InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zyrtarizohet anglishtja gjuhë e huaj që në klasë të parë/ Zbardhet urdhri dhe programi për më të vegjlit

12 Korrik, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Zyrtarizohet anglishtja gjuhë e huaj që në klasë të parë/ Zbardhet urdhri dhe programi për më të vegjlit

Nga 13 shtatori të gjithë nxënësit që ulen për herë të parë në bankat e shkollës, krahas “ABC- së”, do të mësojnë edhe alfabetin e gjuhës angleze.

“Gjuha angleze do të nisë të mësohet kudo në të gjitha shkollat e vendit që në klasën e parë. Është koha që të gjithë të mësohen me gjuhën bazë të komunikimit dixhital, qysh sot ne duhet ta pajisim brezin me dijet bazë”.  Kjo është deklarata e Kryeministrit Edi Rama, në prezantimin e platformës qeverisëse të mandatit të tretë dhe nuk ka vonuar në përmbushjen e tij. Ministria e Arsimit ka shpallur urdhrin dhe programin e gjuhës angleze, ndërsa sot do të shpallen shtëpitë botuese që do të bëjnë gati tekstet për më të vegjlit e 9-vjeçares. E gjitha kjo ndodh paralelisht me një situatë  paradoksale me të cilën përballen prej vitesh prindërit e  nxënësve të klasave të treta.

Aty zbatohet një tjetër standard. Nuk bëjnë punë politikat e qeverisë për të nxjerrë një brez anglishtfolësish të mirë, por shorti. Ndonëse Rama shprehet se të gjithë fëmijët duhet ta mësojnë, e madje sa më shpejt, në disa shkolla çdo vit klasat, të cilat që në krye të herës do të zhvillojnë anglisht, italisht, frëngjisht apo gjermanisht, përcaktohen me “letër me vrimë”. Në një botë ku të gjithë rendin pikërisht drejt asaj që thotë Kryeministri, anglishtes, futen në lojë  prindërit, të cilët ose ndërrojnë shkollë, ose klasën e  fëmijës. Kështu, teksa ata që ulen për herë të parë në banka do të kenë një palë detyra  më shumë, nxënësit që përfunduan klasën e dytë dhe futen në të tretën do të përballen sërish me short, pasi  nuk mund të mësojnë gjuhën e huaj që duan e që duhet sot.

URDHRI

Nga marsi, kur u shpreh si pjesë e planit qeverisës, kanë mjaftuar vetëm dy muaj për të materializuar urdhrin  bashkë me programin mësimor të gjuhës së huaj, të publikuar në 1 qershor, tre muaj  përpara nisjes së vitit të ri shkollor. Ndërsa në 12 korrik (sipas urdhrit bashkëngjitur fotos) do të shpallet shtëpia botuese (më shumë se  një). Ndonëse nuk kanë mësuar shqipen, praktikisht nxënësit do të duhet të  punojnë me libra. Sipas Ministrisë së Arsimit, anglishtja  do të vijojë të mësohet si gjuhë e huaj e parë, siç edhe  gjykohet e përshtatshme nga ekspertët dhe vetë prindërit e fëmijëve, por nuk thuhet se çfarë do të bëhet me ata që nuk e kanë fare në kurrikul.

Kjo i lë formimin e tyre rastësisë (përmes ekraneve kompjuterike) apo kurseve shtesë,  një kosto e angazhim ekstra për prindërit e këtyre nxënësve. Ulja e kohës së mësimit të anglishtes ka gëzuar mësuesit e gjuhës angleze, që presin të rekrutohen këtë vit më shumë, por nga ana tjetër, ka futur ankth te mësuesit e gjuhëve të tjera alternative, me frikën se mund të dalin “jashtë loje”. Mësimi i hershëm i gjuhës angleze shihet si i lidhur ngushtë me njohjen dhe përdorimin e teknologjisë. Për t’i mbajtur fëmijët brenda IT-së, do të implementohet edhe një tjetër risi, po këtë vit: që në klasën e parë do të bëhet edhe edukim për teknologji dhe informacion. Por për këtë, nuk ka ende asnjë detaj më shumë.

Të Lidhura

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026
Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë
Aktualitet

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë

30 Qershor, 2026
Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare
Aktualitet

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare

28 Qershor, 2026
EKSKLUZIVE/ Martin Henze: “Shqipëria në udhëkryq – mes korrupsionit strukturor, krizës së institucioneve dhe kërkesës për ndryshim”
Aktualitet

EKSKLUZIVE/ Martin Henze: “Shqipëria në udhëkryq – mes korrupsionit strukturor, krizës së institucioneve dhe kërkesës për ndryshim”

27 Qershor, 2026
Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë
Aktualitet

Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë

25 Qershor, 2026
Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të
Aktualitet

Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të

24 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë
Aktualitet

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë

30 Qershor, 2026

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social
Artikuj

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social

29 Qershor, 2026

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare
Aktualitet

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare

28 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com