Ish-deputeti karizmatik Eduart Ndocaj, përveç popullaritetit të tij për humorin dhe stilin plot batuta të komunikimit, njihet gjithashtu dhe për lidhjet e tij mjaft të ngushta me familjen, duke qenë kështu një prind dhe bashkëshort model në vlerat që ai përcjell.
Nuk ka rast familjar, qoftë ditëlindje apo dhe gëzime të tjera, që “kaubojsi”, nuk përcjell mesazhe dedikuese, për fëmijët e tij që janë “pika e dobët” apo dhe për bashkëshorten, ndaj së cilës adreson mesazhe dashurie.
Sot ishte radha e Ilenias, vajzës së madhe të ish-deputetit, e cila feston 21-vjetorin e lindjes dhe babai model, Ndocaj, përmes një postimi në facebook, ka shprehur të gjithë ngazëllimin dhe krenarinë e tij atërore, për vajzën e tij, ndaj së cilës nuk gjen fjalë për ta përshkruar për gjithçka të bukur që ajo i dhuron.
Për “kaubojsin”, është një ditë e veçantë, pasi vajza e tij Ilenia mbush plot 21 vjeç dhe, si gjithnjë në orët e para nuk mund të mungonte urimi special i “babait model”, të cilin Ndocaj ka preferuar t’ia adresojë përmes profilit facebook:
Ilenia vajza ime e dashur! Në ditën e lindjes, une dhe mami duam t’ju themi fjalët e urtësisë popullore: shpirti, si një diamant, vlerësohet për pastërtinë e tij. Mos harroni se ndjenjat tuaja, mirësia dhe dëshira për të qenë të lumtur duhet të jenë gjithmonë në vendin e parë, por mos harroni për shpirtësinë tuaj dhe ndershmërinë. Kujdesuni për të shkëlqyer dhe për të qën e pastër, si një lot, një diamant nga një moshë të re dhe deri në pleqëri.