InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Sharje me telegraf mes Ismail bej Vlorës dhe Esat Pashë Toptanit

19 Korrik, 2021
in Artikuj, Histori
A A
Sharje me telegraf mes Ismail bej Vlorës dhe Esat Pashë Toptanit

Nga Enver Robelli

Më 1912 Shqipëria u bë e pavarur, por në vend kishte disa pushtete. Në jug qeveria e Ismail Qemalit, në Shqipërinë e Mesme Esat Pashë Toptani, në Shkodër fuqitë e huaja si administratore, në veri malësorët që qeveriseshin vetë. Rivaliteti mes Ismail Qemalit dhe Esat Pashë Toptanit ishte i madh. Vendi ndodhej para një lufte civile. Kishte zëra që thoshin se Esat Pasha po favorizonte një turk për t’u bërë princ i Shqipërisë, ndonëse zyrtarisht përbetohej se përkrahte ardhjen e Princit Wilhelm zu Wied si sundimtar. Më 9 janar 1914 disa forca që mbështesnin Esat Pashën kryen sulme në periferi të Elbasanit për të këputur lidhjet telegrafike mes Elbasanit dhe Vlorës. Mytesarifi i Elbasanit Aqif Pasha, i cili ishte lojal ndaj qeverisë së Vlorës, i dërgoi një telegram Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit në Vlorë ku paralajmëronte rrezikun nga forcat e Esat Pashës.

Komisioni i Kontrollit ishte njëfarë UNMIK-u që duhej të kujdesej për qeverisjen e Shqipërisë dhe evitimin e kaosit total. Komisioni dhe qeveria e Ismail Qemalit u mblodhën në Zyrën e Telegrafit në Vlorë për të komunikuar me Aqif Pashën, të cilin e porosisnin të mos dorëzohej, ndërsa Esat Pashës i bënin thirrje të ndalej. Kështu nisi një luftë me telegrame mes Ismail Qemalit dhe Esat Pashës. Oficeri holandez Lodewijk Thomson, i cili kishte ardhur në Shqipëri për të ngritur një forcë efikase policore, ka treguar se shkëmbimi i telegrameve mes Ismail Qemalit dhe Esat Pashës ishte një rast i papërsëritshëm për të studiuar fjalorin e sharjeve në gjuhën shqipe. Esat Pasha e quante Ismail Qemalin “të poshtër” dhe “aventurier”, Ismail Qemali ia kthente: “grabitës”, “vrasës” etj. Oficeri Thomson u vra në Durrës gjatë sulmit të fshatarëve të Shqipërisë së Mesme që mbështesnin Haxhi Qamilin. Fan Noli i kushtoi një poezi Lodewijk Thomsonit (Thomsoni dhe kuçedra).

Te Ura, te Ura
Vraponi, o burra.
Me armë, me topa, me kordhë e me shpata.
Se dolli kuçedra e errët nga nata,
Se ngriti bajarakun e lyer me gjak
Dhe sulet prej Shjakut në Durës me vrap.

Kuçedr’ e Turqisë,
Hyen’e urisë,
E rrahur nga Greku, nga Serbi e Bullgari
Do gjak të thëthinjë dhe vjen te Shqiptari,
Si gjarpër zavarniset, i sillet përqark,
Me dinin në gojë, me helm në bark.

Përshkrimi i luftës së telegrafëve nga Thomson përmendet në librin Esat Pashë Toptani. Njeriu, lufta, pushteti të publicistit Ilir Ikonomi.

Të Lidhura

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist
Artikuj

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist

23 Gusht, 2026
Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan
Artikuj

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan

23 Gusht, 2026
Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
Artikuj

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

17 Gusht, 2026
Inati i vjehrrës dhe i nuses
Artikuj

Inati i vjehrrës dhe i nuses

16 Gusht, 2026
Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026
Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë
Artikuj

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë

20 Korrik, 2026

TË FUNDIT

Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti
Aktualitet

98-vjetori i Mbretërisë, Axhami: “Monarkia, alternativë serioze politike edhe sot”

1 Shtator, 2026

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”
I përzgjedhur

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”

27 Gusht, 2026

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com