaq nevojtare”
Kjo do të shkaktojë një tendosje në marrëdhënien tuaj. Ajo do të mendojë se nuk mund të vijë më tek ju kur lëndohet ose ka nevojë për ndihmë. Gjithashtu mund të shkatërrojë vetëvlerësimin e saj dhe ta bëjë atë të vendosë në dyshim emocionet e veta. Si prind, puna juaj është të jeni atje për fëmijët tuaj. Nëse vajza juaj po ju kërkon, merrni pak kohë për ta dëgjuar.

“Pse nuk mund të jesh si vëllai / motra jote?”
Asnjëherë mos e krahasoni vajzën tuaj me dikë tjetër. Çdo vajzë duhet të përpiqet të jetë pjesa e saj më e mirë. Ajo duhet të ndihet komode duke qenë origjinale dhe unike. E vetmja mënyrë që ajo të rritet për t’u ndier rehat në lëkurën e saj është të ndjekë qëllimet dhe të marrë vendimet e veta, dhe të zhvillojë personalitetin e saj.

Të Lidhura

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026
“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026
“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës
Lifestyle

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës

25 Korrik, 2026
TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026
Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”
Të ndryshme

Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”

6 Qershor, 2026
FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë
Të ndryshme

FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë

12 Maj, 2026

TË FUNDIT

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”
I përzgjedhur

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”

27 Gusht, 2026

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit
Aktualitet

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit

24 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com